Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar menjëherë pasi kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njoftoi se nesër do të shkojnë në seancën për konstituimin e Kuvendit pa marrëveshje me LDK’në. Molliqaj, që ishte i bindur se LDK e VV’ja nuk do të mund të arrijnë marrëveshje mes vete, thotë se LDK e VV nuk po duket se kanë dallim nga qeverisja e kaluar, për shkak që nuk arritën të merren vesh për qeverisje, për shkak të pozitave, transmeton Gazeta Express. Ai ka shkruar në Facebook se këto dy parti po e lëmë të vazhdojë keqqeverisja e PAN’it, duke…
Author: almakos
Pesë persona janë dënuar me vdekje në Arabinë Saudite, pasi akuzohen për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.Përveç tyre janë dënuar edhe tre persona tjerë me 24 vite burg të total. Ndërkaq është prezantuar rekonstruktimi 3D i krimit makabër, që është zhvilluar në konsullatën saudite në Stamboll të Turqisë. Në video mund të shihet gjithçka që ka ndodhur brenda konsullatës gjatë 2 tetorit të vitit të kaluar në Stamboll. Jamal Khashoggi: 3D rekonstrukcija ubistva Jamal Khashoggi je brutalno ubijen unutar saudijskog konzulata u Istanbulu prije tačno šest mjeseci. Pogledajte nove detalje ubistva u 3D formi, i doznajte šta se tačno događalo…
Alsat 2019-12-25T18:13:52+01:00 Debati publik i shumëpërfolur për ndryshimet e propozuara të Kodit zgjedhor u realizua pa praninë e liderëve të partive politike dhe pa përfaqësuesit parlamentar të pjesës më të madhe të partive, edhe pse ishin të ftuar. Në sallën e Kuvendit kishte vetëm ca përfaqësues të LSDM-së, parti e cila i mbështet ndryshimet. Mendimin e tyre e dhanë ekspertët. Profesorët Svetomir Shkariq dhe Aleksandër Spasov janë për uljen e numrit të njësive zgjedhore. Nuk ka asgjë më natyrale se një njësi zgjedhore, gjithë vendi të jetë një njësi sepse vetëm nën këto kushte mund të sigurohet baraza e të…
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj vendimit të ministrit të Mbrojtjes të Serbisë Aleksandër Vulin, për rikthimin e statusit të Brigadës 63 Parashutiste dhe 72 të Forcave Speciale serbe, duke thënë se të dyja këto brigada kanë kryer krime të tmerrshme në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë.“Brigada 63 Parashutiste është përgjegjëse për vrasjen e më shumë se 350 shqiptarëve në Gjakovë. Kjo është vazhdimësi e politikës mohuese të Serbisë që është përballur vetëm me heshtjen e komunitetit ndërkombëtar”, shkruan Pacolli në Twitter. Këtyre dy brigadave në vitin 2006-të iu është ulur grada në batalione.…
Prokurorja Fatime Fetai komentoi vendimin e Gjykatës së Apelit për shfuqizimin e gjykimit për rastin “Titanik 2” dhe kthimin në rigjykim. The post Fetai komenton vendimin për Thaçin e Mijallkovin: Sulmi është mbrojtja më e mirë appeared first on ALSAT-M.
