Alsat 2020-06-08T14:22:16+02:00 Koncesionerët e plazheve janë në një situatë të status quo-së. Qeveria disa herë njoftoi se së shpejti do të ketë vendim për të filluar nisjen me punë të objekteve hotelierike, por deri më tani nuk ka asgjë. Për më tepër, u vendos edhe orë e re policore. Disa prej tyre, gjatë ditëve të kaluara, i kanë vendosur shazllonet dhe pajisjet e tjera të nevojshme, edhe pse protokollet për punë që duhej t’i miratojë Qeveria, nuk janë askund. Përgjithësisht duhet të jetë 9.5 metra katror, të ulen dy persona. Pas largimit të dezinfektohet. Kjo është e organizuar nga ana…
Author: almakos
Alsat 2020-06-08T14:10:30+02:00 Ikën nga ora policore 80 orëshe për të kaluar fundjavën e vazhduar në Ohër e Strugë, atje ku nuk vlente ndalesa për qarkullim, sikurse në Shkup. Sot, që në orën gjashtë të mëngjesit, pikë pagesat hyrëse në Tetovë e Shkup, u vërshuan nga makinat që ktheheshin. Në disa raste madje shoferët humbnin edhe durimin, për të arritur në kohë në punë. “Nuk ishte aq keq, nuk kishte aq dyndje, më duket se kot vetëm se u ngrit pluhur. Gjithçka ishte normale, parkingje të zbrazëta nuk kishte shumë njerëz, vetëm kafenetë duhet pak më shumë t’i respektojnë masat”. “Mirë…
Alsat 2020-06-08T13:54:36+02:00 Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 702 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, 127 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 67 raste, Kumanovë-1, Dibër-1, Shtip-33, Tetovë-10, Strugë-5, Ohër-6, Koçani-2, Probishtip-2. Në Klinikën Infektive kanë ndërruar jetë tre pacientë me koronavirus. Një pacientë në moshën 80 vjeçare nga Kumanova që ishte shtrirë në spital me 4 qershor dhe dy pacientë nga Shkupi, njëri i moshës 62 vjeçe që ishte pranuar në spital me 5 qershor dhe tjetri i moshës 78 vjeçar që ishte shtrirë në spital me 2 qershor. Instituti i Shëndetit…
Alsat 2020-06-08T13:51:04+02:00 Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 702 teste, ndërsa janë regjistruar 127 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19. Në Shkup-67, Kumanovë-1, Dibër-1, Shtip-33, tetove-10, Strugë-5, Ohër -6, Koçanë-2 dhe Probishtip-2. Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 7 pacientë të shëruar nga Kovid-17, dhe atë në Shkup-4, Tetovë-2 dhe Gostivar-1. Ndërsa ka ndërruar jetë vetëm 3 pacientë.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi bëri të ditur se Kosova është gati që të rikthehet në procesin e dialogut me Serbinë. Në një konferencë për media, presidenti Thaçi, vendimin e qeverisë për heqjen e masave të reciprocitetit, e quajti të rëndësishëm. “Kosova e ka të qartë se çfarë kërkon në dialog, e kërkon njohjen reciproke dhe përshpejtim të rrugës për anëtarësim në Kombet e Bashkuara. Në këtë, Kosova është bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjithë aleatët e tjerë. Nuk kemi çka të hezitojmë, është një rrugëtim i sigurt që ne kemi shpresë dhe do të përmbyllet sipas…
Alsat 2020-06-08T13:28:20+02:00 Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev theksoi se për momentin po vazhdon analiza e video incizimet nga kafeneja ku pretendohet se po qëndronte kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në kundërshtim me masat kundër Covid-19. “Deri tek Departamenti për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Dixhitale ka arritur DVR-i së bashku me diskun dhe aktualisht po kryhet analizë. Rezultatet e ekspertizës do të publikohen sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Çulev duke shtuar se në bazë të rezultateve do të përcaktohet nëse ka përgjegjësi për personat e tjerë përveç pronarëve të kafenesë. Lexo: Mickoski në kafene gjatë…
