Zyrtarët e zgjedhjeve në Afganistan njoftuan se Ashraf Ghani e ka fituar një mandat të dytë në postin më të lartë të vendit pasi i ka fituar 50.6 për qind të votave.Hawa Alam Nuristani, kryetare e Komisionit të Pavarur Zgjedhor, e dha këtë njoftim gjatë një konference për gazetarë, të mbajtur të dielën në kryeqytetit afgan, Kabul. Publikimi i rezultatit të zgjedhjeve të 28 shtatorit është shtyrë disa herë për shkak të akuzave për shkelje dhe probleme teknike gjatë numërimit të votave. Kundërshtari kryesor politik i presidentit, Abdullah Abdullah, i ka fituar 39.5 për qind të votave, tha zyrtarja e…
Author: almakos
Presidenti i Kubës, Miguel Diaz-Canel, e ka zgjedhur një kryeministër pas më shumë se 40 vjetësh të shuarjes së kësaj pozite. Në këtë post u caktua Manuel Marrero Cruz, i cili deri më tash ishte duke shërbyer si ministër i turizmit.Pozita e kryeministrit në Kubë ishte shuar në vitin 1976 nga lideri i atëhershëm revolucionar, Fidel Castro. Sidoqoftë, ky post u kthye pas miratimit të kushtetutës së ndryshuar këtë vit. Kryeministri Marrero, 56 vjeç, do t’i marrë disa prej përgjegjësive që më parë i ka pasur presidenti i vendit komunist. Megjithatë, analistët besojnë se ky vendim është thjesht pjesë e…
Pritjet e gjata për trajtim mjekësor, trajtimi apo sjellja jo e mirë nga stafi mjekësor dhe referencat që marrin për trajtim mjekësor nga institucionet publike në ato private, janë disa nga ankesat kryesore të pacientëve në Kosovë.Të drejta e pacientit, në bazë të ligjeve në fuqi të Kosovës, përbëjnë të drejtat e njeriut në kujdesin shëndetësor dhe përfshijnë çështjet ligjore dhe etike në marrëdhëniet midis profesionistëve shëndetësorë dhe pacientëve. Kujdesi shëndetësor me pacientin në qendër, nënkupton pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në hartimin e politikave dhe trajtimin individual të tyre. Ndonëse në Kosovë pacienti mbrohet me ligj, bazuar në një hulumtim të bërë…
Profesori i njohur amerikan, Edward Joseph ka reaguar për mini-shengenin ballkanik në një intervistë të tij të dhënë para disa diteReagime të shumta janë duke ardhur pas takimit të fundit të Tiranës për “mini-shengenin” ballkanik, e të cilat tashmë kanë kaluar edhe kufijtë. I fundit është profesori amerikan Edward Joseph, i cili thotë se ai e kupton pozicionin e Vucicit, që do izolimin e Kosovës, por ai nuk është duke e kuptuar pozicionin e Edi Ramës. “Ne e kuptojmë pozicionin e Vuçiçit. Ai do ta izolojë Kosovën. Ajo që nuk është e kuptueshme është pozicioni i Edi Ramës. Pse po…
Rreth 18 287 milionë italianë pritet të udhëtojnë për të festuar pushimet e krishtlindjeve dhe vitit të ri, shifër kjo e barabartë me 30,3% të popullsisë.Kjo shifër shënon një rritje prej 9,82% krahasuar me atë të një viti më parë. Gjithashtu në rritje pritet dhe qarkullimi i të ardhurave, në mbi 13 miliardë euro, një rritje me 12,5%, sipas Federatës së Hoteleve Italiane dhe Shoqatave të Turizmit (Federalberghi). Rreth 9,8 milionë italianë do të udhëtojnë për Krishtlindje(+9,3%), me 89,9% që priten të qëndrojnë në Itali (87,9% në vitin 2018). Për festën e vitit të ri, 69,4% priten të qëndrojnë në…
Një grua në Shtetet e Bashkuara është paditur për tentativë për vrasjeje, pasi e pranoi përpara policisë se kishte goditur qëllimisht me makinë një adoleshente, sepse “dukej si meksikane”.E lënduara, 14 vjeçe, e cila në ato momente ka qenë duke shkuar në shkollë, ka plagë të ndryshme në trup. Ngjarja ndodhi në mes të ditës në Iowa. Gruaja 42 vjeçare, Nicole Marie Poole Franklin, u arrestua me ndihmën e kalimtarëve të rastit të cilët e identifikuan, pasi ajo kishte mundur të largohej nga vendngjarja. Gruaja u arrestua pas 15 minutash. Duke folur gjatë një konference për shtyp, shefi i policisë…