Irani ka bllokuar shërbimet e internetit në disa provinca më 25 dhjetor, një ditë para protestave eventuale në këtë shtet.Kjo ndalje e shërbimeve është udhëruar nga “autoritetet e sigurisë”, ka thënë agjencia iraniane e lajmeve, ILNA, duke cituar një burim në ministrinë e Komunikimeve dhe Teknologjisë Informative. Sipas burimeve, shërbimet e internetit janë ndalur në provincat: Alborz, Kurdestan, dhe Zanjan, në qendër si dhe perëndim të Iranit. “Bazuar në këtë burim, është e mundshme që më shumë provinca janë të prekura nga ndalja e lidhjes ndërkombëtare”, ka thënë agjencia e lajmeve. Ky lajm vjen pas postimeve në rrjetet sociale të…
Alsat 2019-12-25T15:58:53+01:00 Edhe pse VMRO-DPMNE-ja përmes debateve të gjata, me replika dhe kundër-replika vijon të zvarrisë miratimin e ligjeve në Kuvend, koordinatori i grupit parlamentar Nikolla Micevski akuzon pushtetin për obstruksione. Micevski thotë se miratimi i ligjeve zvarritet për shkak të mungesës së koordinimit mes partive në pushtet. [embedded content] Lidhur me akuzën për bllokimin e Kuvendit, ja edhe një dëshmi se humbën edhe një orë nga tre katër ditë pune sa i kanë mbetur Kuvendit, për çka ose janë të paorganizuar ose po kanë problem me koalicionin Qeveritar, por duhet ti pyesni ata. Lidhur me seancën e sotme, deputetët…
Në Spitalin e Gjakovës “Isa Grezda” këtë vit kanë ardhur në jetë 1955 fëmijë nga një janari deri më 23 dhjetor.Komuna e Gjakovës ka publikuar emrat më të preferuar të prindërve që ua kanë vendosur fëmijëve. Emrat e gjinisë femërore që u veçuan këtë vit ishin: Oneda, Perla, Tuana, Erla, Reina, Luna e Rena. Ndërkaq, nga gjinia mashkullore më shumë këtë vit ishin: Diar, Keid-Yll, Ezan, Riad, Tian, Roel, Troi. E vit i mbarë duket të ketë qenë edhe për çiftet e reja, të cilët dashurinë e tyre e kanë kurorëzuar me martesë. Nga 1 Janari deri më 23 Dhjetor…
Alsat 2019-12-25T15:13:59+01:00 Shoqata e Gazetarëve konsideron se sulmet ndaj gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve vazhdojnë të mbeten të pandëshkuara dhe druan se kjo gjë mund të nxisë në përsëritjen e tyre në të ardhmen. Gjatë prezantimit të dy publikimeve, Kronikë për (pa)sigurinë e gazetarëve dhe Sulmet ndaj gazetarëve më 27 prill në Kuvend, kryetari i SHGM-së Mlladen Çadikovski, tha se tentojnë t’i rikujtojnë Qeverisë dhe Prokurorisë Themelore Publike se edhe tre vite pas hyrjes së dhunshme në kuvend nuk ka asnjë fajtor dhe nuk është nisur asnjë procedurë për gjetje dhe ndëshkim të sulmuesve. Në pesë vitet e fundit kishte sulme…
Një ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje ia ka përcjellë sinjalin e fundit LDK-së, duke deklaruar asesi se nuk do të pranojnë që të merren vesh për pozitën e presidentit, raporton Gazeta Express.Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e ka cilësuar si të padrejtë kërkesën e LDK’së për postin e presidentit dhe ka thënë se si e tillë është e papranueshme. Në një intervistë për kallxo.com Haxhiu ka thënë se qytetarët kanë shprehur vullnetin që qeveria e ardhshme të formohet nga LDK-ja dhe VV-ja. “Ne si subjekt politik veprojmë në bazë të rrethanave dhe duke pasur…
Alsat 2019-12-25T13:57:06+01:00 Dëshmitari Zoranço Mitrovski tha se i akuzuari Bojan Jovanovski, është keqpërdorur nga ish kryeprokurorja Katica Janeva. Biznesmeni Mitrovski i cili po jep dëshmi për rastin “Reketi”, tha se me Bokin 13 nuk është takuar asnjëherë. Ndërkaq, pranoi se miku i tij Sashko Boshkov e ka informuar për shumën e parave të kërkuara nga Boki 13. Po ashtu pranoi se këtë rast nuk e ka denoncuar as në polici dhe as në prokurori. “Nuk e kam denoncuar për dy arsye.Duhet të vlersoni momentin kur ndodhin gjërat. Në atë kohë PSP ka qenë në kulmin e fuqisë së saj. Paraqitja…
Në rrugën që të çon në drejtim të Aeroporti të Prishtinës, është vendosur një shenjë e komunikacionit që nuk ekziston fare.Rruga për në Aeroport të Prishtinës është njëra ndër rrugët më të frekuentuara dhe me ngarkesën më të madhe. Përveç fluksit të madh të veturave, aty kalojnë kamionë por edhe vagonët e trenit. Është rrugë e rrezikshme ku shumë shpesh ka pasur edhe aksidenti fatale. Ndërkaq së fundi në këtë rrugë në hyrje të aeroportit, është vendosur një shenjë e rrezikut, ku brenda saj është i shënuar edhe një kamion. Poshtë kësaj shenje është kufizuar edhe shpejtësia deri në 30…

