Alsat 2020-06-08T08:24:44+02:00 Komisioni për sëmundje infektive sot do të mbajë mbledhje në të cilën do të vendoset nëse në vend përsëri do të vendoset ora policore ose do të veprohet në mënyrë më rigoroze ndaj masave tashmë të miratuara, siç është mbajtja e maskës mbrojtëse, mbajtja e distancës prej dy metra dhe mos-grupime, me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit KOVID-19. Vendimet e Komisionit i kalojnë Qeverisë për miratim.
Author: almakos
Alsat 2020-06-08T08:17:03+02:00 Moti sot në mbarë vendin do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Në orët e pasdites do të ket shi lokal, në disa vende me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, posaçërisht në pjesën jugore të vendit. Temperatura maksimale d të sillet nga 22 deri më 30 gradë Celsius. Në Shkup do të jetë me diell dhe vranësira mesatare, pasdite me kushte për reshje të shiut. Temperatura ditore do të arrij deri në 28 gradë Celsius.
Alsat 2020-06-07T23:37:21+02:00 Nëse Komisioni i Sëmundjeve Infektive në Shkup ketë javë nuk rekomandon hapjen e kufijve, vendet fqinjë dhe të rajonit pritet të ndërmarrin masa ekonomike ndaj Maqedonisë së Veriut. Është e padrejtë ligjore dhe njerzore që qytetarët të kthehen mbrapsht nga pikat kufitare apo mos të lejohen të dalin. Partitë politike duhet ta kenë parasysh se në veçanti kthimi i shtetasve të Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë rrit edhe presionin ndaj tyre. Për këtë llogaria është e tyre. Virusi është dhe do mbetet prezent. Probabiliteti në çdo vend të rajonit dhe botës ështe +10% dhe numri i të infektuarve varet…
Alsat 2020-06-07T21:39:49+02:00 Nga të infektuarit në Shkup sot janë regjistruar edhe dy shtetas të huaj. Nuk dihet përkatësia e tyre kombëtare dhe as qëllimi pse qëndrojnë në vendin tonë. Ndërkohë nga të infektuarit në 24 orët e fundit, numri më i madh i tyre është nga Çairi, Qendra dhe Kisella Voda. Në Saraj për tre ditë regjistrohen nga 3-5 të infektuar. Rastet e reja në Qytetin e Shkupit në 24 orët e fundit: Çair 17Qendër 12Kisella Vodë 6Shuto Orizarë 5Karposh 5Butel 4Aerodrom 4Saraj 3Gazi Babë 3Ilinden 1Gjirçe Petrov 1Studeniçan 1
Me furgona policie dhe automjete patrullimi këtë pasdite, policia ka ndaluar disa persona që nuk kanë respektuar orën policore në lagjen Fushën Topanël në Çair. Materiali që ka mbërritur në redaksinë tonë tregon një pjesë të aksionit policor në këtë lagje. https://alsat-m.tv/wp-content/uploads/2020/06/video-4ce3c018dc2c8619e799789aa306cea4-V.mp4
Alsat 2020-06-07T19:17:08+02:00 Duke filluar nga e hëna, nëntë bankat komerciale në vend do të marrin listat e qytetarëve, të cilët duhet t’i pajisin me kartela pagesore në kuadër të masave ekonomike. Sipas informacioneve të Alsat, prej 325 deri në 330 mijë qytetarë do të marrin kartela për të blerë produkte dhe shërbime vendore. Këto kartela pagesore do t’u jepen rasteve sociale dhe personave të pa punë, personave me të ardhura të ulëta, të rinjve dhe punonjësve mjekësorë si shpërblim për shkak në luftën kundër Kovid 19. PËRDORUESIT E KARTELAVE PAGESORE – RASTE SOCIALE DHE TË PAPUNË – 9.000 DENARË –…
Alsat 2020-06-07T16:59:17+02:00 Vazhdon fluksi i lartë i të infektuarve me Kovid-19 në vend. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 111 raste të reja. Numri më i madh në Shkup, pastaj Shtip, Kumanovë, Tetovë dhe Koçan. Ministria e Shëndetësisë njofton për 2 viktima dhe 6 pacientë të shëruar. Qyteti Raste të reja Shkup 63 Shtip 12 Kumanovë 11 Koçan 9 Tetovë 8 Veles 3 Gostivar 3 Ohër 1 Kriva Pallankë 1 Në Qytetin e Shkupit numri më i lartë i rasteve aktive është në Çair, Butel, Gazibabë, Aerodrom, Saraj dhe Qendër. Në Komunat tjera si Studeniçan, Ilinden dhe Shuto Orizarë…
