Ilustrim Alsat 2019-12-23T10:07:00+01:00 Katër persona kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa 27 lëndime të lehta në 18 prej gjithsej 34 aksidenteve rrugore që kanë ndodhur gjatë fundjavës në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në 16 aksidente është shkaktuar dëm material. Nga komunikacioni, sipas të dhënave të SPB Shkup, policia ka përjashtuar një shofer nën ndikimin e alkoolit, gjashtë shoferë para se të pajisen me patentë shoferi dhe dy automjete të paregjistruara. Me automjetin special “karrotrec” janë larguar 11 automjete. Janë dënuar edhe katër shoferë të cilët e kanë kaluar udhëkryqin në dritë të kuqe, një shofer i cili nuk…
Author: almakos
Së paku 11 persona kanë vdekur dhe më shumë se 300 të tjerë janë trajtuar në spital pasi u helmuan me verë kokosi në Filipine. Lajmin e bënë të ditur autoritetet shëndetësore të këtij vendi.Helmimi ndodhi në Laguna dhe Quezon, dy provinca që shtrihen në jug të kryeqytetit Manila. Të gjithë personat e helmuar kishin pirë “lambanog”, pije e popullarizuar në Filipine, sidomos gjatë festave dhe ahengjeve. Departamenti i Shëndetësisë tha se do t’i analizojë mostrat e gjakut të personave të helmuar, ndërsa dy persona që më parë ishin në gjendje të rëndë tashmë janë duke e marrë veten. “Disa…
Që nga paslufta Kosova ka pasur 5 presidentë. I pari Ibrahim Rugova, pastaj Fatmir Sejdiu, Ahtifete Jahjaga, për pak orë Behgjet Pacolli dhe së fundi, presidenti aktual Hashim Thaçi. Gratë e presidentëve, dhe ish-bashkëshorti i Jahjagës nuk ishin fytyra publike.Ibrahim Rugova kujtohet si presidenti i parë i Kosovës dhe arkitekt i pavarësisë së shtetit të Kosovës. Ai ishte i martuar me Fana Rugovën me të cilën ka dy djemë Mendim dhe Ukën dhe një vajzë Teutën. Ndërsa pas vdekjes së Presdenetit historik erdhi në krye të shtetit Fatmir Sejdiu. Sejdiu është i martuar me Nezafete Hoxhën, e cila qe Zonja e Parë e…
Pas nismës së mazhorancës për të mos e bërë detyrues betimin tek Presidenti të të zgjedhurve në organet e drejtësisë, ish-Kryeministri Sali Berisha sheh tentativën e kreut të qeverisë për të kapur sistemin.“Gjithçka po bëhet për të kapur si gaforre drejtësinë. Në ka figurë të diskredituar në Europë në sistemet e drejtësisë, është Dvorani që nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese që edhe 100 vite nuk preket më as me ligje e Kushtetutë”. Sipas ndryshimeve që shumica kërkon t’i bëjë ligjit, kreut të shtetit i lihen 10 ditë afat për të kryer ceremoninë dhe nëse ai refuzon, i zgjedhuri mund…
“Shaj” është kënga fituese e ‘Festivalit të Këngës” në RTSH, Arilena Ara do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2020.Është mbajtur sonte nata finale e festivalit që përzgjedhë artistin dhe këngën që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision për vitin 2020. Pas një edicioni të mbushur me artistë të njohur, zëra të fuqishëm dhe këngë të bukura, favoritja e publikut, Arilena Ara ka arritur që të fitojë Festivalin e 58-të të Këngës në RTSH, shkruan Gazeta Express. E pas një gare shumë të ngushtë me Elvana Gjatën dhe hitin e saj “Me tana”, Arilena arriti që me paraqitje e këndim dhe…
Në muajin shtator, gjiganti i kërkimeve në internet, Google, është pajtuar t’iu paguajë autoriteve franceze gati një miliard euro, për një mashtrim fiskal që ka nisur katër vjet më parë.Autoriteti i Konkurrencës në Francë e gjobiti kompaninë Google me 150 milionë euro për, siç tha, sjellje anti-konkurruese dhe reklama të paqarta. Rregullat për platformën e reklamave në Google nuk janë transparente dhe janë të vështira për t’u kuptuar, thanë të premten autoritetet franceze. Gjoba vjen në kohën kur Franca dhe vendet e tjera evropiane kanë rritur kontrollet ndaj kompanive amerikane të teknologjisë, të tilla si: Google, Facebook, Apple dhe Amazon,…
Videoja e një djaloshi të vogël shqiptar ka marrë mijëra pëlqime dhe shpërndarje nëpër rrjetet sociale. Arsye për këtë është gjesti të cilin ky vogëlush e bën në video.Ai refuzon kapelën të cilën ia vendos nëna e tij dhe fillon të qajë, por qetësohet kur në kokë vendos plisin, simbolin e shqiptarëve. Ky veprim i vogëlushit ka prekur zemrat e shqiptarëve të cilët e kanë shpërndarë videon nëpër rrjetet e tyre sociale si dhe e kanë komentuar.
