Durrës- Goditi me automjet një 55-vjeçar duke e plagosur rëndë dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Pas veprimeve intensive hetimore, identifikohet dhe shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit. Nga veprimet hetimore dyshohet se 40-vjeçari ka tentuar të vrasë me automjet 55-vjeçarin. Vijojnë kërkimet për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e 40-vjeçarit, si dhe për gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit me të cilin goditi rëndë 55-vjeçarin. Më datë 24.09.2025, rreth orës 19:54, në rrugën “Vala e Detit”, Durrës, një automjet i paidentifikuar goditi këmbësorin, shtetasin A. K., alias B. K., 55 vjeç, banues në Durrës. Drejtuesi i automjetit, pasi goditi 55-vjeçarin,…
Author: almakos
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, paralajmëroi themelimin e Këshillit të Diasporës në komunë, qëllimi i të cilit është lidhja e komunës me mijëra çairas që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. “Çairi nuk është vetëm vendi ku jetojmë sot. Çairi është kudo ku jetojnë çairasit, në Zvicër, Gjermani, Austri, Itali, në SHBA dhe në mbarë botën. Ata janë ambasadorët tanë më të mirë dhe promotorët e vlerave tona, të identitetit tonë dhe mbështetës të përditshëm të familjeve të tyre këtu”, deklaroi Osmani. Sipas tij, Këshilli do të jetë një urë e qëndrueshme bashkëpunimi, idesh të përbashkëta, investimesh…
Kandidati i koalicionit VLEN, për këtë komunë, Izet Mexhiti, ka vizituar “Shengyl Hamam”, nga ku informoi se ai objekt do të restaurohet. Mexhiti tha se Çairi do të jetë vatër e kulturës.“Pas restaurimit, Shengyl Hamami do të bëhet shtëpia e shoqatës “Yeni Ol” dhe shoqatës Lilijan , pra njëra që përfaqëson komunitetin turk, tjetra që përfaqëson komunitetin boshnjak në komunën e Çairit. Duke u shndërruar në një qendër kulturore dhe moderne për pikturë, muzikë, letërsi dhe krijimtari artistike”, ka deklaruar Mexhiti.Ai ka shtuar se Shengyl Hamami është një nga monumentet më të çmuara të arkitekturës osmane në Shkup, që po…
Shpërthim i një makine me disa të lënduar është raportuar se ka ndodhur në Tel Aviv, por rrethanat dhe shkaqet mbeten ende të panjohura. “Kanali 12” izraelit raportoi se një makinë shpërtheu në Tel Aviv, duke shkaktuar të lënduar ditën e sotme. Shkaku i shpërthimit nuk është bërë menjëherë i qartë dhe kanali nuk dha detaje të mëtejshme. Por policia dhe autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Nga ana tjetër, IDF po vijon operacionin në thellësi të Gazës kundër Hamasit dhe sot u raportua për të paktën 18 të vrarë. Forcat izraelite përparuan më tej këtë mëngjes në…
Sot në orët e pasdites do të ketë kushte për dukuri të izoluar të jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme afatshkurte dhe bubullima të rrala. Nga nesër deri të hënën vendi ynë do të jetë nën ndikimin e aktivitetit ciklonik dhe do ketë ndryshim më të madh të motit, njoftoi DPHM. Do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët dhe më freskët me reshje të përkohshme të shiut. Lokalisht reshjet do të jenë vërshuese dhe më intensive (mbi 20l/m2), të përcjella me bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura diutore do të bjerë për 8 deri në 10 gradë krahasuar me ditën e…
