Author: almakos

Turqia bleu sistemin e mbrojtjes raketore S-400 të Rusisë për ta përdorur atë e jo për ta lënë stok – tha të shtunën, disa ditë pas bisedimeve midis presidentëve Trump dhe Erdogan, Ismail Demir, kreu i drejtorisë së industrisë së mbrojtjes të Turqisë.Erdogan dhe Trump në Uashington se si të kapërcejnë dallimet në rritje midis dy aleatëve të NATO-s, duke filluar nga ndryshimet në politikën ndaj Sirisë e deri te sanksioneve mbi blerjen nga Turqia të S-400, për të cilën Uashingtoni thotë se përbën një kërcënim për avionët e tyre luftarakë F-35. Sanksionet nuk janë vendosur ende për Turqinë, e…

Lexo më Shumë

Ministria e Drejtësisë dyshohet se ka shkelur ligjin. Ndërmjetësuesi Ali Dragusha thotë se në kuvendin e Odës së ndërmjetësuesve ka pasur shkelje ligjore. Sipas tij, aty janë miratuar disa vendime pa pasur kuorum.Ndërmjetësuesi, Ali Dragusha: Stafi i ministrisë së drejtësisë ka shkelur ligjin duke miratuar rregulloren pa kuorum Me dy nëntor është konstituuar Kuvendi i Odës së Ndërmjetësuesve. Por në këtë ngjare të organizuar nga Ministria e Drejtësisë janë ngritur shqetësime për shkelje ligjore. Dyshohet se vetë zyrtarët e ministrit në detyrë, Abelard Tahiri e kanë shkelur ligjin. Sipas ndërmjetësuesit, Ali Dragusha në këtë kuvend janë miratuar vendime pa pasur…

Lexo më Shumë

Në 10 muajt e parë të vitit 2019 pati më pak azilkërkues në Gjermani, sesa në të njëjtën periudhë vitin e kaluar, sipas shifrave të publikuara.Ministria e Brendshme gjermane deklaroi se janë regjistruar 122 225 kërkesa për azil që nga fillimi i vitit deri në fund të tetorit, një rënie prej 11,8% nga viti në vit. Mes azilkërkuesve, 21,9% ishin fëmijë nën moshën një vjeç, të cilët lindën pasi prindërit e tyre mbërritën në Gjermani. Rënia e mbërritjeve të azilkërkuesve i atribuohet pjesërisht më pak njerëzve që largohen nga konflikti në Siri dhe Irak.

Lexo më Shumë

Bora, akulli dhe shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për dhjetëra e mijëra shtëpi në Francën juglindore.Autoritetet i kanë kërkuar njerëzve të qëndrojnë larg rrugëve pasi një shofer humbi jetën si pasojë e një peme që u shkul me rrënjë nga era e fortë. Janë rreth 300 mijë vetë që kanë mbetur pa energji elektrike, në disa qytete. Trafiku hekurudhor është përballur me vështirësi po ashtu. Makinat dhe kamionët kanë mbetur të bllokuar në borë dhe shumë rrugë u mbyllën në rajon.  Deri në 20 cm borë u regjistruan në lartësi të ulëta nga niveli i detit…

Lexo më Shumë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri më tani janë rinumëruar 65 vendvotime, të votave të zgjedhjeve të 6 tetorit.“Gjatë ditës së sotme, deri në orën 16:00, janë rinumëruar 65 vendvotime. Pra, numri i përgjithshëm i vendvotimeve të rinumëruara është 364 vendvotime, apo rreth 26%”, ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Në QNR është duke u zhvilluar procesi i rinumërimit të 1428 vendvotimeve, për të cilat ka vendosur ditë më parë PZAP-i, pas pranimit të shumë ankesave që kishte nga subjektet politike dhe kandidatët.

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-16T16:29:45+01:00 Në vend që të përfundojnë në deponi, sasi të mëdha të vajit të përdorur për gatim nga rajoni i Ohrit çdo vit mblidhen dhe më pas dërgohen në përpunim dhe trajtim të mëtejshëm. Këtë e bëjnë disa kompani të autorizuara. Qëllimi i këtij projekti, të cilin Komuna e Ohrit e para filloi ta zbatojë që në vitin 2009 është vaji i përdorur për gatim nga kapacitetet hotelierike, restorante, por edhe amvisëritë që të mos hidhet me mbeturinat e tjera. [embedded content] Ne kemi punuar edhe me amvisëritë. Kemi ndarë fuçi nga tre litra që ta mbledhin vajin që…

