Gjykata Kantonale e Lucernit kishte nxjerrë një vendim për dëbim nga Zvicra të një kosovari që ishte marrë me tregti droge. Mirëpo, për shkak se personi në fjalë është i sëmurë nga kanceri, Gjykata Federale ka rrëzuar gjykimin në fjalë, shkruan Luzerner Zeitung.Kosovari i moshës mbi 50 vjeçare duhej të ishte larguar nga Zvicra tre vjet më parë, transmeton albinfo.ch. Gjykata Kantonale e Aargaut e kishte shpallur atë fajtor për tregti me heroinë në vitin 2015 dhe e kishte dënuar me burgim prej tre vjet e gjysmë, gjë që automatikisht çon në dëbim nga Zvicra. Vendimi në fjalë qe konfirmuar…
Author: almakos
Mediet shtetërore kineze kanë publikuar pamjet nga një spital në provincën Hubei që raportojnë lindjen e një gruaje kineze, 28 vjeç, që dyshohet se ishte e infektuar me koronavirus.Siç tregon video, foshnja është marrë për testime të mëtejshme pas lindjes. Videoja tregon katër mjekë me kostume mbrojtëse, dhe është pothuajse e sigurt që gruaja është infektuar me koronavirus që filloi të përhapet nga qyteti i Wuhan. Koronavirusi deri më tani ka vrarë zyrtarisht 81 njerëz dhe ka infektuar mijëra të tjerë në shumë vende të botës, ku përveç Kinës ka prekur SHBA’të, Australinë dhe vende të tjera, ndër të cilat…
Pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi, ka vendosur që tua paguajë sigurimet shëndetësore punëtorëve të tij.Punëtorët në Kosovë ende vuajnë për sigurime shëndetësore për shkak se mungon një ligj për rregullimin e kësaj çështje. “Kompania “Frutex” nga muaji Shkurt do të marrë përsipër mbulimin financiar të sigurimit shëndetsorë, për të gjithë punëtorët e vet për aq kohë sa instuticionet e vendit, nuk janë në gjendje të implementojnë ligjin mbi sigurimin shëndetësorë”, ka shkruar Palushi në llogarinë e tij në Facebook. [embedded content]
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka udhëtuar sot për në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin e kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Parlamentit Evropian.Samiti mbahet nesër, më 28 janar, nën patronatin e Presidentit të Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli. Në samit do të diskutohet lidhur me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht përforcimin e dimensionit parlamentar në procesin e zgjerimit. Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryeparlamentari Konjufca do të zhvillojë edhe takime të tjera me zyrtarë të lartë Parlamentit Evropian dhe homologë nga rajoni.
Pupils demonstrate in central Athens on April 22, 2019 against a new educational reform, changing the exams system for higher education. – During nearly a decade of cuts imposed as Greece struggled to avert national bankruptcy, public education and health were among the sectors hit the hardest as the country lost a quarter of its national output. Amid sweeping layoffs, wage cuts and tax hikes, many found themselves unable to keep up with their social insurance contributions, and were therefore pushed out of state-provided health support. (Photo by LOUISA GOULIAMAKI / AFP) (Photo credit should read LOUISA GOULIAMAKI/AFP via Getty…
Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, ka thënë se 50 vjet pas Auschwitzit, Aleanca e NATO-s intervenoi në Kosovë për të parandaluar një gjenocid të ri në tokën evropiane.Në fjalimin e tij para të pranishmëve, Geoana tha se Holokausti ishte një ofendim për të gjithë njerëzimin. “Kishte të bënte me shkatërrimin e të ndryshmëve. Dhe, ajo që na bën neve të ndryshëm, që na bën neve unikë, është ajo që na bën njerëzorë. Pas Luftës (së Dytë Botërore), vendet e lira të botës kërkuan një shteg të ri. Një shteg ky i…
