Alsat 2020-01-27T16:23:27+01:00 Fyerjet e rënda që Katica Janeva i tha në sallën e gjyqit, e kanë pezulluar atë nga gjykimi për rastin Reket. Dëshmoi prokurorja Lile Stefanova. Janeva e provokuar reagoi nga banka e të pandehurës ndaj ish-koleges së saj. Ishte vulgare dhe e pahijshme. Mute, lavire. Ta vozisja macen, prandaj nuk bëj”-tha Katica Janeva, e paditur në Reket. [embedded content] Kjo sjellje e Katica Janeva ishte rezultat i dëshmisë së Stefanovës, e cila në detaje tregoi, sesi ajo si prokurore në PSP e mori përsipër rastin “Perandoria”. Të gjitha dokumentet me të cilët të dyshuarit u liruan nga paraburgimi,…
Author: almakos
Të mbijetuar të Holokaustit dhe udhëheqës ndërkombëtarë nderuan të hënën viktimat e nazistëve në ish-kampin e vdekjes në Aushvic të Polonisë.Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, dhe ai i Polonisë, Andrzej Duda, vizituan kampin, 75 vjet pas çlirimit të tij nga forcat sovjetike. Rreth 1.1 milion njerëz, shumica hebrenj, janë vrarë atje. Duke iu adresuar gazetarëve, Rivlin paralajmëroi kundër “zërave që përhapin urrejtje” dhe “kërcënojnë demokracinë”. “Detyra jonë është të luftojmë anti-semitizmin, racizmin dhe nostalgjinë fashiste – këto të këqija të sëmura”, tha ai. Rivlin dhe Duda vendosën kurora me lule në Murin e Vdekjes – vendin ku nazistët qëlluan për…
Alsat 2020-01-27T16:02:43+01:00 Akademia e Arteve dhe Shkencave shënoi ditën ndërkombëtare të Holokaustit, gjenocidit më të madh të historisë modern evropiane. Në emër të viktimave, u kujtuan disa nga historitë e tyre dhe vuajtjet në kampet e vdekjes. Kryetarja e Bashkësisë së hebrenjve në Maqedoni Berta Romano Nikoliq tha se është e rëndësishme që kjo ngjarje të mos harrohet. Holokausti nuk është vetëm një episodë tragjike në historinë botërore, është ngjarja e vetme por me kuptim universal e cila duhet gjithmonë të kujtohet. Holokausti nuk ka filluar me kampet e vdekjes dhe me krematoriumet. Aty dhe në atë mënyrë ka përfunduar.…
Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë e ka dënuar me tri vjet burgim me kusht të akuzuarën për pjesëmarrje në grup terrorist, Mimoza Tahiri.Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Valon Kurtaj, dënimi me burg ndaj saj nuk do të ekzekutohet, nëse ajo nuk kryen vepra tjera penale brenda tre vjetësh, për të cilën periudhë ajo është obliguar të ketë konsulta me psikologun. Ndërsa, koha e kaluar në paraburgim do të llogaritet në dënimin e shqiptuar. Sipas aktgjykimit, në rast se e akuzuara gjatë periudhës verifikuese kryen vepër tjetër penale, ose nuk mban konsultat me psikologun, do të ekzekutohet dënimi…
Alsat 2020-01-27T15:09:20+01:00 Prokuroria është në fazën fillestare të hetimeve për “Dhomën Publike”, grup ky në rrjetin ,,Telegram” ku publikoheshin fotografi dhe video me përmbajtje eksplicite të vajzave të mitura. Nga Prokuroria Publike thonë se kanë pranuar raport nga Departamenti i Krimit Kibernetikë dhe Mjekësisë ligjore në Ministrinë e Brendshme në lidhje me grupin me mbi 7400 adoleshentë, në të cilin kishte edhe persona të rritur. Duke vepruar sipas njoftimit të marrë, Prokuroria Publike e Shkupit menjëherë bëri kërkesë të të dhënave te personi përgjegjës i kompanisë “Telegram UK Holdings LTD” në Londër për të përcaktuar se kush është krijuesi, kush…
Forcat amerikane njoftuan të hënën se janë duke i hetuar raportimet për rrëzimin e një aeroplani në territorin e kontrolluar nga talibanët në Afganistan.Zëdhënësja e ushtrisë amerikane, Beth Riordan, tha se ende është e paqartë se aeroplani i cilës kompani ka qenë i përfshirë në këtë aksident dhe refuzoi të japë komente shtesë në lidhje me rastin. Megjithatë, nga disa pamje të publikuara në rrjetet sociale duket se aeroplani i rrëzuar ishte i tipit “E-11A”, i cili përdoret për vëzhgime nga ushtria amerikane, shkruan “Associated Press”, transmeton Gazeta Express. Më herët, zyrtarët afganë deklaruan se në këtë aksident është përfshirë…
