Koordinatori i grupit parlamentar të Frontit Evropian, Zejd Rexhepi në një konferencë për media në Kuvend, tha se Maqedonia është shtet i paradokseve, ku gjykata kushtetuese voton kundër gjykatës kushtetuese, ku qeveria është kundër kushtetutës dhe ligjeve.
“Sot apo dje e kuptuam edhe deklaratën e kryeministrit i cili para disa ditëve deklaroi se disa gjykatës dhe prokurorë janë të kapur nga zyrat e Bihaçkës dhe Reçicës së Vogël. Shumë e qartë! Por këtë do e komentoj ndryshe. Nëse disa qenkan të kapur nga këto dy qendrat atëherë i bie se të gjithë tjerët prokurorë dhe gjykatës janë të kapur nga Pallati i Bardhë i VMRO-së”, tha Rexhepi.
Ai tha se arsyetimi i gjykatësve ishte skandaloz, mbi gjitha arsyetimi i gjykatëses Kacarska.
“Ky arsyetim i tyre, më të vërtet le t’ju qëndroje në turpin e tyre sepse kjo qeveri po vazhdon të dëshmojë se intencën e ka de-shqiptarizimin e vendit, intencën e ka uljen e fuqisë politike të shqiptarëve, përbuzjen e mërgatës shqiptare, intenca e tyre është që me çdo kusht ky shtet të jetë monoetnik maqedonas dhe pastaj mund të vijnë të tjerët me radhë”, u shpreh Rexhepi, raporton SHENJA.
Data 20.08.2026
Aktuale
- LSDM: Mickoski manipulon me statistikat për rritjen ekonomike
- Automjeti përplaset me një stacion autobusi në Bit Pazar të Shkupit
- BIRN: I sfiduar nga protesta e Flamingove, Rama forcon sektorin e propagandës
- MPB: Mos i hapni mesazhet e rrejshme për kinse gjoba në trafik
- Nuk përmbahet Beatrixe, ekspozon asetet bombastike në bikini gjatë pushimeve
- “Allahu deshi të të marrë afër”, dedikim prekës nga gruaja e njërit prej viktimave në Smrekonicë
- Zjarret në Shqipëri/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive, 130 forca të angazhuara në terren
- VIDEO/ Humbën jetën çifti i sapomartuar dhe një i mitur, pamjet nga momenti i aksidentit tragjik në Durrës



