Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur reth marrëveshjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës, kur tash kanë mbetur edhe dy ditë deri në konstituimin e kuvendit.Konjufcës në këtë debat i është bërë edhe pyetja në lidhje me një shkrim në rrjetin social nga Albin Kurti, i cili ka thënë se beteja më e shkurtër e kësaj qeverie do të jetë ajo e kalimit të terminaleve doganore të privatizuar te shteti demokratik i Kosovës. Një terminal të tillë e ka edhe djali i Isa Mustafës – të parit të LDK-së, i cili e kishte marrë licencë gjatë qeverisjes së babait…
Author: almakos
Alsat 2019-12-24T21:29:24+01:00 Në mbledhjen e sotme Qeveria e miratoi propozim ligjin e Ministrisë së Drejtësisë me të cilin shpall të pavlefshëm ligjin për lustrim. Bëhet fjalë për Propozim-ligjin për shpallje të pavlefshmërisë dhe shkatërrim i akteve juridike, veprime, masa dhe pasoja juridike nga procedurat për lustrim. Në kumtesën e Qeverisë thuhet se me këtë vendim rregullohet një padrejtësi shumëvjeçare drejt personave, që kanë qenë viktima të procedurave para Komisionit për verifikim të fakteve dhe organeve tjera kompetente, për të cilat opinioni është njoftuar edhe përmes rasteve të lustrimeve të porositura, të përmendura në bisedat e publikuara telefonike. Ministria e Drejtësisë…
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq, ka lansuar një video ku shihet duke u munduar të flasë gjuhën kineze, duke shpresuar të sjellë investime kineze në vendin e tij.Duke konfirmuar vizitën e tij në Kinë për vitin e ardhshëm, Vucici është munduar të duket sa më i afërt me kinezët të cilët po investojnë nëpër gjithë botën. “Po konfirmoj vizitën time në Kinë për muajin prill. Ndërsa pres nga presidenti Xi që të vizitojë Serbinë në mbarim të vitit tjetër. Dua të falënderoj presidentin për lidershipin e tij dhe njerëzit kinezë për miqësinë e tyre dhe vizitat që po i bëjnë…
Nisma e “Mini-Schengenit” ballkanik sërish ka nxjerrë në sipërfaqe dallimet mes kryeministrit maqedonas Zoran Zaev dhe partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, të cilat mbështesin nismat rajonale, por jo pa pjesëmarrjen në këtë nismë të të gjitha shteteve të rajonit.Kryeministri Zaev, të martën i ka bërë thirrje partive politike shqiptare që publikisht të tregojnë se çfarë u pengon nga nisma për “Mini-Schengenin” ballkanik, që të mund të japë vlerësimin e tij për këtë nismë, të cilën e vlerëson në funksion të qytetarëve të shteteve të rajonit. “Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja Besa dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, të tregojnë se…
Sipas Policisë së Pejës, Vjedhjet e Renda dhe Vjedhjet çdo vit janë duke shënuar rënie në ketë zonë.E shfrytëzuan këtë dritare të shtëpisë, për të hyrë me forcë brenda. Cak i hajnave mbrëmjen e së hënës, ishte kjo shtëpi në fshatin Vitomiricë në Komunën e Pejës. Kryefamiljari, Mehmet Bajraj, thotë se kur ndodhi vjedhja, nuk ndodheshin aty.“Kemi qene në market duke punuar. Ngjarja ka ndodh rreth orës 21:05 min, jena kanë tu ardh në shtëpi me i dhez dritat”, ka thënë Mehmet Bajraj, banor i Vitomiricës E më tu kthyer banorët e shtëpisë, hajnat ikën andej nga erdhën. Por në…
Alsat 2019-12-24T18:58:46+01:00 Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi realizoi takimin tradicional të fundvitit me gazetarët. Ai e cilësoi si korrekte marrëdhënien e deritanishme me mediat duke theksuar se nuk ka ankesa. Gjatë këtij takimi ju shpreh mirënjohje gazetares me përvojë shumëvjeçare si raportuese për punën e Kuvendit, Mira Kostiq, e cila pensionohet në fund të muajit. [embedded content] Loading…