Alsat 2020-06-08T13:13:27+02:00 Mininstri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev njoftoi se nga ora 21:00 e ditës së enjte e deri më sot në ora 05:00, 622 qytetarë në të gjithë territorin e vendin nuk kanë respektuar orën policore, shumica prej tyre, respektivisht 340 qytetarë janë nga Shkupi. Deri më sot, gjithsej 5.397 persona gjithsej nuk kanë respektuar orën policore. Sa i përket masës për mbrojtje personale, gjegjësisht për mbajtjeje të maskës, ministri Çulev theksoi se gjatë këtyre ditëve 1777 qytetarë kanë shkelur këtë masë, më së shumti në Strumicë, ku janë regjistruar 417 shkelje, kurse në Ohër janë regjistruar 356…
Alsat 2020-06-08T12:52:42+02:00 Komiteti i Helsinkit ka ngritur kallëzim kundër akademikut Katica Qullavkova për deklaratën e saj në rrjetet sociale, me të cilën nxit padurueshmëri mes bashkësive etnike. “Twitt-i i saj “Çmimin e bashkëjetesës e paguajmë me jetë” implikon se arsyeja e përhapjes së virusit kanë marrëdhëniet ndëretnike, dhe jo mos-respektimi i masave në përgjithësi. Duke pasur parasysh se në vendin tonë mbizotëron gjuha e urrejtjes pikërisht në baza etnike, shpërndarja dhe nxitja e kësaj gjuhe ka peshë të veçantë, sepse çon në krime nga urrejtje” – thuhet në reagimin e Komitetit të Helsinkit. Komiteti i Helsinkit ka konstatuar se kriza…
Alsat 2020-06-08T11:31:59+02:00 Komisioni për Sëmundje Infektive ka propozuar vazhdimin e orës policore në vatrat e virusit. Alsat mëson se masa është propozuar të jetë nga ora 22:00 deri në orën 05:00. Ky vendim pritet të diskutohet sot në mbledhjen e Qeverisë e cila është thirrur në orën 14.
Alsat 2020-06-08T11:06:16+02:00 Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 14:30 minuta në fshatin Çajle të Gostivarit, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë, kanë privuar nga liria personin B.F. 41 vjeçar dhe I.M. 30 vjeçar që të dy nga Gostivari. Personat në fjalë u arrestuan pasi gjatë një kontrolli nga ana e policëve tek ta u gjet një sasi e drogës “kokainë’. Që të dy u mbajtën në stacionin policorë në Gostivar për zbardhje dhe dokumentim të plotë të rastit, pas çka do të pasoj edhe padi adekuate.
Alsat 2020-06-08T09:56:29+02:00 Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin 511 personave u është dhënë vendim për izolim , derisa 70 të tjerë kanë firmosur vendim për vetizolim. Nga ana e zyrtarëve policorë është kryer kontrolli i rregullt ndaj personave që veçme gjenden në izolim dhe vetizolim dhe nuk është evidentuar asnjë rast i shkeljes së kësaj mase. Nga MPB-ja gjithashtu njoftojnë se 318 persona kanë shkelur masën për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, gjegjësisht mbajtjen e maskës.Ndërkohë sa i takon kufizimit të lëvizjes së lirë, gjatë 24 orëve të fundit në gjithë shtetin është evidentuar se 204 persona kanë shkelur…
Alsat 2020-06-08T08:46:48+02:00 Në vend dje u regjistruan 111 raste të reja nga KOVID-19, ndërsa deri më tani numri i rasteve aktive është 1 226. Dy persona ndërruan jetë – një paciente nga Struga në moshë 53-vjeçare dhe një pacient nga Prilepi në moshë 80-vjeçare. Gjashtë pacientë janë shëruar. Numri më i madh i rasteve të reja janë në Shkup – 63, më pas pasojnë Kumanova – 11, Shtipi – 12, Tetova – 8, Velesi – 3, Ohri – 1, Gostivari – 3, Kriva Pallanka – 1 dhe Koçani – 9. Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara me Kovid-19 në…

