Alsat 2019-11-13T08:15:33+01:00 Në kuadër të Programit për mbështetjen e parlamenteve nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, në organizim të Parlamentit Evropian sot dhe nesër në Bruksel do të mbahet seminar për mediat sociale në të cilin marrin pjesë deputete nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të Veriut. Në përbërjen e delegacionit të Kuvendit janë deputetet Shpresa Hadri, Vlladinka Aviroviq, Sllavica Shumanska-Miteva dhe Sllagjana Mitovska. Pjesëmarrëset në seminar do të realizojnë takime bilaterale me kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të ndryshme, kryetarët e delegacioneve të Parlamentit Evropian, deputetë nga Serbia dhe nga Mali i Zi, eurodeputet, përfaqësues të Komisionit Evropian…
Author: almakos
Padyshim që princeshë Diana ka qenë dhe është një prej figurave më të dashura për të gjithë njerëzit kudo në botë.Historia e saj është treguar nga shumë njerëz, e veprat bamirëse që ka bërë ende komentohen në ditët e sotme. Në martesën e saj, marrëdhënia me princ Charles nuk ka qenë gjithmonë e mirë e në një prej këtyre ditëve, ajo ka vendosur të thotë disa të vërteta. Ajo ka treguar se në marrëdhënien e tyre kanë qenë gjithmonë tre, ajo, Charles-i dhe Camila. Më vonë zbuloi se e kishte tradhëtuar bashkëshortin e saj me James Hewiit. Menjëherë pas kësaj…
Alsat 2019-11-12T23:19:13+01:00 Bujare Abazi nga ASH-ja e ftuar në emisionin “Programi 200” në Alsat, gjatë debatit për figurat e reja në politikë, tha sa të rinjtë duan dhe mund të kontribuojnë në politikë, por të rinjtë po ikin nga vendi sepse diskriminohen dyfish, si nga partia maqedonase në pushtet si nga BDI-ja. “Numri i të rinjve që ikin nga vendi, nuk ikin vetëm nga varfëria, por edhe nga pasiguria dhe nga mungesa e shpresës. Nëse nuk jeni BDI, nuk mund të merrni një vend pune, tha Bujare Abazi i Aleancës për Shqiptarët. Loading…
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se asnjëherë nuk është diskutuar për postin e presidentit me Lëvizjen Vetëvendosje.“Me Vetëvendosjen nuk është diskutu asnjëherë për postin e presidentit, nuk kemi ardhur ende deri në atë pikë”, ka thënë Hoti. Hoti ka treguar deri ku kanë arritur me bisedime LDK dhe VV. “Ne deri tash kemi diskutuar lidhur me marrëveshjen në kuptim programor. Jemi dakordu, kemi vendim ku e konsiderojmë koalicionin me Vetëvendosjen”, ka treguar Hoti.
Qytetarë serbë të cilët në të kaluarën kanë pasur të drejtë vote në Kosovë por kanë ndërruar jetë vite më parë, figurojnë si votues në zgjedhjet e 6 tetorit në listën e votuesve jashtë Kosovës, konkretisht Serbi.Në votat e ardhura me postë nga Serbia, të cilat u shpallën të pavlefshme në një vendim të PZAP-së të hënën, figurojnë edhe votues që nuk jetojnë më. Zorka Nikshiq, një grua nga Serbia e cila në të kaluarën ka pasur të drejtë vote në Kosovë, por që ka ndërruar jetë më 2018, ka figuruar si votuese në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit. Sipas…
Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj, nga Drejtoria e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, pas një pune intensive hetimore rreth dy vjeçare, sot me datë 12 nëntor 2019 ka bërë kontrollimin e dy objekteve të banimit si dhe të një lokali afarist, sipas urdhëresës së lëshuar nga gjykata kompetente. Emri i të cilit është Nazmi Bega.Bega nuk është emër i panjohur për policinë. Ai ishte arrestuar e dënuar vite më parë për veprën vrasje në tentativë. Sipas aktakuzës, në vitin 2015 Nazmi Bega, ishte përleshur me Edison Bytyçin për një borxh…