Tenori me famë botërore, Ramë Lahaj, ka publikuar një shkrim në të cilin i drejtohet kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pasi ky priti në Durrës presidentin serb, Aleksandër Vuciq. Lahaj shkruan se si 15-vjecar në luftë, ka ecur mbi njerëz të masakruar, e thotë se kryeministri Rama, që sot nderon Vuciqin, mund të mos i ketë parë ato pamje as në CNN. Në fund, Ramë Lahaj i kërkon kryeministrit të Shqipërisë të mbajë duart larg Kosovës, e atij i thotë se nuk është as shqiptar.Artisti kosovar shkruan se ndjehet i ofenduar se si Rama përvec që priti Vuciqin në Shqipëri,…
Partia Socialdemokrate ka zgjedhur hierarkinë e re drejtuese të saj, ku vërehen mungesa të mëdha të atyre që e themeluan partinë një vit më parë dhe e udhëhiqen atë deri pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Dardan Molliqaj është zgjedhur kryetar i ri i Partisë Socialdemokrate. PSD ka zgjedhur edhe dy nënkryetarët e rinj, Qëndron Kastratin dhe Zgjim Hysenin, si dhe sekretaren e përgjithshme, Teutë Rrusta. Po ashtu ky subjekt i ri politik ka zgjedhur edhe kryesinë e re. Mirëpo vërehen mungesa të mëdha që ishin themelues të këtij subjekti. PSD erdhi në shprehje vitin e kaluar kur një grup i madh…
Katedralja Notre Dame e Parisit nuk do të mbajë meshën e Krishtlindjes për herë të parë pas 200 vjetësh, për shkak të riparimeve që vazhdojnë pas djegies nga zjarri i prillit të këtij viti.Mesha e mesnatës do të mbahet në kishën e Saint-Germain l’Auxerrois. Pas flakëve të rëna në Katedralen gotike 850 vjeçare, një pasuri botërore e Unescos, Presidenti Emanuel Macron deklaroi se brenda 5 viteve do të bëhet i mundur rikonstruksioni i plotë i saj. Për këtë qëllim u mblodhën afërsisht 850 milion paund. Kjo ndërtesë ikonike ka vazhduar traditën në festimin e krishtlindjes për dy shekuj edhe gjatë…
Ish-kryenegociatorja për bisedime teknike në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, thotë se ideja e Mini-shengenit është nismë për një Serbi të madhe.Tahiri e ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisëm Edi Ramën, i cili këtë fundjavë ishte nikoqir i presidentit serb, Aleksandër Vuciq dhe kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev për diskutimet rreth minishengenit ballkanik. Ish-kryenegociatorja në Facebook shkruan se të gjithë po e shohin se si kjo ide vë bërthamën për “Serbinë e Madhe”, por këtë s’po e sheh vetëm Edi Rama. “Se ideja e Mini-Schengenit krijon bërthamën ekonomike për ‘Serbinë e Madhe’ këtë gjithë shqiptarët po e shohin, përveç Edi…
Njëmbëdhjetë vite pas shpalljes së pavarësisë, Kosova nuk ka unifikuar targat e automjeteve. Përveç targave “RKS”, në vend, legalisht përdoren edhe ato “KS”, të cilat përdoreshin para shpalljes së pavarësisë.Në Ministrinë e Punëve të Brendshme thonë se janë mijëra vetura me targa “KS” dhe se nëse nuk merret një vendim ndryshe, targat “KS” do të vazhdojnë të jenë në qarkullim. Mentor Veseli, për katër vite, veturën e tij e drejtoi më targat e Republikës së Kosovës – RKS, por telashet që po shkaktohen në kufirin me Serbinë, bën që ai përsëri të pajiset me targat e mëhershme “KS”, të cilat…

