Alsat 2020-06-08T14:10:30+02:00
Ikën nga ora policore 80 orëshe për të kaluar fundjavën e vazhduar në Ohër e Strugë, atje ku nuk vlente ndalesa për qarkullim, sikurse në Shkup. Sot, që në orën gjashtë të mëngjesit, pikë pagesat hyrëse në Tetovë e Shkup, u vërshuan nga makinat që ktheheshin. Në disa raste madje shoferët humbnin edhe durimin, për të arritur në kohë në punë.
“Nuk ishte aq keq, nuk kishte aq dyndje, më duket se kot vetëm se u ngrit pluhur. Gjithçka ishte normale, parkingje të zbrazëta nuk kishte shumë njerëz, vetëm kafenetë duhet pak më shumë t’i respektojnë masat”.
“Mirë ishte mirë gjithçka, vetëm se shumë njerëz kishte shumë dyndje”.
“Kishte orë policore, nga ora katër. Unë e kam vendlindje atë dhe aspak dhe nuk e ndjejmë. Punuam diçka rreth shtëpisë dhe aq”.
Si ishte pa orën Policore?
“Bukur ishte rehat, bukur”.
Dyndjet e mëdha të shkupjanëve nëpër këto qytete, sipas mjekëve infektologë, mund të ndikojnë në shtimin e numrit të të infektuarve nga virusi korona në këto qytete. Ohri paralajmëroi dezinfektimin e të gjitha hapësirave publike.
Bashkim Sulejmani