Lexo më Shumë

Drejtori Murtezaj është sulmuar nga pronari i diskotekës “Arturs”, Ardian Qelaj dhe një tjetër person të cilët ndodhën në arrati pasi po kërkohen nga policia e Kosovës.Drejtori Murtezaj ka kërkuar ndihmë mjekësore për shkak se ka pësuar lëndime trupore. Mësohet se Murtezaj ka qenë se bashku me inspektorin e ndërtimit Mentor Beqiri dhe dy persona tjerë në një bar duke pirë kafe, ku fillimisht ka filluar edhe sulmi verbal në mes të Qelajt dhe inspektorit të ndërtimit, për të përfunduar me rrahjen e kryeinspektorit. Leotrim Murtezaj, drejtor i Inspektoratit në Komunën e Pejës ka thënë për lajmi.net se ky akt…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-16T16:07:09+01:00 Katër punëtor të fabrikës “Makstil” janë lënduar mëngjesin e sotëm. Ata janë dërguar në Qendrën Urgjente në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup, si pasojë e lëndimeve trupore që kanë marrë. Thuhet se punëtorët kanë pësuar djegie në trup kur kazani i madh me 100 ton metal të shkrirë ka rënë dhe është derdhur, si pasojë është shkaktuar zjarri. Ndërsa njëri nga të lënduarit mbetet ende në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai po trajtohet në Klinikën për anestezion, reanimacion dhe kujdes intensiv, ndërsa tre të tjerët janë në gjendje stabile dhe janë lëshuar për kurim shtëpiak. Loading…

Lexo më Shumë

Autoritetet gjermane e kanë arrestuar një grua të dyshuar për pjesëmarrje në aktivitete ilegale në grupin e ISIS-it sapo ajo është kthyer në Gjermani nga Turqia. Lajmin e bëri të ditur zyra e Prokurorit Federal.E identifikuar vetëm si Nasim A., 21 vjeçe, ishte njëra nga dy gratë e dëbuara nga Turqia të premten. Ajo akuzohet për pjesëmarrje në aktivitetet e grupit famëkeq terrorist, shkelje të ligjit të armëve dhe kryerje të krimeve të luftës. Besohet se gruaja ma shtetësi gjermane kishte udhëtuar drejt Sirisë në vitin 2014, ndërsa më vonë kishte shkuar në Irak me bashkëshortin e saj, i cili…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-16T14:28:10+01:00 Makstil sapo ka konfirmuar incidentin e mëngjesit të sotëm në linjën e saj të prodhimit të hekurit. Pjesë nga deklarata: Këtë mëngjes në orën 6:50 pasdite në fabrikën e çelikut të Makstil Steel gjatë aktiviteteve të rregullta prodhuese, për shkak të dështimit të disa pajisjeve në njërën prej gropave, çeliku i shkrirë ka dalë jashtë kazanit. Si shkak i daljes së llavës janë plagosur katër punëtor. Tre u lënduan më lehtë dhe pas ndihmës së parë mjekësore janë lëshuar në shtëpi, ndërsa një i katërt është ende nën mbikëqyrjen e mjekëve në klinikë. Loading…

Lexo më Shumë

Një stacion meteorologjik në Mbretërinë e Bashkuar e ka regjistruar vjeshtën më të lagësht në histori të këtij vendi, ndonëse kjo stinë ende nuk ka përfunduar, pasi reshjet e mëdha të shiut shkaktuan vërshime të mëdha në pjesët qendrore dhe veriore të Anglisë.Edhe pse kanë mbetur edhe dy javë deri në fundin e sezonit meteorologjik, në një stacion të motit në Sheffield u regjistruan 427 milimetra reshje të shiut nga 1 shtatori, duke e thyer kështu rekordin e mëparshëm të vitit 2000, kur për tre muaj kishte pasur 425 milimetra shi. Shifra rekorde e të reshurave u regjistrua në kohën…

Lexo më Shumë

Shoqëria civile tani e sheh si problematik rikthimin e Gjykatës Speciale për vlerësim në Kuvendin e Kosovës, pasi sipas tyre legjislativi nuk ka më kompetenca të merret me këtë gjykatë.Por, në rast se Gjykata Speciale rikthehet, ata thonë se legjislatura e ardhshme duhet ta pranojë, pasi nëse tentohet të kundërshtohet, kjo do të jetë një “vetëvrasje” për shtetin e Kosovës, respektivisht për raportet e me SHBA-në, BE-në dhe shtetet mike. Drejtori Ekzekutiv i Organizatës “Çohu”, Artan Demhasaj, i tha Ekonomia Online se shumë shpejt pritet të ngriten aktakuzat ndaj të dyshuarave. Prandaj siç tha ai në një situatë të tillë…

Lexo më Shumë