Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për bisedimet mes partisë së tij dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, për arritjen e një marrëveshjeje për qeverisjen e vendit.Ai ka thënë se “edhe një apo dy takime kanë mbetur mes grupeve punuese” nga të dy partitë. Sipas tij, “90 për qind e programit është përafruar, dhe çështjet që s’i kemi zgjedhur do të takohen krerët e partive për t’u pajtuar”. Ai ka paralajmëruar se në ditët në vazhdim do të vendoset edhe për postet ministrore, teksa ka theksuar se posti i kryeministrit s’është për diskutim. “Në ditët në vazhdim do të…
Author: almakos
Alsat ka arritur të sigurojë dokumentin (Non-Paper) me propozimet e Francës për reformimin e BE-së. Katër hapat e propozuara nga Franca për reformimin e Bashkimit Evropian janë: Përfrimi gradual Kushte të rrepta Përfitime të prekshme Proces i kthyeshëm Nëntor 2019 Non-Paper Reformimi i procesit të pranimit në Bashkimin Evropian Ne riafirmojmë mbështetjen tonë të pakursyer për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia i përkasin Evropës, për shkak të historisë, kulturës dhe gjeografisë së tyre. Lidhjet më të ngushta me Bashkimin Evropian janë mënyra e vetme që…
Sipas një studimi të kryer nga Instituti BVA për “Orange”, RTl dhe “LaTribune”, për presidentin francez, Emanuel Macron ka një rënie të lehtë në indeksin e vlerësimit në muajin nëntor me 36% të opinioneve në favor të tij (minus një pikë), e ndërsa në anën tjetër për kryeministrin Edouard Philippe, ka një pikë shtesë duke arritur në kuotën 41%. Pothuaj 64% e personave të intervistuar kanë një mendim negativ për kryetarin e shtetit dhe 58% për kryeministrin. Për 61%, Macron vepron “sipas momentit”, ndërsa 38% mendojnë se ”ai e di se ku po shkon”. Të paktën 57% e francezëve besojnë…
Aurona Smalaj nga fshati Romaja e Prizrenit e lindur në nëntor të vitit 2013, që nga dita e parë e lindjes qëndrojë për plotë gjashtë muaj në inkubator, në Kliniken e Neonatologjisë në Prishtinë, kjo pasi që ajo nuk gëzonte shëndet të plotë.Por, me kaq nuk përfundoi qëndrimi i saj në spitale. Brenda pak ditësh ajo mbush 5 vite jetë dhe e ëma e saj thotë se më shumë ditë i ka kaluar në spital duke shpresuar në shërim se sa në shtëpinë e saj. Aurona e vogël ende nuk e thotë as edhe një fjalë të vetme, nuk dëgjon…
Alsat 2019-11-15T20:05:42+01:00 Franca dërgoi të ashtuquajturin “non-pejper” deri te vendet anëtare të BE-së, duke kërkuar “qasje të rinovuar” në procesin e zgjerimit drejtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu, nga Komisioni Evropian kërkohet që deri në janar të vitit 2020 të publikojë metodologji të re në procesin e anëtarësimit, që do të zbatohet gjatë fillimit të negociatave për anëtarësim me vendet kandidate. Radio Evropa e Lirë (REL) kishte qasje në këtë dokument, në të cilin potencohet se transformimet e thella politike, ekonomike dhe sociale janë shumë “të ngadalshme” për anëtarësimin e ardhshëm në Bashkimin Evropian dhe se nuk mjaftojnë përfitimet konkrete…
Netflix njoftoi se do t’u shtojë tekste shpjeguese disa prej hartave të shfaqura në serialin dokumentar “Djalli në derën ngjitur”, pas akuzave të qeverisë polake për pasaktësi historike.Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, u shpreh se seriali i gjigantit të transmetimit televiziv mbi gjykimin e kriminelit nazist të luftës, John Demjanjuk, një ukrainas që më vonë ndërtoi një jetë të re në SHBA, përfshin një hartë, e cila paraqet në mënyrë të rreme disa kampe përqendrimi naziste brenda kufijve të sotëm të Polonisë. “Nuk ka komente apo shpjegime se këto vende kanë qenë zona veprimi të gjermanëve. Harta ka mashtruar shikuesit, duke…
