Mungesa e hapësirave për të ndërtuar varreza përbën problem shumë të madh në Izrael, prandaj ata kanë bërë një tunel 1.6 kilometra, 16 metra nën dhe, për t’i vendosur trupat‘Minharot Olam’ ndoshta është një prej varrezave më të çuditshme në botë, pikërisht sepse është e ndërtuar nën tokë. Ideuesit kanë parashikuar një tunel të gjatë rreth 1.6 km që do të përshkohet nën tokë deri në 16 metra thellësi. Aty janë ndërtuar disa hapësira ku do të vendosen trupat e të vdekur. Shumë persona e konsiderojnë atë si një koshere bletësh ku janë të ndërtuara me mijëra hoje. Ndërtimi i…
Author: almakos
Senatorja e opozitës në Bolivi, Jeanine Anez, e ka shpallur veten presidente të përkohshme, pas dorëheqjes së Evo Morales.Ligjvënësit nga partia e Morales bojkotuan seancën, por Anez tha se ajo ishte në përputhje me kushtetutën dhe u zotua të mbajë zgjedhje së shpejti. “Para mungesës përfundimtare të presidentit dhe nënkryetarit, si president i Dhomës së Senatorëve, menjëherë marr presidencën ashtu siç është me rendin kushtetues”, tha Áñez duke u duartrokitur nga ligjvënësit e opozitës. Ish presidenti është larguar në Meksikë, duke kërkuar azil atje pasi pretendon se jeta e tij ishte në rrezik. Në një reagim në Twitter ai e…
Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se nuk e sheh të mundur projektin për Bashkim Kombëtar, gjë të cilën partneri i tyre potencial në Qeveri, Lëvizja Vetëvendosje, e sheh si diçka shumë esenciale.Osmani ka deklaruar sot në “Opinion” se Bashkimi Kombëtar nuk është në interes as të Kosovës, e as të Shqipërisë ‘’Nuk e shoh të munduar një projekt të tillë. Nuk është në interes të të dyja vendeve përderisa të dyja vendet janë duke bërë hapa drejt BE’së. Ne synojmë të arrijmë pajtim për programin me VV’në”, ka deklaruar ajo.
Ushtria gjermane refuzoi livrimin e dy avionëve A400M për shkak të problemeve të sigurisë, veçanërisht në sistemin e helikave, njoftoi ajo sot, ndërkohë që ky avion i transportit ushtarak të Airbus është përballur me kosto të larta dhe vonesa.“Bundeswehr vendosi për të mos pranuar dy A400M që do të livroheshin”, theksoi ajo në një komunikatë. “Siguria e ushtarëve tanë në përdorimin e përditshëm të A400M është prioritet absolut”, shtroi ushtria. Probleme teknike janë zbuluar në këtë aparat ushtarak të zhvilluar në bashkëpunim nga Belgjika, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Luksemburgu, Spanja dhe Turqia. “Testet rutinë kanë zbuluar në disa prej…
Formimi i institucioneve mundet të vonojë deri në vitin e ardhshëm, Kurti thotë se po i përafrojnë qëndrimet me LDK’në.Albin Kurti, doli si njeriu më i votuar në Kosovë nga zgjedhjet e 6 tetorit. E ai është edhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për tu bërë kryeministri i ardhshëm i Kosovës. Ndërkohë, Vetëvendosje e LDK tash e sa kohë kanë nisur bisedimet për formimin e qeverisë së re. Bile këtë të mërkurë, Albin Kurit, tha se tashmë në masë të madhe kanë arritur të harmonizojnë programin qeverisës. Por, duket se Albin Kurti nuk do të merr edhe aq shpejtë pozitën e…
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përsëri ka thënë se do të bllokojë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në UNESCO dhe organizata tjera ndërkombëtare. Vuçiq, duke mbajtur një fjalim në konferencën e 40’të të UNESCO’s në Paris, nuk e la pa e përmendur Kosovën duke thënë se ajo nuk mund të bëhet anëtare e asaj organizate ndërkombëtare. “Ne kemi marrëdhënie të mira me UNESCO’në dhe nuk ka frikë askush se mund të prishet rendi që në UNESCO të anëtarësohen vetëm vendet e njohura ndërkombëtarisht”, tha Vuçiq në një mbledhje ku nuk bëhej fjalë fare për anëtarësimin e shteteve të reja. Vlen…
Një grua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka denoncuar një rast skandaloz në një dyqan Apple.Gloria Fuentes dërgoi telefonin e saj për riparim, por pasi punonjësi i dyqanit e mori atë në dorëzim ra në gjurmët e fotove erotike të gruas. Ai i kaloi fotot në telefonin e tij dhe kjo e acaroi gruan e cila e ndau historinë në internet, duket bërë thirrje për kujdes. Gruaja shkruan se fotot ishin për burrin e saj, por ranë në duart e teknikut.