Administratori i një agjencie turistike në Tiranë është arrestuar dhe bashkëshortja e tij punonjëse në subjekt u mor nën akuzë, pasi dyshohet se kanë përfituar nëpërmjet mashtrimit 17 mijë euro nga klientët. Prokuroria arriti në këtë përfundim penal pas disa muajsh hetime intensive me metoda proaktive. I arrestuar i aksionit të koduar “Rezervimi” është Ardi Gjuzi. Policia tha se ai bashkë me gruan e tij A. Gjuzi, dyshohen se duke mashtruar klientët e agjencisë, kanë përfituar rreth 17 000 euro “Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare Tiranë, pas administrimit të kallëzimeve të disa qytetarëve, për mashtrim…
“Tentoi të më përdhunonte”, kështu ka deklaruar para hetuesve, 21-vjeçari Teilor Tivari, i cili dyshohet si autor i vrasjes së Valbon alias Marko Beqiraj, i cili u gjet i masakruar me thikë brenda banesës në lagjen nr.12 të qytetit të Durrësit. Ai ka rrëfyer versionin e tij të ngjarjes, duke pretenduar se me viktimën ishin miq dhe se ky i fundit e kishte ftuar në banesën e tij. Por, theksoi Teilor Tivari viktima kishte tentuar të abuzonte seksualisht me të. “Tentova të mbrohesha, ai ishte më i fuqishëm se unë, i shpëtova, mora thikën e bukës dhe e qëllova”, u shpreh i riu.…
Komisioni i Hifzit pranë Myftinisë së Shkupit realizoi seancën e fundit të dëgjimit të kandidatit për hafiz, Hamza Abazi, duke përmbyllur me sukses procesin e tij të memorizimit të plotë të Kur’anit Famëlartë. Seancat e dëgjimit u zhvilluan në ambientet e xhamisë “Duqanxhik”, përpara anëtarëve të komisionit të hifzit, në praninë e hoxhallarëve, xhematlinjve dhe mysafirëve të shumtë, të cilët përshëndetën dhe përkrahën këtë arritje të veçantë. Në emër të Myftiut të Shkupit, përgjegjësi i Institutit të Hifzit “Hafiz Ismail Efendiu”, hfz. Xhemail ef. Nuhiju, mbajti një fjalë rasti ku përgëzoi hafizin dhe muhafizin për përkushtimin e treguar gjatë këtij…
Pasi hapi një vrimë në mur pa u diktuar në Burgun e Fierit, Bledar Selmanaj depërtoi nga një tub metalik duke shmangur perimetrat e sigurisë me qëllim arratisjen, por dështoi në momentin e fundit. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dha detajet nga ngjarja e ndodhur dhe parandaluar mëngjesin e djeshëm. Gjatë përpjekjes për arratisje, Selmanaj ka kundërshtuar edhe efektivët e burgjeve që e diktuan, duke e izoluar në qeli. Prej 24 marsit të këtij viti ai qëndronte i izoluar në Burgun e Fierit, teksa akuzohej për veprën penale të vrasjes. “Më datë 24.09.2025, rreth orës 03:48, i paraburgosuri Bledar Selmanaj ka tentuar…
Koordinatori i grupit parlamentar të Frontit Evropian, Zejd Rexhepi në një konferencë për media në Kuvend, tha se Maqedonia është shtet i paradokseve, ku gjykata kushtetuese voton kundër gjykatës kushtetuese, ku qeveria është kundër kushtetutës dhe ligjeve.“Sot apo dje e kuptuam edhe deklaratën e kryeministrit i cili para disa ditëve deklaroi se disa gjykatës dhe prokurorë janë të kapur nga zyrat e Bihaçkës dhe Reçicës së Vogël. Shumë e qartë! Por këtë do e komentoj ndryshe. Nëse disa qenkan të kapur nga këto dy qendrat atëherë i bie se të gjithë tjerët prokurorë dhe gjykatës janë të kapur nga Pallati…
I premtonte zgjidhjen e një çështjeje duke i zhvatur disa herë para nëpërmjet mashtrimit pasi njihte drejtues të institucioneve, identifikohet dhe arrestohet 54-vjeçari i dyshuar. Policia e Korçës dhe specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një 53-vjeçar, se kishte paguar 6300 euro tek i dyshuari, bënë arrestimin e Ilir Zisko, banues në qytetin verilindor. Nga dëshmia e marrë rezulton se qytetari i kishte dhënë disa këste radhazi me euro, pasi 54-vjeçari i ka premtuar se “do ta ndihmonte me anë të njohjeve që kishte me disa drejtues të insitucioneve shtetërore”. “Ky shtetas dyshohet se gjatë…

