Sonte në takimin mes Shqipërisë dhe Francës është parë një baner me parullën “Hands off from Kosovo”, që në gjuhën shqipe do të thotë “Hiqni duart nga Kosova”.Tifogrupi që zbuloi këtë parullë quhen Illyrian Elite, dhe këtë vendosin ta bëjnë në ndeshjen inauguruese të stadiumit Arena Kombëtare. ‘Hand off from Kosovo’, e grupit Illyrian Elite i dedikohet Presidentit Thaçi, kryeministrit Rama dhe presidentit francez Macron. Lidhur me deklaratat për shkëmbim territoresh. Lajmi i konfirmuar për Dukagjinin nga tifo-grupi.
Author: almakos
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, ka futbollistin e saj të preferuar pas ndeshjes mes Kosovës dhe Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri” për kualifikimet në Euro 2020.Çitaku, e cila sot gjendej në stadium për ta shikuar ndeshjen në të cilën Kosova u mposht 0 me 4 nga anglezët, e ka vlerësuar më së shumti paraqitjen e mbrojtësit të majtë të kombëtares, Benjamin Kololli, transmeton Gazeta Express. Ajo, përmes faqes zyrtare të rrjetit social “Twitter” shfaqi gëzimin dhe pëlqimin për lojën e treguar nga Benjamin Kololli, teksa fotos së postuar të futbollistit të Zurichut, ia bashkëngjiti edhe përshkrimin: “Ai luajti…
Ndonëse disa muaj më parë, shteti i Kosovës kishte kthyer mbi 110 persona nga zonat e konfliktit në Siri, një numër i madh i kosovarëve ende gjenden atje. Rreth 100 persona nga Kosova, aktualisht gjenden në zonën e konfliktit në Siri dhe Irak. Prej tyre mbi 40 persona qëndrojnë si luftëtarë te ISIS-it dhe AL-NUSRA. Kështu kanë bërë të ditur, zyrtarë nga Policia e Kosovës. “Bazuar në të dhënat që posedon Drejtoria Kundër Terrorizmit, aktualisht në zonën e konfliktit në Siri dhe Irak gjinden rreth 100 persona nga Kosova, ose të lindur në zonën e konfliktit së paku nga njëri prind kosovar, ndërsa prej tyre mbi…
Një person është rrëzuar nga një lartësi në Pallatin e Rinisë, derisa po shikonte ndeshjen Kosovë-Angli, jashtë stadiumit “Fadil Vokrri”.Një person ka rënë në tokë, derisa po e shikonte ndeshjen Kosovë-Angli nga hapësirat e objektit të Pallatit të Rinisë. Në një foto të siguruar nga Ekonomia Online, shihet se në vendin e ngjarjes kanë arritur policia dhe emergjenca. Deri tani nuk dihen detaje të reja rreth këtij rasti.
Sheshi i Shën Markut në Venecia është përmbytur përsëri dhe mbyllur për publikun sot, pasi qyteti u godit nga një valë prej 150 centimetrash e lartë, niveli i tretë më i lartë i regjistruar ndonjëherë. Me katër valë mbi 140 centimetra të larta që nga e hëna e kaluar, kjo javë ka qenë më e keqja që nga fillimi i matjes së valëve në vitin 1872, në Venecia. Kryebashkiaku Luigi Bruniaro vlerëson se dëmi i përmbytjes në qytet që nga e marta është rreth një miliard euro. Qendra e parashikimit të valëve të qytetit ka paralajmëruar se vala sot mund…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në fund të kësaj jave ka përfunduar rinumërimin e 36% të vendvotimeve nga më shumë se 1 mijë e 400 vendvotimeve sa janë paraparë të rinumërohen.Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar për procesin e rinumërimit deri në ditën e diel. “Deri të dielën në orën 16:00 janë rinumëruar 499 vendvotime apo rreth 36%”, ka thënë ai. KQZ-ja është duke zbatuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërimin e më shumë se 1 mijë e 400 vendvotimeve.