I dyshuari për gjuajtje me armë në një klub të natës në Prishtinë, Astrit Mehmeti i njohur edhe si Llepota, është emër i njohur edhe për organet e sigurisë në Spanjë.Siç raportonte gazeta e njohur spanjolle “El Pais” më 2006, Astrit Mehmeti ishte arrestuar në qytezën Castelldefels të krahinës së Katalonjës në Spanjë nën dyshimin për pjesëmarrja në organizatë kriminale dhe vjedhje. Sipas “El Pais”, Mehmeti ishte në mesin e 12 personave të arrestuar në këtë vend. Policia spanjolle kishte thënë për aksionin se kishte shkatërruar një ndër organizatat më të mëdha mafioze shqiptare që vepronte në Katalonjë. Grupi kriminal…
Danimarka do të rivendosë përkohësisht kontrollet në kufijtë e saj me Suedinë pas një sërë krimesh të dhunshme në Kopenhagë për të cilat autoritetet daneze theksojnë se janë kryer nga autorë me origjinë suedeze.Kontrollet gjashtëmujore, duke filluar nga e marta, do të bëhen në urën Oresund mes Kopenhagës dhe qytetit suedez të Malmos dhe gjithashtu në portet e trageteve. Që nga shkurti, në Kopenhagë ka pasur 13 shpërthime. Autoritetet besojnë se një shpërthim i 6 gushtit në Agjencinë e Taksave të Danimarkës “u krye nga kriminelët që kishin kaluar kufirin nga Suedia. Dy shtetas suedez janë në paraburgim”. Ministri i…
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq iu është përgjigjur një takimi urgjent me iniciativën e presidentit francez Emanuel Macron, në të cilin gjithashtu ishte i pranishëm presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Pas takimit, Vuçiq deklaroi se Macron dhe Evropa duan të kenë rol më të rëndësishëm për çështjen e Kosovës, por që nuk erdhi deri te ‘takimi i thelluar’. “Presidenti francez e tha këtë në radhë të parë, duke iu referuar vetes dhe kancelares gjermane, si dhe institucioneve evropiane,” tha ai. I pyetur nëse Macron kishte këmbëngulur për të hequr taksën, Vuçiq kujtoi se kreu i shtetit francez kishte folur për…
Zëvendëskryeministri i Kosovës në detyrë, Enver Hoxhaj, ka thënë se është vështirë e besueshme se rusi Alexei Kondratiew po konsiderohet të zgjidhet raportues për dialogun Kosovë-Serbi në Këshillin Evropian.Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një statusi në Twitter, është shprehur se për shumë vite Rusia e ka keqpërdorur Këshillin e Evropës si platformë kundër Kosovës. Ky është shkrimi i plotë i Hoxhajt në Twitter: “Vështirë të besohet që ish spiuni i ushtrisë ruse Kondratiew po konsiderohet të bëhet raportues për dialogun Kosovë-Serbi në Këshillin Evropian. Për shumë vite, Rusia e ka keqpërdorur Këshillin e Evropës si platformë kundër Kosovës. Kjo…
Autoritetet gjermane kanë arrestuar tre persona të dyshuar si mbështetës të grupit ekstremist Shteti Islamik (IS).Ata, dyshohet se kanë përgatitur sulme me bomba kundër jo-myslimanëve. Prokurorët në Frankfurt thanë se policia ka bastisur tri apartamente në qytetin Ofenbah, dhe ka arrestuar tre të dyshuarit. I dyshuari kryesor, një 24 vjeçar, shtetas gjerman me origjinë maqedonase, ka siguruar materiale që nevojiten për të përgatitur eksploziv, dhe ka bërë kërkime në internet për armë të zjarrit. Dy të dyshuarit tjerë, 22 dhe 21 vjeç, janë shtetas turq. “Operacioni është kryer në kohën e duhur për të parandaluar rrezikun”, tha prokurorja e Frankfurtit,…
Alsat 2019-11-12T16:17:19+01:00 Komuna e Strugës ka shpallur konkurs për punësimin e tridhjetë personave që duhet të jenë pjesë e administratës lokale. Kërkohen bashkëpunëtorë të rinj në disa pozita, për avancimin e zejes dhe turizmit, avancimin dhe zhvillimin e hotelierisë, për bashkëpunim me të rinj, për shembull për transport të udhëtarëve, referentë të lartë, udhëheqës sektori, bashkëpunëtorë dhe bashkëpunëtorë të lartë. Paga më e ulët neto që pritet ta marrin nëpunësit e ri është 15.843 denarë kurse më e larta 30.076 denarë. Kjo ndodh në momentin kur komuna ballafaqohet me llogari të bllokuar prej vitit 2010 dhe me borxh prej 5,5…