Muharrem Salihu, anëtar i Asamblesë së Kuvendit Komunal të Medvegjës, thotë se të drejtat e komunitetit shqiptar atje po vazhdojnë të nëpërkëmben nga Serbia.Ai sjell në vëmendje me shqetësim, fshirjen nga regjistri civil të një numri të madh shqiptarësh, e për pasojë nga 8 mijë vetë rezultojnë sipas statistikave vetëm 1 mijë shqiptarë. Kjo gjë, për Salihun i ka hequr komunitetin shqiptar atje jo vetëm të drejtën për të votuar, gjë që u vu re në zgjedhjet e fundit, por e privon atë edhe nga e drejta e pronësisë. “Situata në Medvegjë është mjaft dramatike. Kjo ka filluar nga viti…
Një ciklon i fuqishëm nga Atlantiku do të kalojë nga fundjava në veri të rajonit tonë, që do të sjellë vranësira dhe kushte për reshje shiu, më të theksuara ditën e diel, bën të ditur Prishtina Weather, duke theksuar se në aspektin termik, do të depërtojnë masa më të ngrohta ajrore që vazhdojnë të rrisin temperaturat më tutje.Sipas shërbimit të meteorologjisë, “javën e ardhshme cikloni mbetet në lindje të rajonit, që kohë pas kohe do të favorizojë mundësi për riga lokale shiu, derisa nga veriu do të shtrihen masa më të ftohta ajrore që zbresin temperaturat përreth vlerave mesatare”. “Diferencat…
100 moto kolutivator janë shpërndarë në Podujevë. Mirëpo, ata u morën vetëm nga aktivistët e LDK-së.Partia opozitare në këtë komunë, Vetëvendosje thotë se disa prej atyre që përfituan një moto kultivator nuk është fare fermerë. Por nga pushteti po i mohojnë akuzat e VV-së.Komuna e Podujevës i shpërndau 100 moto – kultivatorë. Në LVV thonë që përfituan ata që nuk e merituan Sheshi “Zahir Pajaziti” në Podujevë u mbush me moto-kultivator. I pari ata i provoi kryetari i kësaj komune, Agim Veliu. Krejt kjo, pasi që Komuna e Podujevës, javën e kaluar, shpërndau plot 100 moto – kultivatorë për fermerët…
Alsat 2019-12-21T18:29:09+01:00 Ali Ahmeti rizgjidhet kryetar i BDI-së. Vendimi i degëve dhe delegatëve ishte unanim dhe pa kudër-kandidat ndaj Ahmetit. Në fjalimin përshëndetës, Ahmeti theksoi se BDI është duke u ndërtuar që t’i udhëheq proceset edhe 20 vitet e ardhshme. Duke folur për zgjedhjet e 12 prillit, kreu i BDI-së theksoi se në atë proces votohet për të ardhmen e vendit. Tani më 12 prill do të kemi edhe sprovën e parë dhe jam shumë i sigurt ashtu siç kemi regjistruar e shënuar për 18 vite 16 fitore, kjo që vjen më 12 prill është fitorja e rrallës dhe më…
Anëtari i presidencës së Bosnje Hercegovinës, Zheljko Komshiq, ka deklaruar se pavarësisht a ekziston njohja e ndërsjellë në mes Bosnjë e Hercegovinës dhe Kosovës, kjo punë është fakt i kryer.“Siç qëndrojnë tani punët, duhet të presim, edhe pse unë nuk kam dilema se Kosova është shtet i pavarur”, ka thënë Komshiq për televizionin publik të Kosovës. Në pyetjen se a ka dakordim për këtë në Bosnjë, Komshiq është përgjigjur: “Nuk kam dakordim për këtë, por kam të drejtë të kem qëndrim timin. Unë nuk do të flas gjithmonë atë që është e dakorduar, për shkak se ne jemi tre në…
Ka rënë fasada e një ndërtese në Suharekë dhe për shkak të lartësisë që kishte, ka rrezikuar jetën banorëve.Kjo ndërtesë është ndërtuar në vitin 2017, dhe besohet se shkak i rënies së fasadës, po shihet të jetë cilësia e dobët e ndërtimit. Në vendin e ngjarjes ka dalë kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj si dhe njësitet policore, të cilët raportuan se nuk ka viktima, apo të lënduar.

