Alsat 2020-06-09T14:34:40+02:00 Nga 65 ditë un 55 ditë isha në protesta. Në protesta ishte edhe Jovçe Remenski, ndërsa nga ana e Vladimir Atanasovskit e kisha për detyrë ta ndiqja, të shoh nëse po incizon dhe çfarë po bënte. Zoran Zaev dhe Oliver Spasovski gjithashtu u ndoqën, deklaroi dëshmitari Aleksandar Vasilevski-Ninxha në seancën e sotme për organizatorët e 27 prillit. Vasilevski, i cili është një nga 16 të pandehurit e dënuar me gjithsej 211 vjet burg për hyrjen e dhunshme në Kuvend më 27 prill 2017, në gjykimin e sotëm si dëshmitar, tha se ishte i ndjekur edhe analisti politik Albert…
Author: almakos
Alsat 2020-06-09T14:18:36+02:00 Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në një video deklaratë u shpreh se derisa shtetet e rajonit dolën si fitues nga kriza, vendi jonë u shndërrua në Vuhan ballkanik. Kreu i opozitës vlerëson se Komisioni për Sëmundje Infektive nuk është në nivel të detyrës dhe se problemi kryesor është se ai po përmbush kërkesat politike në vend që të sjell vendime për mbroje të shëndetit të qytetarëve. Gjatë fjalimit të tij, sot Mickoski shprehu edhe shqetësimin e tij në fushën ekonomike, duke nënvizuar se vendi po shënon një rënie drastike ekonomike.
Alsat 2020-06-09T14:09:49+02:00 Nëntë raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Tetovë e rrethinë kanë çuar në gjithsej 300 numrin e të prekurve. Në këtë rajon ka 33 vatra të infeksionit, përfshirë një vatër të re në Komunën e Zhelinës. 3 nga rastet e reja janë pikërisht në këtë komunë, ndërsa 6 në qytetin e Tetovës. Nga Qendra për Shëndet Publik bëjnë të ditur se pacientët më të rinj me Covid-19 janë një foshnje 4 muajshe dhe një 4 vjeçar. “Ditëve të fundit dominon mosha më e re. Ka një numër të caktuar nga zero deri nëntë…
Alsat 2020-06-09T13:59:09+02:00 Likova vazhdon të jetë vatër e virusit Korona. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 11 raste të reja. Sllupçani dhe Mateçi janë dy fshatrat më të prekur. Autoritetet kërkojnë nga qytetarët t’i respektojnë masat. Hoxha i Sllupçanit i cili humbi nënën si pasojë e Kovid-19, kërkon nga qytetarët të mbrojnë veten dhe familjet e tyre. Mos ta marrin për lojë sepse nuk është lojë. Le të mbrohen, ta mbrojnë vetveten dhe familjet e tyre. Është e vështirë që të kalojnë dy javë dhe t’i të mos mund ta përqafosh fëmijën tënd -tha Abdylfeta Shahini, Hoxhë i fshatit…
MIA Alsat 2020-06-09T13:47:33+02:00 Në një fatkeqësi të rëndë komunikacioni që ndodhi mbrëmë në orën 18:45 në rrugën magjistrale Strumicë-Radovish, para udhëkryqit drejt fshatit Vasilevë, humbi jetën 34-vjeçari S.G. nga fshati Gradashorc. Më rëndë janë lënduar tre persona, përderisa më lehtë u lënduan pesë persona. Në buletinin e sotëm policia informoi se në fatkeqësi morën pjesë automobili “opel astra” me targa të Shkupit, pronësi e personit juridik, ndërkaq drejtuar nga E.S. (55) nga Shkupi, në të cilin ka pasur 11 emigrantë nga Pakistani, automjeti i udhëtarëve “folksvagen pasat”, drejtuar nga S.G.(34), me bashkëudhëtarë S.G.(57), dhe dy persona nga fshati Gradashorc i…
Alsat 2020-06-09T13:00:49+02:00 Debat i ashpër është bërë sot në Shtabin e Krizës mbi propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për të vendosur orë policore nga ora 22 deri në orën 5 në vatrat e virus. Alsat nga burime brenda shtabit mëson se shumica e anëtarëve kanë qenë kundër vendosjes së orës policore. Sipas argumenteve, ky kufizim nuk mund të sjell kundër efekt. Pjesa dërmuese e anëtarëve të shtabit konsiderojnë se duhet shtrënguar masat për vendosjen e maskave gjithkund (përfshi hapësirat e jashtme). Në orën 14 Qeveria duhet të vendos mbi propozimin e KSI-së. Burimet thonë se debat i nxehtë pritet…
