Author: almakos

Alsat 2019-12-21T16:11:53+01:00 Në prag të festave të fundvitit, Shkupi ka synuar të bëhet pjesë e rekordeve Gines dhe atë duke krijuar pemën më të madhe të Vitit të Ri, me njerëz të gjallë. Pjesëmarrësit vendosën qese plastike me ngjyrë të gjelbër dhe të kuqe, qëndruan në vijat e shënuara paraprakisht me qëllim të krijojnë formën e pemës së vitit të ri.  Formimi I kësaj peme është pjesë e programit të qytetit me rastin e festave të fundvitit. Të gjitha incizimet nga ky manifestim do ti dërgohen institucioneve përkatëse të cilat do të vendosin nëse është arritur rekordi Gines.  Për momentin,…

Lexo më Shumë

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është duke e vonuar krijimin e institucioneve, për çka shtoi se nuk e kupton pse fituesi nuk e krijon qeverinë.Ai tha se është mirë që institucionet të krijohen sa më shpejt, pasi sipas tij, vazhdimisht është menduar se po ndodhin shpenzime jo të arsyeshme, emërime jo të duhura dhe probleme të tjera. E për këto, Haradinaj shtoi se fituesi i zgjedhjeve nuk po lodhet. “Kosova e ka rrugën e vet jo të lehtë, jemi të sfiduar si vend, është mirë t’i ndërtojmë institucionet tona sa më shpejt dhe t’iu kthehemi…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-21T15:14:53+01:00 Inspektorati i Punës gjatë vitit 2019, në territorin e Shkupit ka shqiptuar vetëm 6 ndalesa për mos respektim të të drejtave të punëtorëve në sektorin e ndërtimit. Ivan Peshevski nga Sindikata për Ndërtim, Industri dhe Projektim, thotë se institucionet nuk po bëjnë si duhet punën e tyre për parandalimin e shkeljes së të drejtave të punëtorëve. Pavarësisht ndonjë ndalese që shqipton Inspektorati, thotë ai, punëtorët e ndërtimit janë nëpër skela edhe në ditët kur bie alarmi për ajër të ndotur, temperaturat  të larta apo të ulëta. Ai shton se tashmë 6 vite tentojnë që  të arrijnë marrëveshje me…

Lexo më Shumë

Taksa dhe liberalizimi i vizave kanë qenë dy prej temave për të cilat janë përplasur ashpër kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, shkruan Gazeta Express.Rama thoshte se Emmanuel Macron i kishte bërë ofertë Haradinajt që të pezullonte për 4 muaj taksën, dhe që për këtë periudhë kohore do të angazhohej që Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave. Sipas Ramës nëse Haradinaj do të kishte pranuar një ofertë të tillë, atëherë kosovarët sot do të lëviznin pa viza. Megjithatë këto deklarata gjithmonë i ka mohuar Ramush Haradinaj, duke thënë se nuk janë të vërteta dhe…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-21T13:59:13+01:00 Serbia do të jetë një prej 2-3 donatorëve më të mëdhenj për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit në Shqipëri. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi sot në Tiranë, në konferencën e “MiniShengenit”, se të hënën Qeveria e vendit të tij do të akordojë një shumë të konsiderushme financiare për Shqipërinë. Ai foli edhe për nënshkrimin e një marrëveshjeje për emergjencat, e cila do të shërbejë që vendet të ndihmojnë më shpejt dhe më mirë njëra-tjetrën kur goditen nga fatkeqësi natyrore. Loading…