Disa herë gjatë vitit, kosovarët u tronditën nga vrasjet që ndodhën në vend. Dorasit nuk kursyen plumbat as ndaj anëtarëve të familjes. Bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, në vitin që po e lëmë pas kanë ndodhur 17 vrasje, 10 prej të cilave kanë qenë vrasje të rënda. Shumica e tyre janë kryer në Prishtinë e Prizren. Express iu sjell rrëfimet për vrasjet që tronditën vendin gjatë këtij viti.Arjeta Shabani Ishte mbrëmja e 12 dhjetorit të këtij viti, kur në mes të fshatit Gadime të Lipjanit dhe Kishnapol të Gjilanit, u gjet trupi i djegur i një 32-vjeçari. Viktima…
Derisa po afrohet edhe më shumë data për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje iu është drejtuar LDK-së, duke iu bërë thirrje për arritje të marrëveshjes, raporton Gazeta Express.Anëtarja e Kryesisë, e deputetja Arbërie Nagavci ka shkruar se një ditë pas festimit të tre dekadave të LDK’së, uron të gjithë anëtarët e simpatizantët e kësaj partie, duke iu bërë thirrje që në këto momente të rëndësishme për vendin, të krijojnë qeverinë. “Në këto momente të rëndësishme për vendin, s’ka prioritet më të madh se themelimi i Qeverisë, se ndryshimi i mënyrës së qeverisjes të cilën e kemi parë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që në momentet e para kur Kosova ka refuzuar nismën e tij dhe të Vuçiqit për Minishengenin ka filluar sulmet ndaj klasës politike në vend. Më së ashpëri ka sulmuar kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinajn, i cili edhe përkundër gjithë ofendimeve që i bëheshin , thoshte se Edi Ramën e ka vëlla.Ulja në tryezë me Vuçiqin dhe bashkërendimi i veprimeve me Serbinë, përveç klasës politike, ka irrituar edhe popullin e Kosovës, të cilët kanë vërshuar rrjetet sociale me kritika e akuza për Edi Ramën. Kjo pasi që takimi i tij me Vuçiqin në Tiranë ka…
Beograd, 3. jun 2016.- Novi saziv republickog parlamenta konstituisan je danas, nakon sto su potvrdjeni mandati 250 poslanika. Poslanici su potom polozili i potpisali zakletvu, koja glasi: “Zaklinjem se da cu duznost narodnog poslanika obavljati predano, posteno, savesno i verno Ustavu, braniti ljudska i manjinska prava i gradjanske slobode i po najboljem znanju i umecu sluziti gradjanima Srbije, istini i pravdi”. FOTO TANJUG/ OKSANA TOSKIC/ nr Alsat 2019-12-24T15:48:29+01:00 Kuvendi i Serbisë ka sot në rend ditë për të diskutuar edhe hapjen kufirit me Maqedoninë e Veriut, atë të Llojan-Miratocit. Kufiri Llojan-Miratoc në fillim do të shërbej si vendkalim lokal për…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për disa muaj e ka shndërruar Kosovën në një tabelë qitjeje. Kjo për faktin se Prishtina zyrtare ka injoruar nismën e tij dhe të Aleksandar Vuçiqit për minishengenin që u ngjiz në Novi Sad e që vazhdoj më pas në Ohrin e Zaevit dhe s’fundi në Tiranë, shkruan Gazeta Express.Kreu i qeverisë shqiptare ka akuzuar Kosovën se me injorimin e kësaj ideje po i bën dëm vetes dhe ka theksuar se kjo nismë po mbështetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Megjithatë një gjë e tillë po del të mos jetë e…
Alsat 2019-12-24T15:12:18+01:00 Bllokimi i ligjeve të rëndësishme në Kuvend, tashmë është një arsye tjetër për të cilën LSDM-ja do të shtyjë zgjedhjet e 12 prillit. Sipas kryeministrit Zoran Zaev, shpërndarja e Kuvendit dhe zgjedhjet e reja nuk do të jenë logjike nëse nuk miratohen këto ligje të cilat konsiderohen si thelbësore. Ligjet thelbësore, nëse nxisin çfarëdo ngadalësimi të pensioneve, të transferimeve sociale, të rritjes së pagave, të të gjithë asaj që prek jetën e qytetarëve, atëherë zgjedhjet edhe mund të shtyhen. Këtë sot nuk e dërgoj si kërcënim sepse përgjegjësia e secilit deputet qoftë nga pushteti ose nga opozita, është…

