Author: almakos

Alsat 2020-01-28T20:38:52+01:00 Sot rreth orës 18:40 në rrugën Boris Sarafov në Spitalin “13 nëntori” ka shpërthyer zjarr. Sipas informacioneve të para zjarri ka shpërthyer në njërën nga dhomat e bodrumit ku edhe janë djegur dokumentacione të vjetra pa vlerë. Ekipi i zjarrfikësve ka arritur të shuaj zjarrin rreth orës 19:20. Loading…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i nominuari për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, në të cilin morën pjesë edhe ndërkombëtarët, ka thënë se nuk mund të ketë marrëveshje me përafrim të njëanshëm përkundër asaj që interesimi dhe gatishmëria ishte e madhe.Kurti pas takimit që zgjati tri orë mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes ka deklaruar për media se ka pasur interesim dhe gatishëmri që të formohet koalicioni, por sipas tij nuk mund të ketë koalicion me përafrim të njëanshëm. “Populli e ka thënë fjalën e vet. Interesimi dhe gatishmëria ime ka qenë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-28T19:38:11+01:00 Të premten në të njëjtin lokacion në rrethinën e Shkupit do të takohen drejtuesit e shtatë partive parlamentare që siguruan në mënyrë të pavarur hyrjen në Kuvend në vitin 2016. Darka e punës sipas informacioneve të 360 ​​gradë do të mbahet si pjesë e një seance të re të në dialogun Zhan Mone. Takimi pritet të fillojë të premten pasdite dhe të përfundojë të shtunën. Në takim janë të ftuar, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, kreu i VMRO-DMPNE-së Hristijan Mickoski, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ai i Alternativës dhe Besës, Afrim Gashi dhe Bilall Kasami, kryetari i PDSH-së,…

Lexo më Shumë

Driton Selmanaj ka sulmuar mediat për raportimin rreth një intervistë të tij, në të cilën kur deputeti i LDK’së është pyetur për qëndrimet e nënkryetares Vjosa Osmani, ka thënë se nuk i bën nder askujt që të qëndrojë në një parti e vazhdimisht ta kundërshtojë atë. Gjithashtu ka thënë se “nuk mendoj se mund të krijosh karrierë politikeduke e kundërshtuar partinë”.Deputeti i LDK’së ishte cituar për deklaratën e dhënë rreth zyrtarëve që nuk pajtohen me partinë. Kur ishte pyetur për Vjosa Osmanin, e cila disa herë ka dalë kundër qëndrimeve të partisë, Selmanaj ka thënë se secili anëtar i partisë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-28T19:02:53+01:00 Franca del me qëndrim të ri sa i përket hapjes së negociatave me Shkupin dhe Tiranën. Ambasadori francez Kristijan Timonie për dallim nga deklaratat e mëparshme ku theksonte se njëherë duhet të reformohet zgjerimi dhe më pas të hapen negociatat, tani thekson se dy proceset mund të bëhen paralelisht, përkatësisht edhe hapja e negociatave edhe zbatimi i metodologjisë. [embedded content] “Nga ana jonë ekziston çështja e reformës së funksionimit të BE-së, sepse nuk do të ketë kuptim që të ju pranojmë në union që nuk ka rend. Nga ky këndvështrim do të them se proceset mund të udhëhiqen…

Lexo më Shumë

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha të martën se do të hakmerret “fuqishëm dhe pa hezitim” kundër çdo sulmi në pozicionet e saj, nga ana e forcave të presidentit, Bashar al-Asad, në provincën veri-perëndimore të Idlibit në Siri.Forcat e qeverisë siriane hynë në jug të qytetit të martën, duke shënuar një përparim të rëndësishëm në kthimin nën kontroll të territorit të mbajtur nga rebelët. Më 10 janar, Turqia dhe Rusia, u pajtuan për një armëpushim në rajonin e banuar nga rreth 3 milionë njerëz. Ankaraja për vite me radhë ka mbështetur rebelët sirianë, të cilët luftojnë për të mposhtur presidentin…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-28T18:04:07+01:00 Organizata për mbrojtjen e kafshëve, “Anima Mundi” ka publikuar një fotografi shqetësuese të një kali të ngordhur që transportohet me kamion nëpër rrugët e Shkupit. “Kërkojmë nga MPB dhe AUV të reagojnë dhe të dënojnë personin që në mes të ditës dhe në kulmin e trafikut në qytet transporton një kalë të ngordhur! Nëse kjo kalon pa u dënuar, ne të gjithë jemi primitivë, pa vetëdije dhe pa turp”, thonë mes tjerash nga Anima Mundi. Loading…

