Në ekranin informativ në një stacion transporti të qytetit të Beogradit në sheshin Slavia gjendet një hartë në të cilën Kosova paraqitet si një shtet i pavarur.Ky veprim ka ngjallur reagime të shumta në opinionin serb, duke e gjykuar këtë veprim si “provokim”. Kryebashkiaku i Beogradit, Zoran Radojiçiq, e ka dënuar vendosjen e kësaj harte në ekranin informativ dhe ka thënë se tashmë ajo është hequr, transmeton Koha.net. “Me të marrë informatën për atë hartë në Slavia, kemi dërguar ekipin e organizatës turistike të Beogradit në vend të ngjarjes, por që e harta në ndërkohë është hequr”, ka thënë Radojiçiqi…
Author: almakos
Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit L.H për fajde.I dëmtuari N. E. Nga ai kishte marrë para në shumë prej 3500 euro me kamatë mujore prej 12% dhe është detyruar të paguajë kamatën në shumë prej 420 euro çdo muaj e që në total kishte paguar shumën prej 14 mije euro në emër të fajdesë. I dyshuari për fajde është arrestuar dje në flagrancë nga policia. I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një (1) muaj, i cili do të llogaritet nga data 19 dhjetor 2019 dhe do të zgjasë deri…
Alsat 2019-12-20T15:58:00+01:00 Kuvendi i Maqedonisë do u kërkojë falje të gjithë qytetarëve ndaj të cilëve është bërë padrejtësi. Propozim Rezoluta e shumicës parlamentare parashikon që Kuvendi i Maqedonisë, si organ më i lartë përfaqësues shtetit ti Dënojë shkeljet e drejtave të njeriut të shkaktuara që nga dita e parë e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Rezoluta, po ashtu kërkon që Qeveria dhe ministritë përkatëse si ministria e Drejtësisë dhe e Punëve të Brendshme, të mbështesin qytetarët që u është bërë represion. Ndërsa pret që për këtë të ndihmojë edhe Avokati i Popullit. Apelon që obligimet e Rezolutës ti…
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka mbledhur sot organizata të grave aktiviste, deputete e gra të profesioneve të ndryshme të cilave u ka thënë se barazinë gjinore nuk mund ta arrijë menjëherë, por e ka synim për qeverinë që synon ta krijojë. Në tryezën me temë: Dialogu shoqëror, gratë për zhvillim”, lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, ka thënë se në qeverinë e re gratë do të jenë pjesëmarrëse në secilin nivel, sepse kjo u takon.Gratë aktiviste të cilat drejtojnë organizata të ndryshme në Kosovë, kanë shpalosur problemet me të cilat përballen gratë në secilën komunë të vendit. Mungesa e pjesëmarrjes…
Alsat 2019-12-20T15:16:57+01:00 Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov ka sjell vendim për shkarkimin e drejtoreshës së Gjimnazit Nikolla Karev në Shkup. Vendimi i këtillë i Shielgovit erdhi pasi u shfaq videoja ku shihet se si drejtoresha Iliovska nxënësve të mbledhur në hollin e shkollës iu kërcënohet me pasoja në rast se ata dalin në protestë kundër ndotjes së ajrit dhe nxehjes globale. Në njoftimin e lëshuar nga Qyteti i Shkupit thuhet se e drejta për mjedis të shëndosh është e patjetërsueshme, sikurse edhe e drejta për të protestuar për të njëjtën. “Lufta për ndryshimet klimatike dhe ajër të pastër…
Ka një orë që në Kuvend të Kosovës, larg syrit të mediave ka nisur takimi në mes të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit dhe liderit të LDK’së, Isa Mustafës, merr vesh Gazeta Express.Të dy këta janë duke tentuar që të merren vesh për koalicionin, pas një jave barrakadim të negociatave pas mospajtimit për pozitën e presidentin. Takimi Kurti – Mustafa vjen një ditë pas presionit ndërkombëtar për krijim të koalicionit, e thirrjeve që sa më shpejtë të arrihet marrëveshje për formim të institucioneve. Sipas burimeve të Expressit takimi është duke u mbajtur në Kuvend, derisa, ka një orë që…