Alsat 2020-06-09T12:15:36+02:00 Qyteti i Shkupit njofton se nga shpallja e thirrjeve publike për ndarjen e subvencioneve për blerjen e biçikletave dhe trotineteve elektrike, deri më sot janë dorëzuar 2,774 kërkesa nga qytetarët për subvencione për biçikleta të blera dhe 214 kërkesa për subvencione për trotinete të blerë. Në përputhje me këto numra, Qyteti i Shkupit informon qytetarët se kuota e parashikuar për trotinet elektrikë është plotësuar, kështu që kërkesat nga qytetarët për subvencione për trotinet të blerë nuk do të pranohen më. Aplikimi për subvencione për biçikleta vazhdon akoma, dhe sipas mjeteve financiare të planifikuara, kanë ngelur edhe 50 subvencione…
Alsat 2020-06-09T11:30:04+02:00 Qeveria ka caktuar mbledhjen e radhës në orën 14. Sot duhet të vendoset për propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive i cili ditë më parë konstatoi nevojën për orë policore në vatrat e virusit. Ora policore nga ora 22 deri në orën 05 sipas kreut të KSI-së, Zharko Karaxhaovski propozohet me qëllim evitimin e grumbullimeve të mëdha.
Alsat 2020-06-09T11:22:57+02:00 Mëngjesin e sotëm policia e Velesit ka arrestuar 45 vjeçarin A.S. nga fshati Llojan, rajoni i Likovës. Policia rreth orës 03:00 pas mesnate gjatë kontrollit në rrugën Gradsko – Veles, në makinën e tipit “Volkswagen Sharan” me targa të Shkupit, të cilën ai po drejtonte 45 vjeçari, ka gjetur 12 emigrantë ilegalë, 10 prej tyre nga Afganistani dhe dy nga Irani.
Alsat 2020-06-09T10:30:42+02:00 Epidemiologët kanë zbuluar një rast të ri me korona virus në rajonin e Gostivarit. Nga testimet e fundit ka rezultuar që një person nga Komuna e Vrapçishtit është pozitiv duke çuar kështu në 30 numrin e të infektuarve në rajonin e Gostivarit. Sipas informatave të shtabit ndër-komunal të krizës në Komunën e Gostivarit janë 14 raste aktive, në Komunën e Vrapçishtit 13 dhe në Mavrov-Rostush 3 raste aktive. Në të tria Komunat në rajonin e Gostivarit që nga fillimi i pandemisë janë kryer 474 teste prej të cilave 51 persona kanë rezultuar pozitiv në Kovid-19. Prej tyre, 24…
Alsat 2020-06-09T09:50:49+02:00 Deri sa çdo ditë në vend po rritet numri i rasteve të reja me Covid-19, Likova është një ndër komunat që ditëve të fundit u shndërrua në vatër të koronavirusit. Hoxha Abdulfeta Shahini aktualisht po luan një rol të madh në ndryshimin e vetëdijes së popullatës. Pikërisht nëna e tij është një nga viktimat e Covid-19 nga kjo zonë. Shahini thotë se nëna e tij u infektua në një varrim të të afërmve. Vdekja e nënës së tij për Shahinin dhe 40 personat e tjerë me të cilët ajo kishte pasur kontakt, nënkupton dy javë izolim. Nga të…
Alsat 2020-06-09T09:16:56+02:00 Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin 593 personave u është dhënë vendim për izolim , derisa 308 të tjerë kanë nënshkruar vendim për vetizolim. Policia ka kryer kontrolle të rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim ku janë konstatuar gjashtë shkelje. Nga MPB gjithashtu informojnë se 975 persona kanë shkelur masën për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, gjegjësisht mbajtjen e maskës.