Alsat 2019-11-13T17:50:40+01:00 Gjermania mbetet në qëndrimin se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria meritojnë datën për fillim të negociatave anëtarësuese me BE-në, pavarësisht ndryshimeve të inicuara nga Franca e që pritet të ndodhin në metodologjinë e anëtarësimit. Ministri i jashtëm gjerman, Haiko Mas inkurajoi vendin të vazhdojë me reformat në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe kthimin e shtetit të së drejtës, duke siguruar se për këtë ka mbështetjen dhe ndihmën e plotë të Berlinit. Ndërkaq Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov duke argumentuar se BE-ja nuk guxon të neglizhojë vendin pas kompromiseve të bëra, rithekson se pavarësisht fqinjësisë së mirë që ka…
Parlamenti i Zelandës së Re ka votuar për legalizimin e vdekjes me ndihmën e mjekëve, duke hapur rrugën për referendum kombëtar për këtë çështje vitin e ardhshëm.Ky ligj do të lejonte që njerëzit e sëmurë përfundimisht me më pak se gjashtë vjet jetesë, të kenë mundësi të zgjedhin nëse duan të vdesin me ndihmën e dy mjekëve. Projektligji është miratuar me 69 vota për dhe 51 kundër, duke i dhënë fund debatit të nxehtë parlamentar për këtë çështje. Kryeministrja, Jacinda Ardern ka mbështetur thirrjet për reforma. Një sondazh së fundmi ka treguar se 72 për qind e banorëve të Zelandës…
Ka ditë që nuk dihet asgjë për fatin e qytetares, Remzije Mustafa.Ka ditë që familjarët, Policia e Kosovës, por edhe vullnetarë e qytetarë të shumtë janë aktivizuar për gjetjen e saj. Edhe ish-ushtari I UÇK-së dhe trajneri në përdorimin e armëve, Ridvan Tahiri, ka nisur një aksion për gjetjen e Remzijes, përcjellë Indeksonline. Tahiri, sot përmes një postimi të bërë në Facebook ka dhënë shpresë për fatin e të zhdukurës, derisa ka thënë se ka edhe shpërblim për të gjithë ata që u dërgojnë informacione të sakta. Ky është postimi i tij i plotë: APEL PER NDIHMË Te dashur qytetar…
Alsat 2019-11-13T16:07:01+01:00 Komisioni për punë dhe politikë sociale, shqyrton propozim ligjin për subvencionimin e pagave të propozuar nga pushteti. Zëvendësministri për punë dhe politikë Sociale Gjonul Bajraktar, tha se ligji ka për qëllim nxitjen e rritjes së pagave me së paku 100 euro. Deputetët e VMRO-DPMNE-së edhe pse thonë që do ta mbështesin propozim ligjin, shtojnë se ai ka një sërë lëshimesh, sidomos në pjesën e afateve për zbatimin. Deputeti Dragan Cuklev akuzoi pushtetin se propozim ligjin e sjell në këtë periudhë për të blerë votuesit. Pas miratimit propozim ligji duhet të hyjnë menjëherë në fuqi. Punëdhënësit të cilët do…
Sipas aktvendimit të Gjykatës së Strasburgut, shteti i Serbisë duhet t’ua kthejë qytetarëve të Kosovës rreth 300 milionë euro.Mirëpo, për këtë çështje shteti i Serbisë dhe Banka Qendrore serbe po refuzojnë që të bashkëpunojnë. Të paktën kështu thonë në Bankën Qendrore të Kosovës. Zëdhënësi i BQK-së, Kushtrim Ahmeti në një përgjigje me shkrim për lajmi.net thotë se Guvernatori Mehmeti ka adresuar një shkresë zyrtare tek Guvernatorja e Bankës së Serbisë, me ç’rast janë kërkuar informata të hollësishme rreth kësaj çështjeje, mirëpo siç kanë thënë ata, ende nuk kanë pranuar ndonjë përgjigje. “Ju njoftoj se pas kërkesës nga Avokati i Popullit,…