Alsat 2019-11-15T18:55:56+01:00 Prokuroria themelore publike gjatë bastisjes në shtëpinë e deputetes së LSDM-së, Frosina Remenski e dyshuar në hetimin e zgjeruar në rastin “Reketi” ka gjetur dokumente të besueshme. Nga Prokuroria nuk tregojnë se për çfarë dokumentesh bëhet fjalë, por hedhin poshtë pohimet për lidhshmëri me rastin “Montra”. Paraprakisht, portali MKD.mk, publikoi se në shtëpinë e familjes Remenski janë gjetur dokumente të besueshme për rastet “Monstra” , “Lagja e trimave” dhe këmbim shkresash të ish krerëve të Drejtorisë së sigurisë dhe kundërzbulimit në MPB. Prokuroria i hodhi poshtë këto informata. [embedded content] Prokuroria themelore publike “Gjatë bastisjes në shtëpinë e…
Turqia tha se kishte dëbuar afër 50.000 emigrantë nga Stambolli, përfshirë më shumë se 6,000 sirianë, që nga fillimi i një fushate kundër migracionit të paligjshëm.Zyra e guvernatorit të Stambollit tha se 42.888 emigrantë “të paligjshëm” ishin arrestuar dhe dërguar në qendrat e riatdhesimit, me qëllim, largimin e tyre nga Turqia. Në njoftim nuk u bë e ditur kombësia e tyre. Mirëpo raportohet se 6.416 sirianë ishin vendosur në “qendra të përkohshme strehimi”. Fushata e autoriteteve turke kishte për qëllim zvogëlimin e numrit të refugjatëve të paregjistruar në Stamboll, që njihet si qendër ekonomike dhe qyteti më i madh i…
Alsat 2019-11-15T18:16:06+01:00 Presidenti amerikan, Donald Trump, në fillim të dhjetorit, do të vizitojë Londrën për të marrë pjesë në një samit të NATO-s, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Presidenti amerikan pritet të diskutojë për shpenzimet e mbrojtjes nga ana e vendeve aleate, si dhe do të adresojë “rreziqet sigurisë kibernetike dhe terrorizmit”. Samiti i 70-vjetorit të Aleancës do të mbahet më 3 dhe 4 dhjetor në një qendër luksoze golfi afër Londrës. Shtëpia e Bardhë tha se Trump, në samitin e NATO-s, do të vlerësojë përparimin e organizatës, duke vënë në dukje që vendet anëtare duhet të ndajnë barrën financiare më…
Skender Reqica, anëtari i kryesisë në Nismën Socialdemokrate ka reaguar për një komunikatë të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), të cilën e quan kërcënim të drejtpërdrejtê ndaj institucioneve të drejtësisë.“Thuhet se sulmi është mbrojtja më e mirë. Atë po e bënë edhe LVV-ja. Lëvizja Vetëvendose me këtë deklaratë drejtpërdrejtë kërcënon gjyqtarët dhe tregon se ata nuk e dinë çka është shteti dhe drejtësia. Veprimet e saja nuk kanë lidhje me demokracinë, ligjin dhe kushtetutshmërinë”. Pra ky është angazhim konkret në kapjen e shtetit. Pikërisht, Vetëvendosje është partia e fundit në Kosovë që mund të flasë për pastërti elektorale, veçanërisht pas tentimit të…
Alsat 2019-11-15T16:34:08+01:00 Ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar shpreson që BE-ja t’i jep datë Maqedonisë së Veriut. Megjithatë ai thotë se tani është e rëndësishme që Qeveria ashtu si dhe vetë BE-ja të punojë më shumë për nevojat konkrete të qytetarëve. Muajtë e ardhshëm vendet anëtare do të diskutojnë për metodologjinë e zgjerimit të BE-së dhe shpresoj të sjellin vendim pozitiv, por nuk do të jepja ndonjë afat. Besoja shumë në afatin e tetorit, prandaj është koha të mos premtojmë, por të presim se çfarë do të ndodhë. E kuptoj se data është shumë e rëndësishme, motivuese dhe simbolike, por ajo…
Gjykata Themelore në Pejë, ka shpallur aktgjykimin ndaj dy të pandehurve lidhur me rastin e Xh.B dhe E.Z, që janë gjetur fajtorë dhe janë dënuar bashkë me dhjetë vjet burgim.“Me datë 23.07.2018, rreth orës 11.30 min, pas marrëveshjes paraprake mes tyre, me qëllim që vetit t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme pasi që sigurohen se meshkujt kanë dalën nga shtëpia, ndalojnë me veturën që i pandehuri Xh e kishte marrë në huazim, i njëjti del nga automjeti dhe i bie ziles së derës së shtëpisë së të dëmtuarit A.Sh dhe në momentin kur e dëmtuara I e hapë derën, i…