Lexo më Shumë

Autoritetet e Zelandës së Re, kanë bërë të ditur sot se vendi i tyre do të jetë shumë më i sigurt, pasi pronarët dorëzuan më shumë se 50,000 armë, si pjesë e një programi të blerjes së tyre, pas ndalimit të armëve të zjarrit.Megjithatë, kritikët thonë se kjo nuk është e mjaftueshme, duke konsideruar se janë me qindra armë të tjera, që mbahen ilegalisht nga pronarët e tyre. Qeveria kërkoi grumbullimin e armëve më të rrezikshme gjysmë automatike, nga frika se mund të përsëritet ndonjë sulm i ngjashëm si në xhaminë e Christchurch, ku një sulmues i vetëm vrau 51…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-21T12:59:09+01:00 Askujt mos t’i shkojë në mend të bëjë presion nga aspekti politik ndaj të punësuarve në sektorin publik në periudhën që vijon për shkak zgjedhjeve, nëse ndodh kjo, të paraqitet menjëherë, thotë ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski në një intervistë për MIA-n. Ai paralajmëron bashkëpunim me zëvendësin që do jetë në dikasterin e tij nga radhët e opozitës nga 3 janari në qeverinë teknike për shkak zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill vitit të ardhshëm. “Nga ana jonë do të kenë derë absolutisht të hapur, qasje në informacionet dhe dokumentet që…

Lexo më Shumë

Pavarësisht takimeve pa rezultate, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti pak orë para se të hynte në takim me Mustafën u shpreh optimist se marrëveshja për koalicionin qeverisës është e mundshme të ndodhë. Para mediave Kurti deklaroi se bisedimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës janë të pashmangshme dhe se beson që ato do të rezultojnë me një marrëveshje, por që nuk mund t’i thotë konkretisht elementet e saj pa u arritur ajo.Ndërkohë për ndarjen e ministrive dhe opsionin e ndarjes së tyre gjashtë me katër, Kurti tha se do të diskutojnë në takimet e radhës. “Të gjitha këto çështje diskutohen…

Lexo më Shumë

Një person është arrestuar në Prishtinë, i cili pasi kishte vërejtur njësinë policore, kishte hedhur në tokë gjashtë qese me substancë narkotike të mbështjella me foli.Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Po në Prishtinë janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen se kanë qenë të përfshirë në rastin e datës 17.02.2019, ku gjatë kontrollit në një veturë ishin gjetur dhe konfiskuar 3193.2 gramë substance narkotike e llojit heroinë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Lexo më Shumë

Infermierët, jo vetem shqiptaret, e ardhur në Gjermani të pakënaqur me gjendjen e tyre, konstaton një studim i bërë së fundmi nga Fondacioni gjerman Hans BoecklerSë fundi, një studim i porsabotuar në Gjermani konstaton se infermierët e ardhur nga jashtë nuk janë të kënaqur. Sipas studimit të bërë me porosi të fondacionit të sindikatave “Hans Boeckler”, me seli në Dyseldorf, si infermierët vendas, që e kanë mësuar zanatin më vonë, jo në rini, duke qenë se në zanatin e tyre fillestar nuk kanë gjetur punë, ashtu edhe infermierët e ardhur nga jashtë,  shumë shpesh kanë vështirësi në integrimin e tyre…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-21T09:42:17+01:00 Dje rreth orës 23:00 zjarri ka kapluar një shtëpi në lagjen Varnaliët në Veles ku si pasojë jetën ka humbur  një 80 vjeçar, pronarë i shtëpisë. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Nga ekipi i zjarrfikësve të Velesit njoftojnë se zjarri është lokalizuar tërësisht dhe se nuk ka rrezik për shtëpitë në afërsi ndërsa shtojnë se po punohet për pastrimin e plotë të terrenit. Loading…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona lidhur me therjen e mbrëmshme që ka ndodhur në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, ndërsa një person ka mbetur i lënduar.Bajram Krasniqi nga zyra për informim e Policisë së Kosovës, tha se një person ka mbetur i lënduar dhe është dërguar për ndihmë mjekësore. Rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si vrasje në tentativë dhe lëndim i rëndë trupor. Ai ka bërë të ditur se dy prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje dhe ndaj personit të tretë kishte pasur urdhëresë aktive, e cila është zbatuar. “Më 20.12.2019, në ora 22:55, në…

Lexo më Shumë