Alsat 2020-06-09T08:39:57+02:00 Gjendja e jashtëzakonshme, e katërta me radhë, skadon të shtunën, 14 qershor. Deri të premten pritet të vendoset nëse qeveria do të kërkojë vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme, nga çka eventualisht varet edhe data e zgjedhjeve. BDI-ja vlerëson se shifrat e kësaj jave të të infektuarve do të jenë vendimtare për përcaktimin e datës së zgjedhjeve. “… të bëjmë një prerje të trendeve epidemiologjike, një vlerësim të Komisionit dhe pastaj, varësisht kësaj do të pozicionohemi si Qeveri; do të kërkojmë gjendje shtesë të jashtëzakonshme ose jo. Kjo do ta përcaktojë edhe datën e zgjedhjeve.”, tha Bujar Osmani nga…
Author: almakos
Alsat 2020-06-09T08:24:47+02:00 Komisioni për Sëmundje Infektive propozon që qeveria përsëri të shpallë orë policore për shkak të përhapjes së virusit korona. Komisioni ka rekomanduar përsëri të ketë orë policore e cila do të fillonte nga ora 22 deri në orën 5 të mëngjesit, vetëm në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe Shtip. Për këtë në Qeveri pritet të vendoset sot.
Alsat 2020-06-09T08:18:07+02:00 Moti paradite në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare. Pasdite në shumë vende moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm, ndërsa lokalisht edhe në formë të motit të ligë me bubullima, erë të përforcuar dhe paraqitje të breshrit. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri në 17, ndërsa ajo e ditës prej 22 deri në 30 gradë. UV indeksi do të jetë 7. Në Shkup paradite moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Në orët e pasdites do të ketë zhvillim të vranësirave…
Alsat 2020-06-08T19:30:51+02:00 “Një pjesë e popullatës nuk merr vesh në asnjë anë. Nëse ia jepje, pse i ke dhënë? Nëse nuk i jep përse nuk i ke dhënë!?- tha Zharko Karaxhovski, Komisioni për sëmundje infektive. Ky është qëndrimi i kryetarit të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për orën policore. Sonte nuk do të ketë ndalesë për lëvizje. Por si do të jetë nga nesër, nuk dihet. Qeveria do të vendosë për atë nesër. Komisioni ka rekomanduar përsëri të ketë orë policore e cila do të fillonte nga ora 22 deri në orën 5 të mëngjesit, vetëm në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe…
Alsat 2020-06-08T17:59:39+02:00 Kryetari i Komisionit të Sëmundjeve Infektive Karaxhovski, tha se si Komision kanë propozuar orë policore në orën 22:00 me qëllim që të mos ketë grumbullim personash pas kësaj ore. Ai tha se është shumë i shqetësuar për shkak se 20 për qind e njerëzve ende nuk besojnë se nuk ka virus, “kjo është diçka e pakonceptueshme”, tha ai.
Alsat 2020-06-08T17:36:41+02:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, gjatë pyetjeve të gazetarëve mbi hapjen e kufijve të shtetit ai tha se për momentin nuk është në plan një diskutim i tillë. Por ai tha se janë në komunikim të vazhdueshëm me vendet fqinje të rajonit dhe shkëmbejnë informacione dhe në bazë të saj do të merren edhe vendimet, por për momentin numri në vendin tonë është shumë i lartë.
Alsat 2020-06-08T17:31:23+02:00 Drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik në Shkup, Arben Ziberi, në një konferencë për shtyp tha se për momentin numrin më të madh të të prekurve dhe klastereve e kemi në komunën e Çairit me 169 raste aktive dhe kjo ka ardhur menjëherë pas festës së Bajramit, ku 16 raste ka pasur vetëm sot nga 67 raste në të gjithë Shkupin. Ai tha se më parë komunat problematike në Shkup ishin Karposhi, Aerodromi edhe të tjerat. Ai tha se 90 për qind e rasteve përbëhet nga 20 klasterë, nga 3 deri në 22 pjesëtarë për çdo klaster. Lajmi…
Alsat 2020-06-08T16:56:09+02:00 Drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik në Shkup, Arben Ziberi, në një konferencë për shty pranë qeverisë tha se nëse nuk respektojmë masat do të zgjasim gjatë këtë agoni. Ai potencoi se e vetmja rrugë është të respektojmë masat dhe të përfundojmë këtë punë sa më parë. Ai tha po ashtu se i kuptojnë edhe qytetarët se kjo punë po zgjat shumë, mirëpo rrugë tjetër nuk ka. Duhet bashkëpunim dhe qytetarët e anketuar të japin informacione të sakta lidhur me klasterët.
Alsat 2020-06-08T16:23:00+02:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se rreth 65% e rasteve të reja në Shkup janë të lidhura me raste tashmë të njohura për Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa prej tyre 90% bien në 41 kllasterë. Filipçe shtoi se situata është e ngjashme dhe në tre qytetet më kritike. “Kjo analizë e kllasterëve tregoi se gati se të gjithë rastet e reja janë të lidhura me ndonjë formë të tubimit ose ahengut në periudhën 23,24,25 maj, respektivisht para dy javëve, këtë e ka treguar anketa epidemiologjike. Ky pik është rezultat i kësaj dhe…
Alsat 2020-06-08T16:02:15+02:00 Drejtësi e ngadalshme dhe seanca të rralla. Një pjesë e familjarëve të viktimave dhe të lënduarve në tragjedinë e Ll;askarcës, nuk janë të kënaqur nga dinamika e mbajtjes së procesit gjyqësor. Sot reaguan zëshëm në sallë kur gjykatësit seancën e radhës e caktuan për më 2 korrik, pa caktuar edhe një termin këtë muaj. Nervozizëm shtesë tek familjarët shkaktoi fakti që, i akuzuari i gjashtë, vozitësi i autobusit Manoil Trifunovski në sallë nga arresti shtëpiak u soll me vonesë prej 1 orë e gjysmë. “Nuk e dimë se çfarë po ndodh, po shkon shumë ngadalë. Ja, seanca tjetër…
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një konferencë për media ka dhënë detaje të reja rreth personave të infektuar me koronavirus në kryeqytetin e Kosovës. Ahmeti u shpreh në Prishtinë deri më tani janë konfirmuar 106 raste, ku 31 prej tyre janë ende të infektuar me virusin. “Kemi prit që do të këtë rritje të rasteve pas karantinës, por ideja është që kjo të jetë e kontrolluar dhe të mos kthehemi në masa të kufizimit si më herët. 10 rastet e fundit kanë të bëjnë vetëm nga një person, ka punuar në një organizatë, e fëmijët e tij…
Alsat 2020-06-08T15:30:52+02:00 Ora policore gjatë fundjavës nuk ka mbajtur brenda qindra qytetarë. Nga e enjtja në orën 21 deri të hënën në 5 të mëngjesit, 622 qytetarë janë ndaluar nga policia për mos respektimi të ndalesës së lëvizjes së lirë. Sipas MPB-së, 340 prej këtyre shkeljeve janë bërë vetëm në Shkup. Vetëm mbrëmë në stacion policor të Bit Pazarit janë sjell 15 persona të arrestuar nga kjo zonë. Gjatë kohës së karantinës në fundjavë, faktikisht nga e enjtja deri të hënën ora 5 në territorin e Komunës së Çairit janë bërë 53 shkelje, përkatësisht mos respektim të ndalimit të lëvizjes…

