Alsat 2019-11-15T08:13:05+01:00
Ambasada amerikane në Gjermani ka lëshuar komunikatë në lidhje me iniciativën e liderëve të Ballkanit Perëndimorë, të ashtuquajturën “Mini-Shengen”. Në komunikatë thuhet se SHBA mbështet iniciativën ndërsa theksohet se në këtë iniciativë duhet të përfshihen i gjithë rajoni përfshi këtu edhe Kosovën.
“Përkrahim iniciativën ‘Mini-Shengen’ të Ballkanit Perëndimor, si një mënyrë për të filluar sa më parë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave. Që kjo iniciativë të ketë sukses, ne besojmë se duhet të përfshijë të gjithë rajonin, përfshirë Qeverinë e Kosovës. Administrata Trump është e përqendruar për të ndihmuar të gjithë rajonin në krijimin e mundësive ekonomike dhe mundësive për punë për të rinjtë”- thuhet në komunikatën e Ambasadës së SHBA-ve në Gjermani./Alsat
Loading…




