Alsat 2020-06-10T08:46:26+02:00 Deri më tani nuk ka paralajmërim nëse dhe kur do të mbahet seanca e Këshillit të Sigurisë, duke e pasur parasysh se gjendja e jashtëzakonshme, e katërta me radhë, skadon të shtunën, 14 Qershor. Deri atëherë, qeveria pritet të ketë një qëndrim nëse do të bëjë thirrje për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme, nga e cila do të varet data për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Deri më tani, nuk ka as paralajmërim për mbajtjen e takimit të liderëve në të cilin partitë politike do të bien dakord për datën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Zëvendëskryeministrja, Milla Carovska dje…
Author: almakos
Alsat 2020-06-10T08:37:01+02:00 Me rastin e shënimit të 10 Qershorit – Ditës së aviacionit VING në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec, është paraparë demonstrim i fluturimit nga aviacioni i Armatës, si dhe fluturimi i aeroplanëve F-16 të cilët e kryejnë patrullimin e rregullt ajror të NATO-s mbi territorin tonë që filloi me anëtarësimin tonë të plotfuqishëm, ndërsa të cilin në pajtim me angazhimin teknik e realizoi aviacioni ajror i Republikës së Greqisë. Fluturimi mbi Shkup me një grup aviacionesh, siç është paralajmëruar, do të mbahet prej orës 12 deri në orën 13. Grupi do të formohet prej nëntë fluturakeve dhe është…
Alsat 2020-06-10T08:16:22+02:00 Me ftesë të homologut të tij, ministrit serb Ivica Daçiq, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, sot do të realizojë vizitë pune në Republikën e Serbisë. Siç kumtoi MPJ, kjo është vizita e parë e punës së ministrit të Punëve të Jashtme jashtë vendit që nga fillimi i pandemisë, si shenjë e zhvillimit të mëtejshëm të dialogut miqësor dhe bashkëpunimit mes dy vendeve fqinje. Në takim, është paraparë që ministrat të shkëmbejnë mendime mbi gjendjen aktuale në marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, me theks thellimin e…
Alsat 2020-06-10T08:00:49+02:00 Moti do të jetë me vranësira të ndryshme, vende-vende jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 19 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 19 deri në 31 gradë Celsius. Në Shkup dhe rrethinë mot i ndryshueshëm me shi dhe bubullima, temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 14 gradë Celsius, ndërsa e ditës deri në 27 gradë Celsius.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bën me dije se janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19, duke arritur në 1269 numri i të prekurve në total. Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Mamushë, Vushtrri dhe Gjilan. Njoftimi i plotë: GJASHTË RASTE ME COVID-19 ! Sot më 09 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 294 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 6…
Alsat 2020-06-09T20:48:07+02:00 Nga 987 testet të bëra në 24 orët e fundit në vend janë diagnostikuar 87 raste të reja pozitive me CoVid-19, ndërsa Shkupi ka pasur gjithsej 40 raste të shpërndara sipas komunave të mëposhtme: Karposh 6 Qendër 5 Studeniçan 4 Butel 4 Aerodrom 5 Saraj 3 Çair 3 Gazi Baba 3 Gjorçe Petrov 3 Kisella Voda 2 Haraçinë 1 Ilinden 1 Ndërsa 80 teste janë bërë nga skriningu në çerdhet e Shkupit ku sot nuk ka pasur raste të prekur. Deri më tani janë bërë mbi 38 mijë teste, me gjithsej 3239 të infektuar dhe 1424 raste aktive.…
Fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” do të rinisin brenda dhjetë ditësh. Lajmin e bëri me dije ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Arban Abrashi. “Po bëjmë përpjekje që brenda dhjetë ditësh të bëhet rifillimi i plotë i fluturimeve ndërkombëtare, duke respektuar plotësisht udhëzimet për masat e sigurisë për parandalimin e COVID-19 [sëmundjes që e shkakton koronavirusi], të lëshuara nga Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA) dhe udhëzimet tjera nga Ministria e Shëndetësisë”, tha Abrashi. Në Kosovë, gjithsej janë 1,263 raste të konfirmuara me COVID-19, ku prej tyre, 912 pacientë janë shëruar, ndërsa 31 kanë humbur betejën me…
Alsat 2020-06-09T16:30:57+02:00 Shefja e zyrës së Organizatës Botërore të shëndetësisë në vendin tonë, Xhijan Tavillah ka hedhur poshtë kategorikisht spekulimet se OBSH i jep para shtetit që njerëzit të thonë se janë të infektuar nga virusi korona. Në intervistën për Programin 200 që do të transmetohet sonte në ora 22.00. ajo gjithashtu tha se s’ka fakte deri më tani se virusi është krijuar në laborator. Dr. Tavillah u bëri thirrje të gjithë autoriteteve dhe politikanëve që mos nxisin njerëzit në mosbesim ndaj virusit, të cilin ajo e përshkroi si të tmerrshëm dhe virus vrasës. Dr. Tavillah tha se zgjedhjet mund…
Alsat 2020-06-09T15:54:01+02:00 Urdhrat për hyrje në Parlament erdhën nga VMRO DPMNE-ja dhe policia. Nisma “Për Maqedoni të përbashkët”, nën të cilën u organizuan protestat, ka qenë e organizuar nga partia, ndërsa drejtuesit kanë qenë fiktiv. Këtë në gjyqin për organizatorët e të enjtes së përgjakshme e pohoi Aleksandër Vasievski-Ninxha, i cili u dënua me tetë vjet burg për incidentet në Kuvend. Ai më 27 prill ka qenë në selinë e VMRO-DPMNE-së dhe ka parë ish zyrtar të qeverisë dhe të partisë. Ai ka vërejtur se si ata përmes telefonit e kanë koordinuar hyrjen në Kuvend. Mitko Çavkov ka kontaktuar me…
Alsat 2020-06-09T15:48:29+02:00 Nuk ka orë policore për vatrat e virusit. Argumentet pro dhe kundër të kabinetit qeveritar kanë detyruar ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe ta tërheqë propozimin. Burime të Alsat nga mbledhja e Qeverisë thonë se ky propozim do të kthehet përsëri në Komisionin për Sëmundje Infektive. Debat të nxehtë kishte edhe në mbledhje të Shtabit Qendror të Krizës. Në konstatimin e fundit të KSI-së ishte propozuar që ora policore të kthehet në fuqi në vendbanimet ku virusi ka krijuar vatra. Sipas burimeve nga Shtabi i Krizës, pjesa dërmuese e anëtarëve kanë ndarë mendimin se masa policore nga ora 22…
Alsat 2020-06-09T15:38:59+02:00 Kreu i Shkupit, Shilegov nuk heq dorë nga ideja për të menaxhuar ngrohjen qendrore të qytetit. Në fazë të fundit është marrëveshja për furnizimin me energji termike që e njëjta të jetë nën kujdesin e Sistemeve Energjetike të Qytetit, por vetëm e të ashtuquajturës Ngrohja e Hekuranës në pronësi të SH.A ESM dhe Ngrohtores Shkup Veri. Nga Komisioni Rregullator i Energjetikës thonë se aplikimi i dorëzuar nga Qyteti i Shkupit është i ndërprerë sepse së pari duhet të bëhet marrëveshje me Ndërmarrjen Elektro-ekonomia e Maqedonisë në mënyrë që licenca të jetë në duart e Sistemeve Energjetike të Qytetit.…
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar të martën ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, të cilit i ka treguar se qeveria e tij është e përkushtuar që të punojë për sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit. Në një komunikatë për media, të lëshuar nga Zyra e Kryeministrisë, është thënë se të dy zyrtarët kanë theksuar se integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm. Sa i përket çështjes së dialogut me Serbinë, kryeministri Hoti ka thënë se dialogu do të zhvillohet duke u bazuar në principe të qarta që burojnë nga Kushtetuta e Kosovës. Sipas tij,…