Alsat 2019-12-20T13:58:18+01:00 Tetë persona kanë marrë lëndime pasi hyrje të Gostivarit janë përplasur një makinë dhe një furgon. Midis të lënduarve është edhe një i mitur i cili pa leje ka drejtuar me njërin automjet. Sipas SPB Tetovë, në mëngjesin e sotëm, rreth orës 6 e 50 minuta në mbikalimin në hyrje të Gostivarit ka ndodhur një aksident ku kanë marrë pjesë dy makina me targa të Gostivarit, “Folsfagen golf” i drejtuar nga 16-vjeçari nga Gostivari dhe një furgon “Mercedes” që e ka drejtuar S.S. (34), gjithashtu nga Gostivari. Në aksident, të dy shoferët dhe gjashtë bashkudhëtarë (tre meshkuj dhe…
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sërish është shtyrë seanca ndaj të akuzuarit për vjedhje pylli, Pajtim Goxhufi.Shkak i shtyrjes së gjykimit ishte mungesa e prokurorit të shtetit, për të cilin gjykatësi Agim Kuçi tha se fletëkthesa nuk është kthyer dhe nuk dihet nëse është ftuar në mënyrë të rregullt. Ai nuk e ka përmendur emrin e prokurorit që ka munguar, mirëpo aktakuzën e ka përpiluar prokurori Hivzi Bajraktari, por që nuk dihet nëse ai edhe e përfaqëson atë. Po ashtu, në këtë seancë ka munguar edhe i akuzuari Pajtim Goxhufi për të cilin në seancën më 10 dhjetor 2019, nga…
Djem adoleshentë të veshur me kostume ushtarake shihen duke u stërvitur në një kamp sekret në Meksikë, si pjesë e përgatitjes për t’u bërë vrasës të karteleve.Videoja shokuese është xhiruar gjatë stërvitjes së anëtarëve të La Nueva Familia Michoacana. Klipi 17-sekondësh tregon adoleshentët duke marrë nishan nga distancë e largët dhe duke qëlluar me breshëri.
Alsat 2019-12-20T11:19:35+01:00 Të premten e ardhshme do të mblidhet Këshilli Qendror i LSDM-së për të vendosur rreth emrave të mundshëm për kryeministër teknik dhe ndryshimeve të tjera të parapara me marrëveshjen për qeveri teknike. Kështu deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev. “Të premten e ardhshme do të kemi mbledhje të Këshillit Qendror, kërkojmë të na kuptoni sepse bëhet fjalë për marrëveshje mes pushtetit dhe opozitës për formimin e Qeverisë teknike, zgjedhjen e kryeministrit teknik që do të jetë në këtë pozicion 100 ditë, nga 3 dhjetori deri në formimin e qeverisë së re. Periudha që pason do ti zgjedhim personat dhe…
Ka nisur shpërndarja e ndihmave të ndryshme të mbledhura nga edicioni i katërt i mini-maratonës “Vrapo Babadimër”.Të premten, shpërndarja është bërë në Prishtinë dhe në Mitrovicë, për të vazhduar edhe në qytetet e tjera të Kosovës, ditëve në vazhdim. Gjithsej, do të ndihmohen 700 familje. Qëllimi kryesor i kësaj iniciative është rritja e donacioneve për t’i ndihmuar familjet e varfra në Kosovë me rastin e festave të fund vitit.
Alsat 2019-12-20T10:25:20+01:00 Një grup i vogël qytetarësh për momentin janë grumbulluar para Gjykatës Penale-Shkup, ku duhet të mbahet seanca gjyqësore për rastin TNT. Siç është paraparë sot në seancë fjalën e tij mbrojtëse duhet ta thotë ish ministri për transport dhe lidhje, Mile Janakieski. Ndryshe gjykimi për rastin në fjalë është në “luftë” me kohën sepse njëra nga gjykatësit porotë të martën del në pension, kështu që në rast se deri të martën nuk sillet aktgjykim, gjykimi për këtë rast duhet të rinis nga fillimi. Për momentin gjykimi është ndërpre dhe është dhënë pauzë deri në ora 12:00, për shkak…

