Alsat 2020-01-27T15:09:20+01:00
Prokuroria është në fazën fillestare të hetimeve për “Dhomën Publike”, grup ky në rrjetin ,,Telegram” ku publikoheshin fotografi dhe video me përmbajtje eksplicite të vajzave të mitura. Nga Prokuroria Publike thonë se kanë pranuar raport nga Departamenti i Krimit Kibernetikë dhe Mjekësisë ligjore në Ministrinë e Brendshme në lidhje me grupin me mbi 7400 adoleshentë, në të cilin kishte edhe persona të rritur.
Duke vepruar sipas njoftimit të marrë, Prokuroria Publike e Shkupit menjëherë bëri kërkesë të të dhënave te personi përgjegjës i kompanisë “Telegram UK Holdings LTD” në Londër për të përcaktuar se kush është krijuesi, kush janë administratorët e grupit, si dhe numrat e tyre të telefonit dhe adresat IP. Kërkesa iu dërgua Ministrisë së Brendshme për transmetim elektronik në kompani. Pas marrjes së të dhënave të nevojshme, do të merren masa dhe aktivitete shtesë për të vendosur përgjegjësinë penale”-thonë nga Prokuroria Publike.
“Dhoma e mbyllur” në Telegram ka ngjallur shqetësime të shumta, dhe për këtë arsye sociologët thonë se duhet shtuar kujdesi i prindërve ndaj fëmijëve. Sipas tyre vendit i duhet reformë urgjente në sistemin arsimor, pasi mungon edukimi rrjetet sociale.
Së pari këtu duhet të mbajnë përgjegjësi dikush që ka mundësuar teknikisht dhe e dyta patjetër në Maqedoni të fillojë një proces i reformimit në fushën e arsimit posaçërisht në nivele më të ulëta dhe më të larta, të shfaqet ajo kulturë e re e komunikimit. Ne akoma nuk jemi plotësisht të vetëdijshëm për atë që sjell teknologjia e re e komunikimit dhe raste të tilla vetëm ju tregojnë se në çfarë mase mund të ndodhë diçka dhe të shprehet plotësisht absolutisht negativisht posaçërisht për një popullatë të caktuar të kësaj moshe”-tha Ilija Acevski, sociolog.
Nga Ministrinë e Brendshme deri më tani nuk kanë zbuluar detaje të reja lidhur me grupin “Dhoma Publike” në platformën Telegram, e cila përfshinte, ndër të tjera, video pornografike dhe foto të vajzave të mitura, por thonë se shumë shpejtë do të dalin me detaje. Për grupin “Dhoma Publike” e para alarmoi një profesoreshë e cila ngriti shqetësimet për keqpërdorimin e fotografive të vajzave të mitura.
ALSAT
Loading…



