Alsat 2019-12-23T16:05:41+01:00 Diskutimi publik për ndryshimin e Kodit zgjedhor do të organizohet jashtë institucionit ligjvënës. Këtë e ka konfirmuar koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Jovan Mitrevski i cili shtoi se datën dhe orën e debatit do t’i caktojë kreu i komisionit parlamentar kompetent Aleksandër Kiracovski. Propozimi për një njësi zgjedhore kundërshtohet nga dy partitë më të mëdha parlamentare BDI dhe VMRO me 6 mijë amendamente. Ndërkohë kryeparlamentari Xhaferi kishte deklaruar se nuk ka bazë në Rregullore për organizimin e diskutimit publik në Kuvend, për ligjet me procedurë të shkurtuar. Të dy propozim/ligjet sillen me procedurë të shkurtuar. Duke marrë…
Author: almakos
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër të pandehurës F.D për veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grupin terrorist ISISPërmes një komunikate për media, Prokuroria Speciale bën të ditur se e dyshuara kishte shkuar në Siri ku i është bashkangjitur bashkëshortit të saj, i cili vepronte në kuadër të grupit terrorist, ISIS. “Prokuroria Speciale njofton se e pandehura F.D, më 22 shtator 2014, me qëllim që të marrë pjesë në veprimtarinë e grupeve terroriste, ISIS, në Siri, duke vepruar me dashje dhe dijeni për veprimet e veta, nga Prishtina…
Alsat 2019-12-23T14:42:56+01:00 Nga 120-150 milion qese plastike brenda një viti përfundojnë në mbeturina. 95% e mbeturinave, qytetarët i fusin nëpër qeset pa pagesë që i marrin nëpër dyqane, pa mos bërë selektimin e mbeturinave. Me ndryshimet ligjore të cilat do të heqin nga përdorimi qeset e plastikës, pritet që të rritet edhe Fondi për menaxhim me mbeturina, ndërsa me këtë të mund edhe Maqedonia të ketë sistem si vendet e zhvilluara ku mbeturinat do të selektohen. [embedded content] Duhet ta kuptojmë të gjithë ne si qytetarë dhe biznese, është se menaxhimi me mbeturinat nuk është pa pagesë, ky proces kushton…
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe asistenti i tij, Nezir Ismaili, sot janë kanosur.Se ka ndodhur një kanosje ndaj një personi zyrtar në objektin e komunës së Prishtinës e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti. “Sot rreth orqa 11:00 në stacionin policor Qendra është iniciuar një rast “Kanosje ndaj personit zyrtar”. Rasti ka ndodhur në rrugën “UÇK” në Prishtinë, në objektin e Komunës, Me rastin po merren njësitet kompetente”, ka theksuar Ahmeti. Ndërkaq burimë të Gazeta Express kanë treguar se bëhet fjalë për kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti si dhe…
Alsat 2019-12-23T14:11:26+01:00 Ministri i Administratës Damjan Mançevski pranon se manipulohet me punësimet që bëhen në emër të shqiptarëve. Ai thotë se përmes metodologjisë softuerike të Qeverisë, “Balancer” 20% e vendeve të rezervuara në administratë për bashkësitë tjera zihen nga komuniteti më i madh në vend, duke shfrytëzuar mangësitë formale-juridike të ligjeve për punë dhe për të punësuarit në sektorin publik. Nuk ekziston shkelje ligjore gjatë këtij lloji, të themi të manipulimit të sistemit. Ne nuk kemi dokument formal, me të cilin institucionet mund të bazohen se ne cilës përkatësi etnike i takojmë. Fakt është që duhet të bëjmë diçka sepse…
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë hyrë në fazën finale të mundësisë për të arritur marrëveshjen bashkëqeverisëse.Përkundër se pas tri ditëve pritët të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, dy partitë e para në zgjedhjet e 6 tetorit ende nuk kanë arritur formalizimin e koalicionit të ardhshëm. Në lidhje me arritjen e kësaj marrëveshje, lideri i LDK-së, Isa Mustafa duke mos e mohuar takimin për sot me liderin VV-së, Albin Kurtin tha se nuk e di a do të ketë takim. “Nuk e di a do të ketë takim” Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve të 6…
