Author: almakos

E vetmja gjë e sigurt është se 31-vjeçarja Nadezhda Zavialova solli në jetë fëmijën që mban në bark në shtëpinë e saj, por kur mjekët shkuan tek ajo, e gjetën foshnjën brenda në lavatriçe.Gruaja vijon të pretendojë se vogëlushi, i ardhur në jetë para kohe, kishte vdekur gjatë lindjes. Por, diçka në rrëfimin e saj nuk e bind policinë, e cila po heton lidhur me ngjarjen, duke bërë që gruaja të vihet nën hetim. Nga hetimet paraprake dihet se Denis, burri i 31-vjeçares, telefonoi policinë në mëngjes, pasi e gjeti të shoqen të larë në gjak. Kur mjekët mbërritën, vogëlushi…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-28T13:52:41+01:00 Policia kufitare hungareze ka shkrepur të shtëna paralajmëruese ndaj disa dhjetëra migrantëve, të cilët u përpoqën të hynin të martën në Hungari, përmes një vendkalimi kufitar me Serbinë, tha policia hungareze. Policia tha se ata ndaluan shumicën e 60-70 migrantëve që tentuan të hynin në Hungari, ndërsa katër migrantë u kapën në vendngjarje, dhe u arrestuan.Pika kufitare në fshatin jugor të Roszke të Hungarisë u mbyll natën kur ndodhi incidenti. Zyrtarët e përshkruan incidentin, si një përpjekje “e jashtëzakonshme dhe e dhunshme” për të kaluar në mënyrë joligjore kufirin. Autoritetet hungareze kanë njoftuar për një rritje të numrit…

Lexo më Shumë

Qeveria kineze ka mbyllur një sërë qytetesh si masa paraprake, ku njerëzit nuk lejohet të dalin jashtë këtyre qyteteve apo të futen në to.Në disa qytete që nuk janë nën karantinë, masat paraprake janë ato të ashtuquajturat shkallë e parë e kujdesit shëndetësor. Qytetarët këshillohen që të mos dalin në rrugë, domethënë ta bëjnë këtë vetëm kur është e nevojshme. Qytetarët duket se po i ndjekin me rigorizitet udhëzimet, ku siç tregojnë këto foto nga Pekini, rrugët janë bosh. Njerëzit këshillohen të shmangin vendet e grumbulluara dhe fillimi i semestrit të ri mësimor është shtyrë. Shkollat dhe zonat e biznesit…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-28T12:41:10+01:00 Sot rreth orës 09:50 minuta në Qendrën spitalore të Makedonski Brod në gjendje kritike është sjellë personi S.P. i lindur në vitin 1957, i cili është plagosur me një armë të kalibrit të vogël nga ana e T.T. në fshatin Greshnicë. Që të dy, edhe S.P. dhe T.T. janë anëtarë të Shoqatës së gjuetarëve “Pesjak”. Policia po punon në zbardhjen e plotë të rastit. Loading…

Lexo më Shumë

Një automjet është përfshirë nga flakët në Prishtinë sot gjatë ditës, konkretisht në Rrugën B të kryeqytetit, raporton Gazeta Express.Në fotografitë e dërguara në redaksinë e Gazetës Express shihet një kamion i përfshirë nga flakët. Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe zjarrëfikësit. Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti ka konfirmuar për Gazetën Express se rasti ka ndodhur rreth orës 12:30. “Rreth orës 12:30 policia ka pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën B, ku është kapluar nga flakët një automjet. Nuk raportohet për persona të lënduar, me rastin po merren njësitet kompetente të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë”, ka…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-28T12:01:01+01:00 Prokurori burim Rustemi sot ka dëshmuar në seancën gjyqësore për rastin “Reket”. Ai tregoi se si Katica Janeva ka kërkuar që të mbyllet rasti “Banka Postare”. “Në një takim joformal shkova te Janeva, dhe në një moment e tha një mendim, se mendon që të konstatojë dëmin në Bankën Postare dhe lënda të mbyllet në PSP dhe të akuzuarit të mos marrin dënime me burg. Ky mendim më futi në mendime dhe e pyeta veten cila është prapavija e kësaj. Megjithatë, ditët e ardhshme, ma mori mendja se Janeva dëshiron të thirret në mendimin e Gjykatës Supreme dhe…

