Një spektakël unik dimëror është vënë në skenë në qytetin më ftohtë të Kinës, Huzhong, ku temperaturat shkuan deri në minus 53.2 gradë Celsius.Qytetarë të shumtë hodhën ujë të nxehtë në ajër , i cili kthehej menjëherë në akull dhe dëborë duke krijuar imazhe mahnitëse. Për shkak të pozicionit gjeografik, Huzhong, përjeton çdo sezon temperatura rekord shumë të ulëta. Qindra qytetarë u mblodhën bashkë duke formuar shifrat “-53.2 gradë Celsius”, për të festuar Solsticin Dimëror në mënyrë unike.
Author: almakos
Presidenti rus, Vladimir Putin, të hënën, u ngjit në kabinën e makinistit të trenit për hapjen zyrtare të urës hekurudhore që lidh Krimenë e aneksuar me Rusinë e jugut.Gjatë udhëtimit që filloi në Kerch të Krimesë në një tren me vetëm tre vagona si fillim, putin kaloi kohë edhe duke pirë çaj me inxhinierët e projektit që ka kushtuar 3.6 milionë dollarë. Ura hekurudhore, që Putin e quajti të mahnitshme, është 19 km e gjatë. Ura për automjetet u hap në maj të vitit të shkuar kur vetë putin po ashtu, drejtoi një kamion përmes saj. Trajektorja e plotë nga…
Arjanit Hoti, që ka humbur babanë dhe dy dajallarë në luftën e fundit në Kosovë, i ka bërë një pyetje interesante kryeministrit shqiptar, Edi Ramës.Ai përmes Facebook i ka thënë Ramës se a mund tap yes Vuçiqin, se ku janë ata, transmeton Insajderi. “Zotni Edi Rama, a mund ta pyesësh mikun tuaj për Babain dhe dy Dajallarët e mi? Pytja është e thjeshtë, ku gjinden këta persona të zhdukur me daten 31.05.1998, në shtëpitë e tyre në Drenas apo atij i kujtohet si “Gllogovac”! Duke e ditë që ky miku juaj ishte pjesë e Qeverisë së Milloshoviqit, të lus ta…
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka uruar Lidhjen Demokratike të Kosovës, për 30-vjetorin e themelimit të saj, duke e quajtur këtë ditë, si historike për kosovarët.Tutje Berisha ka thënë, se presidenti Ibrahim Rugova dhe qeveria e tij realizuan me sukses të veçantë përfaqësimin dhe ndërkombetarizimin dhe vendosjen për zgjidhje të çështjes së drejtë të popullit të Kosovës në agjendën e Shtëpisë së Bardhë dhe kongresit të SHBA. Postimi i plotë: Nje urim te perzemert! Sot 30 vjetori i themelimit te Lidhjes Demokratike te Kosoves! Dite historike per Kosoven dhe mbare kombin shqiptar! Te dashur miq, sot 30 vjet me pare…
Njëri prej themeluesve të LDK’së, Jusuf Buxhovi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se emri ia kishte lënë emrin LDK për shkak se asocionte me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.Lidhja Demokratike e Kosoves sot shënon 30 vjetorin e themelimit. “Emrin LDK ia lashë për shkak se asocionte me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit”, ka thënë ai. “Një dy a tre kërkesa përkonin me atë Lidhje. Bashkimi i vilajeteve atë kohë dhe pavarësi etj…” “Kishte pasur kundërshtime që partia të quhej LDSH, Lidhja Demokratike Shqiptare, por unë i refuzova këto. Unë nuk pranova pasi do hapte çështje tjera. Ne kërkonim barazi brenda…
Një veturë është parë në flakë në qytetin e Prishtinës.Në këto pamje të siguruara nga Gazeta Express shihet se si taksia është e kapluar nga flakët ndërsa qytetarët mbajnë distancën duke e shikuar ngjarjen. Policia shihet se ka arritur me kohë në vendin e ngjarjes, dhe mundohet të menaxhojë situatën. Ende nuk është raportuar për të lënduar nga ky incident. /Express/
