Alsat 2019-11-14T21:04:43+01:00
Intervistë me Gjergj Dedaj- ambasador i Kosovës në Shkup:
“Sa i përket iniciativës së re për themelimin e Mini-Shengenit, Kosova ka rezervat e saj dhe heziton me të drejtë për shumë arsye. Ndër kryesoret janë që, në takimin themelues, në takimin e parë pra që është mbajtur ne Novi Sad, Kosova farë s’ka qenë e ftuar. Pastaj është edhe argumenti tjetër se këtu po bëhet fjalë për një organizim të shteteve të cilat hezitojnë dhe injorojnë faktin e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës, pra nuk e kanë njohur fare Republikën e Kosovës, siç është Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina. Pastaj kjo në njëfarë mënyre është edhe një tampon, një pauzë, një përgjigje e Bashkimit Evropian që po heziton të japë dritën e gjelbër për anëtarësim të vendeve të Ballkanit Perëndimorë, i ka rezervat e veta. Në këtë relacion mendoj se çfarëdo krijese e minishengenit, e disa vendeve të Ballkanit perëndimorë, sepse nuk bëhet fjalë për përfshirjen e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, që unë më mirë do e kisha quajtur Evropa Juglindore, është e papranueshme për ne, sepse agjenda e Kosovës është e qartë, e kemi thënë shumë herë, është perspektiva evropiane. Marrëdhëniet specifikë më Shtete e Bashkuara të Amerikës, si partner kryesorë I Republikës së Kosovës, por edhe anëtarësimi I Kosovës në të gjitha strukturat euroatlantike, siç është Bashkimi Evropian dhe NATO. Matematikat dhe fizkulturattjera politike që bëhen për nevoja të konsumit të brendshëm, ne kemi rezervat tona, sepse thash më shumë kjo i përshtatet dhe shkon të favor të Serbisë, si iniciatorë e kësaj ideje. Është për të dyshuar që është qëllimmirë. Sepse e thash, Serbia ende në të gjitha aktivitet e saj ndërkombëtare angazhohet për çnjohje të Kosovës, për destabilizimin e Kosovës, për ta bërë Kosovën një shtet jo faktor dhe në këto marrëdhënie ne nuk jemi të interesuar për të pasur lidhje të tilla, të cilat i japin hapësirë më shumë Serbisë, Rusisë, Kinës dhe vendeve të treta, me të cilat ne kemi rezervat tona. Mirëpo në rastin kur Serbia dhe Bosnja e njohin pavarësinë e Kosovës dhe krijohet një klimë dhe një ambient tjetër politik, atëherë mund të diskutohet. Sa i përket idesë se qeveria e re e cila është në themelim e sipër, pas zgjedhjeve të 6 tetorit, kujtoj se është çështje e institucioneve të Kosovës. Është çështje e institucioneve të reja, e Kuvendit të Kosovës, e Qeverisë së ardhshme të Kosovës dhe ne si ambasade e Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, do t’i përcjellim mesazhet e tyre dhe qëndrimet e tyre politike, siç e përcjellim qëndrimin shumë të qartë të presidentit të Republikës së Kosovës, zotëri Thaçit, i cili e ka bërë të qartë se Kosova tash për tash nuk është e interesuar të hyjë në një organizim të tillë, i cili ka qëllime ndoshta më shumë politike dhe në anën tjetër ka qëllime të përfitimeve politike doganore, mirëpo duke e defaktorizuar Kosovën dhe në këtë aspekt në hezitojmë, për ne është ndoshta një çështje e panevojshme, sepse Kosova është pjesë tashmë e Unionit Doganor Ndërkombëtarë dhe lëvizja e lirë është e drejtë dhe standard Evropian. Mund të them se ky Mini-Shengen nuk i kontribuon kësaj, sepse vetëm sa mundet të krijojë hamendje dhe ky organizim për ne është Déjà vu. Është tendencë për krijimin e një Mini-Jugosllavie e ato janë ndoshta tema të tjera. Mirëpo, tash për tash Kosova nuk besoj se është e interesuar që të hyjë në këtë aleancë.
Përmendët Bosnjën dhe Serbinë, megjithatë kjo ide po përkrahet edhe nga Shqipëria?
Shqipëria, është çështje e brendshme e Shqipërisë, domethënë ne nuk kemi dëshirë të kemi asnjë përplasje, asnjë kundërshtim me Shqipërinë, e cila është aleate e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Mirëpo edhe Shqipëria duhet të ketë parasysh se kur është në pyetje Kosova, së pari duhet të pajtohet me Kosovën, pastaj me Serbinë. Së pari duhet të bëjë një aleancë, qoftë doganore, qoftë të lëvizjes së lirë, qoftë politike, çfarëdo qoftë, së pasi duhet më Kosovën, pastaj me Maqedonisë e Veriut, tek në vjen Serbia. Jo së pari me Serbinë, pastaj me hezitu, me bë ato kombinimet. Kosova është shtet sovran, Kosova sjell vendimet e veta, ka qëndrimet e veta dhe janë valide, janë legjitime, sepse Kosova është e njohur tashmë ndërkombëtarisht. Ka institucionet e saj, të cilat janë legjitime, legale për qëndrime të ndryshme. Mirëpo e thash edhe njëherë, për ne është parësorë partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Bashkimin Evropian dhe me NATO-n. Dikujt tjetër ndoshta i konvenon një aleancë tjetër ballkanike, për qëllimet e botës së tretë, për ndikimet e botës së tretë në këtë rajon. Kosova nuk do të jetë pjesë e këtyre kombinimeve.
Loading…