Author: almakos

Publicisti shqiptar, Fatos Lubonja, po konsideron se e tërë bllokada që po bëhet për pozitën e Presidentit ndërmjet LDK’së dhe VV’së ka për qëllim ta pengojë projektin e Albin Kurtit, i cili është “shpallur për të rimëkëmbur Kosovën”.“Kam shumë frikë se ajo nuk është një çështje teknike dhe as mosmarrëveshje për presidentin, por rezistencë e kastës së korruptuar politiko-ekonomike që e ka sunduar deri më sot Kosovën ndaj projektit shqetësues – për të mos edhe kërcënues – që e ka shpalosur Vetëvendosja”, ka vlerësuar Lobonja në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express. Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK’ja kanë dështuar deri…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-22T16:05:45+01:00 Derisa qytetarët dhe organizatat joqeveritare protestojnë kundër ndotjes së ajrit, nga qeveria lavdërohen se rezultatet nga masat e ndërmarra janë të dukshme kur bëhet fjalë për ajrin e ndotur. Zv ministri I Ekologjisë, Jani Makraduli tha se është ulur jashtëzakonisht numri i ditëve me ajër të ndotur mbi shkallën e lejuar nëse e njëjta krahasohet me vitet paraprake. Madje, sipas Makradulit vendosja e ngrohjes ekologjike në objektet e çerdheve dhe shkollave do të ndikojë edhe më shumë në uljen e ndotjes. [embedded content] Numri i ditëve me ndotje mbi shkallën e lejuar, në Komunën e Qendër nga 64…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-22T15:12:43+01:00 Kuvendi do ta presë ditën e fundit për të votuar Qeverinë teknike. Kjo sipas kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi bëhet për shkak të agjendës së ngjeshur të Kuvendit dhe propozim-Ligjeve të reja të cilat akoma adresohen në Kuvend siç është ai për Prokurorinë Publike. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA, Xhaferi thotë se seanca e 3 janarit do t’i kushtohet Qeverisë teknike, për shkak të procedurave që duhet respektuar nga Kuvendi, Qeveria dhe Presidenti. Për shkak se agjenda e Kuvendi është e ngarkuar, parashikohet që më 3 janar të thirret seanca. Procedurat parashikojnë dorëheqjen e kryeministrit,…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Kosovës duhet të presin me vjet, ndonjëherë edhe me dekada për të realizuar një të drejtë të tyre. Ka raste kur një qytetari rasti i kthehet në rigjykim dy herë, e në raste të caktuara edhe më shumë. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me 64 vjeçarin, Shefki Zogjanin. Ai tash e 13 vjet po përballet me një proces maratonik gjyqësor, për çka po lufton për të hequr nga supet barrën e akuzës për “shtytje në vrasje”, e së fundmi edhe për “ndihmë në vrasje”.Tragjedia e familjes Zogjani kishte filluar në vitin 2004. Atë vit djali i…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-22T14:09:26+01:00 Propozim Ligji për lojërat e fatit, më shumë se një vit vazhdon të zvarritet në Kuvend. Nga Lëvizja Anti-Bixhoz ankohen për mos-interesimin e politikës për zgjidhjen e çështjes. Kreu i kësaj Lëvizje, Xhemal Abdiu paralajmëron masa të ashpra nëse problemi mbetet i pazgjidhur. Këtë neglizhencë të vendimmarrjes ne nuk do ta tolerojmë dhe do të insistojmë me çdo kusht sa më shpejtë të zgjidhet ky ngërç për sa i përket ligjit për lojërat të fatit, pasi brenda kohës hapen edhe bastore të reja edhe kazino të reja në mënyra pompoze me këngëtar nga jashtë me harxhime jashtëzakonisht të…