Lexo më Shumë

Njësiti i Hetimeve Rajonale në Prizren ka arritur të identifikojë dhe zbulojë kryerësit e veprave penale të grabitjes.Rasti ka ndodhur në këtë muaj në një barnatore në qytetin e Prizrenit ku persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kishin arritur të grabisin një sasi të parave në vlerë rreth 5000 euro. Hetuesit e rajonit të Prizrenit kanë siguruar prova dhe dëshmi në lidhje më këtë ngjarje, ku fillimisht e kanë gjetur kasafortën e cila ishte e vjedhur dhe pas identifikimit të personave të dyshuar të njëjtit i ka ballafaquar me provat ku edhe e kanë pranuar se e kanë kryer…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i LV-së, Besnik Bislimi pak minuta më parë ka arritur në Kuvend të Kosovës. Para mediave, shkurtimisht ai ka deklaruar se ambasadorët do të shkojnë në takimin e thirrur për në ora 17:00, raporton Gazeta Express.“Ambasadorët do të vijnë në takim”, ka thënë Bislimi, raporton Televizioni T7. Ndryshe, ambasada gjermane në vend kanë deklaruar sot për Express se nuk kanë marrë ftesë për takim të përbashkët me vendet e QUINT’it. Takimi sipas LV-së është thirrur sot në ora 17:00./GazetaExpress/

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-28T16:16:24+01:00 Në programin 200 në Alsat i cili do të transmetohet në orën 22, epidemiologët informojnë se nuk ka të infektuar në Maqedoni nga korona virusi, dhe se nuk ka vend për panik, pasi autoritetet shëndetësore i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme. Protokolli i izolimit është tashmë funksional, janë vendosur kamera termale në aeroportin e Shkupit që synojnë të “regjistrojnë” temperaturën e ngritur të atyre të infektuar eventualisht me virus. Në aeroportin e Shkupit, sipas fluturimeve nga Stambolli dhe Dubai, prej ku ka linja direkte drejt rajonit të rrezikuar në Kinë, është bërë vendosja e epidemiologëve. Tani…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit N. S.Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 27.01.2020, rreth orës 08:00 minuta, tek zyrat e Kompanisë “AR Katana” ShPK në Gjilan me dashje dhe me qëllim të ushtrimit të pushtetit dhe kontrollit, cenimit të dinjitetit tek bashkëshortja tani e dëmtuara F. B. ka shkaktuar dhunë në familje, përmes dhunës psikologjike në kundërshtim me nenin 2 nënparagrafin 3 të Ligjit për Dhunë në Familje. I pandehuri të njëjtën ditë ka pasur një seancë gjyqësore në Gjykatën…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-28T15:16:25+01:00 Në 24 orëshin e parë të gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur nga shteti si pasojë e ndotjes enorme të ajrit, qytetarët përpiqen t’i respektojnë masat e rekomanduara nga shteti duke shfrytëzuar transportin publik dhe duke përdorur maska. Megjithatë thonë se këto masa nuk janë të mjaftueshme. Kërkojnë zgjidhje afatgjate nga ndotësit e mëdhenj të ajrit. “Nuk janë të mjaftueshme, nuk janë hiçgjë. Nuk do të kenë rezultat deri sa nuk zgjidhin problemet e industrive me ndotjen dhe me mbeturinat që i djegin”. “Këto i kemi falas që mos t’i marri veturat, kinse ndotje do të ketë më pak.…

Lexo më Shumë