Kandidati i koalicionit VLEN, për këtë komunë, Izet Mexhiti, ka vizituar “Shengyl Hamam”, nga ku informoi se ai objekt do të restaurohet. Mexhiti tha se Çairi do të jetë vatër e kulturës.
“Pas restaurimit, Shengyl Hamami do të bëhet shtëpia e shoqatës “Yeni Ol” dhe shoqatës Lilijan , pra njëra që përfaqëson komunitetin turk, tjetra që përfaqëson komunitetin boshnjak në komunën e Çairit. Duke u shndërruar në një qendër kulturore dhe moderne për pikturë, muzikë, letërsi dhe krijimtari artistike”, ka deklaruar Mexhiti.
Ai ka shtuar se Shengyl Hamami është një nga monumentet më të çmuara të arkitekturës osmane në Shkup, që po merr jetë të re.
Data 18.10.2026
Aktuale
- Të dhënat e protestave në Tiranë: Flakët përfshijnë Gjykatën e Lartë
- Mevlan Ademi solidarizohet me studentët e Tiranës, publikon foto nga protesta
- Zjarri shkatërron pjesë të Gjykatës së Lartë në Tiranë
- IOM: Zhvendosjet e përsëritura përkeqësojnë gjendjen e strehimoreve në Gaza në prag të dimrit
- Studentët në revoltë kundër Ramës/ Reagon Ambasada e SHBA: U bëjmë thirrje palëve për vetëpërmbajtje! Qytetarët të protestojnë paqësisht dhe pa akte të dhunshme
- Pacientja e braktisur në Emergjencë: Një histori shqetësuese
- Protesta e madhe në Prishtinë: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Albin Kurtit
- Pas Joe Wilson, reagon edhe kongresmeni Robert Aderholt: Qeveria të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë, të gjitha palët duhet të refuzojnë dhunën