Alsat 2019-12-23T18:44:31+01:00 Në presidencë është mbledhur Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Në pjesën e parë të takimit të pranishëm ishin vetëm anëtarët e këtij këshillit, ndërsa në pjesën e dytë që ka filluar pak më parë të ftuar janë organizatat joqeveritare, ministri i mjedisit jetësor. Fokusi i mbledhjes së sigurisë kombëtare të thirrur nga presidenti Stevo Pendarovski është ndotja alarmante e ajrit dhe shqyrtimi i mundësive për zgjidhjen afatgjate të problemit. Para nisjes së pjesës së dytë të mbledhjes, përfaqësuesit e sektorit civil shpalosën kërkesat drejtuar kreut të shtetit. Ndër masat urgjente nënvizuan ndalesën e importit të mbeturinave ndotëse, rishqyrtimi i…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, me anë të një postimi në Facebook ka përmendur sukseset dhe sfidat me të cilat është përballur gjatë qeverisjes së tij.Haradinaj përmes Facebook ka theksuar se veprime të suksesshme i cilëson themelimin e ushtrisë së Kosovës, pavarësinë energjetike dhe Trepçen, investitorin SOWI dhe Parku ITP, shtrirjen e ligjit dhe rendit në Veri si dhe transparencën për qasje në dokumente publike. “Unë poashtu isha i sfiduar me ftesën e papritur në moment kritik. Dorëheqja ime testoi Kosovën për të dëshmuar se demokracia jonë është stabile dhe se në kohë krizash vendimmarrja i kthehet sovranit”,…
Alsat 2019-12-23T18:14:52+01:00 Seanca plenare me 123 ligje ka ngecur në diskutimet për rendin e ditës. Deputetët e VMRO-DPMNE-së, të gjithë me radhë, dalin një nga një në foltore për të propozuar rend të ri ose ndryshim të pikave të caktuara. Deputeti Trajço Dimkov duke ftuar deputetët në humanizëm kërkoi pikat 21,22,23 nga rendi i ditës të vendosen si pika e 2, dhe e 4. Ata kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve për personat me invaliditet. Xhaferi i nervozuar akuzoi opozitën për manipulim të opinionit duke sqaruar se këto propozim/ligje akoma nuk kanë kaluar procedurat në Komisione. Ai kujtoi se…
Kompania e aeroplanëve, Boeing, ka shkarkuar shefin e saj ekzekutiv, Dennis Muilenburg, teksa bordi i drejtorëve ka thënë se ky hap është “i domosdoshëm për të rikthyer besimin” në këtë kompani.David Calhoun, një nga zyrtarët e lartë në këtë bord, do ta drejtojë kompaninë nga 13 janari. Muilenburg është përballur me thirrje për t’u larguar, pasi nga rrëzimi i dy aeroplanëve të kësaj kompanie, 737 Max, kanë humbur jetën qindra persona muaj më parë. Ky lloj i aeroplanëve, që ka qenë në mesin e më të shiturve brenda kompanisë, nuk është përdorur më nga kompanitë ajrore nga muaji mars. Javën…
Alsat 2019-12-23T17:12:58+01:00 Prokuroria vitin e kaluar ka përgjuar më shumë sesa në vitin 2017. Kryeprokurori Lubomir Joveski në Kuvend dorëzoi raportin për zbatimin e masave të posaçme. Sipas statistikës së Prokurorisë, në vitin 2018 krahasuar me vitin paraprak zbatimi i masave të posaçme të hetimit është rritur për 34% më shumë. Rritje për 9.7% ka edhe te personat që janë ndjekur. Sipas statistikës së prokurorisë, vitin e kaluar tek 95 persona janë zbatuar masat e posaçme të hetimit, ndërsa janë ndjekur 317 persona. Raportin në Komisionin për mbikëqyrjen ndaj zbatimit të masave për ndjekjen e komunikimeve nuk e prezantoi personalisht…
Sasia e ushqimit që duhet për të ushqyer popullsinë në botë deri në fund të shekullt 21 mund të rritet për gati 80 për qind, është thënë në një studim, transmeton BBC.Studiuesit nga Gjermania kanë thënë se trendi i rritjes së Indeksit të Masës së Trupit do të rezultojë me kërkesë më të madhe për kalori. Autorët e këtij studimi, Lutz Depenbusch, Stephan Klasen, kanë paralajmëruar se mospërmbushja e kërkesave për më tepër kalori mund të ndikojë në rritje të pabarazisë në botë. Të gjeturat e studimit të ri janë publikuar në gazetën shkencore, Plos One. Studimi, që është kryer…