Tifozët anglezë, bashkë me ata kosovarë – janë duke krijuar atmosferë fantastike në Prishtinë.Pak para ndeshjes në ‘Fadil Vokrri’ mes Kosovës dhe Anglisë, tifozët janë duke kënduar nëpër rrugët e Prishtinës. Gazeta Express ka siguruar një video ku tifozët anglezë, me plis të bardhë në kokë dhe flamur të Kosovës – këndojnë nëpër rrugët e kryeqytetit të Kosovës. “Serbinë e rrahin kudo që shkon”, ishin fjalët e tifozëve të Anglisë, ashtu si mbrëmë nëpër kafene të Prishtinës. [embedded content] Kosova dhe Anglia do t’i përmbyllin eliminatoret për ‘Euro 2020’ me ndeshjen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ku është premtuar një atmosferë…
Alsat 2019-11-17T16:27:42+01:00 Buxheti përpiluar për vitin 2020 është populist me të vetmin qëllim, blerjen e votave nga qytetarët. Ky nuk është buxhet për zhvillimin e ekonomisë. Kështu ish ministri i financave, Trajko Slavevski nga radhët e VMRO-DMNE-së e komenton buxhetin për vitin e ardhshëm. Sipas tij, pushteti nuk planifikon të investojë në ndërtimin e rrugëve, shkollave dhe objekteve tjera infrastrukturore. [embedded content] Loading…
Ligji për Paga në Sektorin Publik do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor 2019. Ministria e Financave ka bërë të ditur se mjetet financiare janë në buxhet dhe se janë të mjaftueshme për mbulimin e kostos financiare.Por, këtij ligji nuk po i gëzohen të gjithë. Kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civil të Republikës së Kosovës, Mursel Zymberi, tha për Radio Kosovën se ky Ligj bën dallime mes sektorëve, e që sipas tij, qeveria e ardhshme duhet ta ndryshojë. “Unë besoj që këtu do të ketë një konfuzion shumë të madh, situatë të paqartë dhe nëse qeveria dhe kuvendi i…
Alsat 2019-11-17T16:12:29+01:00 Caktimi i një vizite te mjekët specialistë po bëhet gjithnjë e më i vështirë. Kjo për shkak të mungesës së kuadrit. Të dhënat e Institutit të Shëndetit publik tregojnë se deficifi i lartë i mjekëve specialistë vërehet në të gjitha spitalet e vendit. Aktualisht janë 2 mijë e 216 specialistë mbi moshën 55 vjeçe. Ky Institut sqaron se në prag të pensionimit nga mosha 62-67 vjeçe specialiste femra janë 551, kurse nga mosha 64-67 vjeç specialistë meshkuj janë 171 të punësuar në të gjithë vendin. [embedded content] Në numrin e ulët alarmant edhe në Spitalin e Kumanovës janë…
Vrapuesit që do të marrin pjesë në vrapimin më të gjatë në veri të Uellsit do të skualifikohen nga gara, nëse hedhin mbeturina gjatë garës.Organizatorët e gjysmë-maratonës “Conwy” thanë se këto masa i kanë marrë për shkak se përdorimi i plastikës po bëhet problem gjithnjë më i madh. Kjo gjysmë-maratonë sivjet po organizohet për herë të njëmbëdhjetë dhe në të do të marrin pjesë tre mijë vrapues. Gara fillli sot në orën dhjetë sipas kohës lokale dhe autoritetet i kanë mbyllur disa rrugë për këtë arsye. Vendime të ngjashme kundër ndotjes së mjedisit janë marrë më parë edhe nga organizatorët…
Alsat 2019-11-17T14:40:36+01:00 Pak informacione shpërndahen në publik për rrjedhën e negociatave mes partive politike dhe institucioneve kompetente për ndryshim të Kodit Zgjedhor. Deri tani, nuk dihet se cilat dispozita të ligjit janë objekt negociimi dhe janë në prag të ndryshimit. Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, ka pranuar se brenda këtyre ditëve pranojnë sugjerime nga partitë rreth draft-propozimeve. [embedded content] Pjesëmarrësve në atë takim, jo vetëm të partive politike por edhe të institucioneve, u janë dhënë propozime të caktuara për ndryshim të Kodit Zgjedhor. Gjatë javës së kaluar dhe gjatë kësaj jave marrim “feedback” prej tyre. Grupi i punës do të…