Lexo më Shumë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, plani i të cilit ka nxitur greva masive, do të heqë dorë nga pensioni i veçantë presidencial, kur të largohet nga pozita e tanishme.Sipas një ligji të vitit 1955, presidentët e Francës e gëzojnë një pension prej gjashtë mijë eurosh në muaj kur të largohen nga posti. Sidoqoftë, presidenti i tanishëm do ta ndryshojë këtë gjë dhe do ta sjellë një skemë të re pensionale për presidentin, bashkë me tërë sistemin pensional të vendit. Kështu njoftoi zyra e tij, duke e konfirmuar një raportim të mëparshëm të gazetës “Le Parisien”. Protestat dhe grevat e punëtorëve…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-22T13:11:09+01:00 Tetë femra, prej të cilave tre shtetase të Maqedonisë së Veriut dhe pesë shtetase të huaja janë gjetur gjatë bastisjes së policisë në një objekt hotelierik në fshatin Dobërdoll të Gostivarit, si edhe në shtëpinë e pronarit. Ata janë arrestuar nën dyshimin për ndërmjetësim në prostitucion. Në aksionin kontrollues i cili është zbatuar prej mbrëmë në orën 23 deri në orën 3:20 pas mesnate, kanë marrë pjesë nëpunës policorë të SPB Tetovë dhe nëpunës policorë të MPB-së. Është bërë edhe kontroll në një objekt hotelierik në Dobërdoll të Gostivarit, si edhe bastisje në shtëpinë e pronarit N.R. (50).…

Lexo më Shumë

Katër persona janë arrestuar për 24 orë në Kosovë për dhunë në familje.Sipas raportit të policisë, në Gllogoc është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshja i ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe dy vajzat e tij. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar. Po ashtu në tjetër viktimë femër ka informuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati. Policia njofton se në Pejë është arrestuar…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-22T12:10:19+01:00 Gjenerali i ushtrisë së Libisë, Khalifa Haftar ka dhënë ultimatum Turqinë që ti tërheqë trupat ushtarak nga Tripoli, Siri brenda 72 orëve. Ai kërcënon se do të sulmojë forcat e Turqisë të cilët do të hyjnë brenda territorit. Reagimi i gjeneralit për Ankaranë erdhi pasi qeveria e Libisë pranoi ofertën e ndihmës ushtarake nga Turqia, e cila hapi rrugën për përfshirjen më të madhe të këtij të fundit në vendin e shkatërruar nga lufta civile e Afrikës së Veriut. Duke folur në emër të forcave të Haftarit, Khaled al-Mahjoum i tha rrjetit Al Arabiya se ai e konsideron…

Lexo më Shumë

Falë vaksinimit, Kosova është ndër vendet që është prekur fare pak me fruthin, thonë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik. Viti 2019, sipas këtij Instituti, po përmbyllet me 13 raste të reja me fruth.Në anën tjetër, në shumë vende të rajonit, por edhe në Evropë gjatë këtij viti është shpallur epidemi fruthi, Kosova i ka shpëtuar epidemisë falë mbulimit me mbi 95 për qind me vaksinim, çka sipas Edita Goranit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka ndikuar që të ketë vetëm raste sporadike me fruth. Sipas saj, ky virus mund të përhapet shpejt, sidomos në ato vende ku vaksinimi është nën…

Lexo më Shumë

Minishengeni në vetvete përmban largimin e Ballkanit nga Brukseli dhe krijimin e hapësirës për Rusinë dhe aleatin e saj Serbinë, shkruan Naim Gashi një një reagim një ditë pas takimit të katër liderëve ballkanikë në Tiranë.Ekonomisti Naim Gashi po konsideron se Mnishengeni i nisur nga Edi Rama e Aleksander Vucic ka për qëllim izolimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë si shtet kryesor në fushën e ekonomisë. “Tani me ndihmën e Edi Ramës, Vuqiçi po synon të arrijë dy qëllime. E para, që ta izolojë Kosovën me shtetet anëtare të Minishengenit dhe ta paraqes atë si “delen e zezë të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-22T09:19:59+01:00 Moti sot do të jetë kryesisht i vranët, me reshje të shiut posaçërisht në pjesën perëndimore të vendit. Do të fryjë erë e fortë deri në mesatare në pjesën jugore. Temperaturat e ditës do të variojnë nga 6 deri në 12 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe me kushte për reshje shiu. Do të fryjë erë, kryesisht në drejtimin jugor. Temperatura do të arrijë në 10 gradë Celsius. Loading…

Lexo më Shumë