Alsat 2020-01-27T14:03:10+01:00 Janeva ofendon me fjalë të ndyta prokuroren Lile Stefanova e cila dëshmoi sot në rastin “Reket”. “Lavire”, e quajti Janeva mes tjerash Lile Stefanovën, pas çka me urdhër të gjykatëses u largua nga salla e gjyqit. Në fund të seancës së sotme derisa Stefanova përgatitej për të dalë nga Salla, gjykatësja Vaska Nikollovska Masevska ia tërheq vërejtjen Janevës që të mos flet prej në vend, sepse do të largohet nga salla. Por Janeva filloi të bërtas: “Lavire”. Loading…
Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka deklaruar sot se nuk pranojnë oferta të reja nga LV-ja përveç asaj ku Lidhjes Demokratike i takon posti i kryeparlamentarit, presidenti dhe pesë ministri, raporton Gazeta Express.Para mediave, Veliu ka deklaruar se po presin që LV-ja të deklarohet për ofertën e tyre. “Për punën e ministrive ne jemi marrë vesh një herë. Jo ne po presim që të deklarohet për ofertën tonë, oferta jonë është me kryeparlamentarin dhe pesë ministri dhe zotimin për president, kjo është oferta që qëndron”, thotë Veliu. Madje, nënkryetari i LDK-së, është shprehur i bindur që këtë qëndrim nuk e…
Alsat 2020-01-27T13:12:11+01:00 Prokurorja speciale Lile Stefanova e cila dëshmoi sot në rastin reket, nuk deshi të komentoj deklaratën e saj dhënë në seancën gjyqësore, por u shpreh se Katica Janeve me veprimet e saja për të cilat sot gjendet në bankën e të akuzuarve i ka shkaktuar një dëme shumë të madh Prokurorisë Speciale Publike (PSP). “Unë çfarë duheshe të them e thash në gjykatë, u përgjigja edhe në pyetjet e prokurorëve, të akuzuarve dhe avokatëve. Deklaratën time nuk do ta plotësoj, nuk do ta sqaroj sepse nuk kam se çfarë të shtoj. Se vallë Katica Janeva është fajtore për…
Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë u takuan të hënën në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Berlin me ambasadorin Richard Grenell, i dërguar i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi.Zyrtarët biseduan për rivendosjen e linjës hekurudhore midis Prishtinës dhe Beogradit. Zyrtari për media i Grenellit, Dick Custin, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se takimi ka përfunduar, porse, tash për tash, nuk ka informacione shtesë. Arritjen e marrëveshjes për rikthimin e trafikut hekurudhor midis Kosovës dhe Serbisë e konfirmuan të premten Grenell dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Grenell bisedoi për këtë çështje edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe…
Alsat 2020-01-27T11:58:21+01:00 Ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar konfirmoi se muajt e ardhshëm do të jenë shumë të rëndësishëm për zgjerimin e BE-së, derisa për këtë qëllim Brukseli po punon në tre shtylla, edhe atë: Komisioni Evropian në fillim të shkurtit do ta prezantojë metodologjinë e re të zgjerimit, do të punohet që negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të hapen përpara Samitit të Zagrebit në maj, ndërsa në Samitin e Zagrebit do të shpaloset një plan për zhvillim ekonomik të rajonit. Zhbogar kështu kërkoi që edhe Shkupi të punojë në tre shtylla në mënyrë që hapja e negociatave të…
Përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës janë takuar sot në Ambasadën Amerikane në Berlin me homologët e tyre serbë, për të biseduar për mundësinë e hapjes së korridorit hekurudhor Prishtinë-Beograd.Në takimin e ndërmjetësuar nga ambasadori Richard Grenell, i cili është edhe i dërguari special i Presidentit Trump për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, palët kanë zhvilluar “diskutime konstruktive”. “Kemi pasur bisedime të mira. Kemi bërë përparim dhe jemi dakorduar që në ditët në vijim të mbyllim me sukses bisedimet”, është shprehur Xhemë Veseli, drejtor i Departamentit të Transportit Tokësor në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit të Republikës së…