Alsat 2019-12-23T13:00:30+01:00 Zëdhënësi i Gjykatë së Apelit – Shkup, Safet Kadriu nuk konfirmoi e as mohoi informatën se Gjykata e shkallës së dytë ka hedhur poshtë aktvendimin e shkallës së parë kundër ish shefit të policisë sekrete Sasho Mijallkov dhe kreut të PDSH-së Menduh Thaçi, të cilët u dënuan me nga 3 vjet burg për rastin “Titanik 2”, që kishte të bëj me ndikimin mbi vendimet e KSHZ-së. “Vendimi është miratuar, por akoma nuk është shkruar. Deri në fund të javës do të dalim me njoftim zyrtar”, ka deklaruar Kadriu për Fokus. Sipas informatave jozyrtare, gjykata e Apelit e kthen…
Ditët më të bukura të vitit janë afruar. Festat e fundvitit, janë ditët ku secili prej nesh pret t’i kalojë me më të dashurit tonë, e Meridian si çdo vit edhe këtë herë do të kujdeset që t’ju sjell risi dhe shume oferta n’derë t’shtëpisë.Mirëpo kësaj radhe këto oferta janë edhe më të veçanta, pasi që ato i sjell Babadimri i Meridian – në rolin e së cilit vjen aktori i njohur nga Stupcat, Vedat Bajrami. Llojllojshmëri e madhe e produkteve festive në ofertë, i sjell Babadimri i Meridianit nga data 23 dhjetor e deri më 02 janar. Përveç ofertës…
Alsat 2019-12-23T12:06:01+01:00 Seanca gjyqësore për rastin TNT është shtyrë për nesër në ora 09:00. Gjykatës Ognen Stavrev ka kërkuar që i dyshuari Toni Trajkovski në rast se nuk paraqitet dhe nesër në gjykatë atëherë të merren masa dhe të sillet me polici. Ndryshe ish kreu i komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski sot në mëngjes përmes avokatit të tij ka njoftuar gjykatën se mbrëmë ka qenë i sulmuar fizikisht dhe se me lëndime të rënda ka përfunduar në spital, ndërkohë që rasti është konfirmuar edhe nga MPB-ja. Gjykatësi Stavrev fillimisht ka kërkuar që seanca të vazhdoj, duke arsyetuar vendimin e…
Së paku 16 të burgosur janë vrarë gjatë një përleshjeje mes bandave rivale në një burg të Hondurasit. Kjo ngjarje ndodhi vetëm dy ditë pas shpërthimit të dhunës në një burg tjetër.Zyrtarët thanë se në përleshjen e së dielës në burgun “El Porvenir”, janë përdorur armë zjarri, thika dhe shpata të vogla. Të premten, 18 të burgosur u vranë dhe 16 të tjerë u lënduan në qytetin verior, Tela. Në burgjet e Hondurasit është përhapur një valë dhune kohëve të fundit. Arsye për këtë besohet të jetë stërmbushja e burgjeve jashtë standardeve të sigurisë. Qeveria e këtij shteti javën e…
Alsat 2019-12-23T11:07:16+01:00 Boki 13 sot sërish do të paraqitet para prokurores Villma Ruskoska për të dhënë dëshminë e tij për rastin që ka të bëj me “Aleanca Ndërkombëtare”. Bojan Jovanovski të premten nga burgu i Shutkës u paraqit në Prokurori ku për 8 orë resht dëshmoi para Ruskoskës. Për rastin në fjalë dyshohen edhe Jasna Mandiç, Mile Jovanovski, Kristina Bllazhevska dhe Frosina Remenski.Të premten për të njëjtin rast dëshmoi edhe babai i Boki 13, Mile Jovanovski. Loading…
Dëshmitari Agim Hamza ka deklaruar se kishte marr subvencion nga Komuna e Gjakovës, pa aplikuar fare për një gjë të tillë.Një deklarim të tillë, ky dëshmitar e ka dhënë në seancën e së hënës, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, ku ka vazhduar gjykimi në rastin ku Pal Lekaj dhe të tjerët, akuzohen për vepra penale që lidhen me korrupsionin. Ish-kryetari i Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj po akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, për kohën sa ka qenë në krye të kësaj komune. Bashkë me Lekajn, për keqpërdorim pozite, po akuzohet edhe Ismet Isufi dhe Gani Rama, ndërsa për mashtrim…