U.S. President Donald Trump and Ivanka Trump, right, arrive at the World Economic Forum in Davos, Switzerland, Wednesday, Jan. 22, 2020. The 50th annual meeting of the forum is taking place in Davos from Jan. 21 until Jan. 24, 2020. (AP Photo/Markus Schreiber) Alsat 2020-01-27T20:07:41+01:00 Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi sot se Shtëpia e Bardhë do të shpallë planin e shumëpritur të paqes në Lindjen e Mesme nesër në mesditë. Trump u tha gazetarëve gjatë një takimi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, se palestinezëve duhet t’iu pëlqejë plani dhe të mendojnë se është i mirë…
Lëvizja Vetëvendosje zyrtarisht njofton se as pas takimit të sotëm në Kuvendin e Kosovës me LDK’në nuk kanë arritur marrëvshje për formimin e Qeverisë.“Sot pasdite, në Kuvendin e Kosovës u mbajt edhe një takim ndërmjet LVV dhe LDK. Nuk u arrit marrëveshja”, thuhet në njoftimin e VV’së, transmeton Gazeta Express. Një takim i radhës do të ndodhë nesër, në të cilin do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e QUINT’it (Amerikës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë). “Palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e…
Alsat 2020-01-27T19:02:58+01:00 SPB-Shkup drejt PTHP-Shkup, parashtroi padi kundër Z.L. (35) dhe A.L. (41) për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale “përpunim i palejuar, bashkim për tregtim me armë apo materie shpërthyese”, vepra ndëshkuese sipas nenit 396 nga Kodi penal. Siç kumtoi MPB, më 7 dhjetor 2019 në orën 05:45, kur në disa lokacione në fshatin Gërçec, mes të cilave edhe në shtëpitë e të paraqiturve, janë kryer bastisje në bazë të urdhrit gjyqësor, nëpunësit policor nuk i hasën të paraqiturit në shtëpitë e tyre. Me atë rast, gjatë bastisjeve në fshatin Gërçec, nëpunës policor, të cilët kanë siguruar…
Terminali doganor në Han të Elezit do të mbyllet sonte për shkak të mungesës së licensës, raporton Gazeta Express.Këtë lajm për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci. “Terminali doganor është pezulluar përkohësisht nga sonte në ora 24:00 në mungesë të licensës nga ministria përkatëse. Në momentin që pajiset me licensë nga Ministria e Infrastrukturss do ts vazhdon operimi nga Dogana”, thotë Adriatik Stavileci. Sonte nga pas orës 24:00, të gjithë kamionët duhet të devijojnë në terminale tjera. Kurse dërgesat që janë në terminal dhe ato që hynë deri në ora 00:00 do të vazhdojnë…
Alsat 2020-01-27T18:16:13+01:00 Edhe pse pajisjet teknike janë siguruar dhe procesi i digjitalizimit të shërbimeve tanimë ka filluar, megjithatë mbetet edhe shumëçka për t`u bërë. Në temën e digjitalizimit të shërbimeve, në UEJL është mbajtur debat mes Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Komunës së Tetovës dhe sferës akademike të UEJL-së. Fokusi kryesor i takimit të sotëm, u vendos mbi platformën elektronike Uslugi.gov.mk “Rreth 800 nga shërbimet tanimë janë në platformën elektronike, pra qytetarët mund t`i shohin ku një pjesë janë elektronike dhe një pjesë ende nuk janë. por ajo që është e rëndësishme është se këtu dolën një sërë paqartësish,…
Ministri në Detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thirrur sot në takim krerët e institucioneve shëndetësore për të diskutuar lidhur me korona virusin.Në komunikatën e lëshuar për media shkruhet se Ministria e Shëndetësisë është duke e përcjellë me vëmendje zhvillimet në botë në lidhje me pneumoninë virale coronavirus. Lidhur me këtë çështje, Ministri në detyrë i shëndetësisë Uran Ismaili, ka thirrur sot në takim krerët e institucioneve relevante shëndetësore në Kosovë. Gjatë këtij takimi ministri Ismaili ka kërkuar nga të pranishmit informata rreth situatës së coronavirusit si dhe kërkoi nga të gjithë mekanizmat shtetëror e institucional, që të jenë në…