Lexo më Shumë

Policia e Taxhikistanit i ka arrestuar 113 persona nën dyshimin se janë anëtarë të grupit të ndaluar, “Vëllazëria Myslimane”.Prokurori i përgjithshëm i këtij shteti, Yusuf Rahmon, tha para gazetarëve se në mesin e personave të arrestuar janë 20 profesorë dhe punëtorë të universiteteve të ndryshme, dy shtetas të huaj dhe një nga qyteti verior, Isfara. “Qëllimi i këtij grupi është rrëzimi i dhunshëm i qeverisë dhe krijimi i shtetit islamik. Ky grup është shpallur organizatë ekstremiste dhe terroriste në shumë shtete”, tha ky prokuror. “Vëllazëria Myslimane” është një organizatë islamike sunite, e themeluar në Egjipt në vitin 1928 nga Hassan…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-28T11:13:37+01:00 Ministri për Punë të Brendshme Naqe Çulev, flet për parregullsitë me resurset njerëzorë në MPB.Ai njoftoi se ka formuar një Komision të posaçëm, ndërkohë që ka njoftuar edhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare. Në komision sipas Çulev janë përfshirë edhe përfaqësuesit e sindikatës së policisë. Komisioni ka shqyrtuar mbi 1800 vendime me çrrastë ka konstatuar shumë shkelje, si marrëveshjen kolektive dhe Ligjin për Punë të Brendshme. Loading…

Lexo më Shumë

Me prezencën e ambasadorëve të QUINT-it dhe të shefes së Misionit të Bashkimit Evropian në Prishtinë, do të mbahet sot takimi i radhës në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Gazeta Express merr vesh se takimi është caktuar për në ora 17:00 në Kuvend të Kosovës.Dje u tha se do të merren vesh përfundimisht për koalicionin ose që nuk mund të shkojnë bashkë në qeverisje. Mirëpo, takimi që zgjati gati tre orë në mes të LV-së dhe LDK-së, përfundoi edhe njëherë pa epilog. Teksa afati për mandatarin po shkon drejtë fundit, partitë që ka muaj që janë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-28T10:16:16+01:00 Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, Sali Murati sot do të ketë takim me ambasadoren amerikane në vend, Kejt Mari Bërns. Që nga emërimi kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Murati deri më tani është takuar me euroambasadorin Samuel Zhbogar, si dhe me ambasadorët e Francës, Gjermanisë dhe Turqisë, Kristian Timonie, Tomas Gerberih dhe Hasan Mehmet Sekizqok. Loading…

Lexo më Shumë

“Mamaja pagoi 15 kg for për martesën time të ëndrrave … atëherë kishte një fëmijë me burrin tim”. Lauren Wall ishte aq mirënjohëse për nënën e saj për pagimin e dasmës së saj, saqë ajo madje e mori atë edhe në muajin e saj të mjaltit.Vetëm tetë javë pas ceremonisë 15,000 £, Lauren Wall ka denoncuar nënën e saj se ia mori burrin dhe madje bëri edhe një fëmijë me të. “Gjithnjë filloi mirë me mamanë. Asnjëherë nuk e mendoja se kishte diçka të çuditshme mes saj dhe burrit tim. Ata qeshnin shumë së bashkur, nuk mund të dyshoja kurrë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-28T08:30:08+01:00 Ligji për prokurori publike sot hyn në procedurë kuvendore, do të kërkohet afrim i qëndrimeve të pushtetit dhe opozitës në debatin publik në kuadër të Komisionit parlamentar për sistem politik. Seanca e Komisionit kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive është caktuar për në ora 14:00 dhe pika e vetme në rend dite është “Prokuroria publike si organ efikas në luftën kundër korrupsionit”. Nga LSDM-ja, në vigjilje të debatit publik kuvendor, dje porositën se Ligji për Prokurorinë Publike është shansi i fundit për VMRO-DPMNE-në që të tregojë nëse është për BE dhe shtet juridik. Në debat publik,…

Lexo më Shumë