Alsat 2020-06-07T16:41:16+02:00 Mungesa e gjatë e fëmijëve në kopshte dhe shkolla, pa u shoqëruar me miqtë, mund të shkaktojë rritje dhe zhvillim të parregullt, theksojnë ekspertët. Për të tejkaluar gjendjen e koronavirusit, institucionet duhet të gjejnë zgjidhje, që do të rikthente fëmijët sa më shpejt në jetën normale, thotë psikologu Katerina Zlatanoska Popova. “Ajo që është më shqetësuese për momentin është gjendja e tyre emocionale, pra zhvillimi i inteligjencës emocionale, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne, në vitet e hershme të jetës së tyre. “Fjalë për fjalë tani, në këtë periudhë, ne jemi përballur me vendosjen e shumë…
Alsat 2020-06-07T16:30:45+02:00 Këngëtarët mund të mbyllin sezonin ende pa e hapur. Zgjatja e gjendjes emergjente nga pandemia e virusit korona, ka bërë që ceremonitë e dasmave të mbesin pezull. Ky bend nga Shkupi, thotë se performacën e fundit e kanë pasur me 8 Mars. Arshik Miftari thotë se shëndetin do ta kenë prioritet. Përveç asaj kemi pasur 20-25 rezervime që janë anuluar brenda kësaj periudhe, por shpresojmë që sezoni që i themi ne korrik-gusht të lirohet dhe ta kalojmë si çdo vit. Deri më tani shumica apo 90% kanë mbetur ashtu, por nuk janë anuluar. Një numër i vogël i…
Alsat 2020-06-07T16:21:12+02:00 Funksionarët partiak parakalojnë autoritetet shëndetësore në vlerësimin e situatës me virusin korona dhe aplikimin e masave të reja. Kryeministri Zoran Zaev, para se të flasë për nevojën e zgjedhjeve të shpejta, thotë se ndikimi i virusit është zbehur. Virusi dobësohet por është prezent gjithkund. Dobësohet efekti i tij. Ju e shihni se janë josimptomatikë të gjithë të sëmurët e rinj nga virusi ose nuk ka temperaturë dhe rrjedhje të hundëve por shpërndahet- deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDm. Autoritetet kompetente shëndetësore bënë një vlerësim të ngjashëm të njëjtën ditë por tre orë pas Zaevit. Edhe zv/kryeministri Bujar Osmani…
Alsat 2020-06-07T15:12:01+02:00 Derisa në Shkup dhe në disa komuna tjera vazhdon ora policore, Ohri është stërmbushur me vizitorë. Nga fotografitë e siguruara nga Alsat shihet se plazhet dhe kafenetë janë të mbushura me njerëz të cilët në të shumtën e rasteve nuk i respektojnë masat e mbrojtjes dhe nuk mbajnë maska. Në fotografi shihen grupe prej disa personash, ndërsa në restorante mund të hasen edhe në tavolina ku në kundërshtim me masat mbrojtëse ka më shumë se dy persona dhe pothuajse askush nuk mban maskë. Ndryshe, qytetarët e të gjitha komunave në Shkup, komunat përreth Shkupit si Haraçina, Zhelenikova, Ilindeni,…
Alsat 2020-06-07T14:49:30+02:00 Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 854 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, 111 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Në Klinikën Infektive kanë ndërruar jetë dy pacientë me koronavirus. Një paciente nga Struga në moshën 53 vjeçe dhe një pacient nga Prilepi në moshën 80 vjeçe. Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar brenda 24 orëve ka regjistruar 6 pacient të shëruar. Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 3025, prej të cilëve 1646 janë shëruar kurse 153 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin në vendin…

