Alsat 2020-06-10T13:15:57+02:00 Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike, Damjan Mançevski bëri thirrje që pandemia me koronavirusin të lihet jashtë përplasjeve politike. Ndarjet, lajmet e rreme dhe përhapja e panikut, thotë ai, janë vetëm në dëmin tonë. “Askush nuk do të fitojë asgjë na kjo. Lufta jonë është me virusin KOVID-19, dhe vetëm duke iu përmbajtur masave mund ta zvogëlojmë numrin e personave pozitivë, pavarësisht se në cilin institucion punojnë. Virusi korona nuk i zgjedh njerëzit nëse ata punojnë në administratën publike apo në sektorin privat. Në normalen e re për të cilën po përgatitet e gjithë bota, ne duhet…
Author: almakos
Alsat 2020-06-10T13:06:58+02:00 Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot me fillim nga ora 15:30, përmes një video-konferencë pritet të mbajë mbledhjen e saj të 64-të. Në seancën e sotme do të rishikohen dhe do të miratohen procesverbalet e mbledhjes së 71-të nga Shtabi kryesorë për koordinim dhe menaxhim me krizën e shkaktuar nga Covid-19 që u mbajt me 10 qershor 2020. Në këtë seancë, me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë në rendin e ditës, ndër të tjera, është edhe Informacioni në lidhje me Programin për Subvencioneve, respektivisht programi për bashkëfinancimin e ngjarjeve për vitin 2020. Qeveria do të rishikojë…
Alsat 2020-06-10T12:53:05+02:00 “Gjendja e jashtëzakonshme deri tani u vazhdua për shkak të masave ekonomike për ndihmë të qytetarëve dhe ekonomisë. Qeveria nuk e sheh të nevojshme që të sjell edhe pakon e katërt të masave ekonomike, sepse deri në vjeshtë do të miratohet pakoja e tretë e masave ekonomike, që tashmë është miratuar, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së, duke nënvizuar se menjëherë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme duhet të rrjedhin afatet ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve. “Nuk ka asnjë arsye që Qeveria të kërkoj gjendje të re të jashtëzakonshme. Nuk ka dhe bazë për ta arsyetuar një kërkesë…
Alsat 2020-06-10T12:39:44+02:00 Ministrja e Financave, Nina Angellovska në konferencën e sotme për shtyp prezantoi kartelat pagesore, si masë nga pako e tretë për tejkalimin e krizës ekonomike të shkaktuar nga Covid-19 duke stimuluar blerjen e prodhimeve vendore . Angellovska theksoi se 324.479 qytetarë do të shfrytëzojnë këtë masë e cila i ka kushtuar shtetit 28 milion euro. “Kanë mbaruar të gjitha procedurat për kartelat pagesore dhe këtë javë do të fillojë shpërdorja e tyre. Janë përgatitur listat e shfrytëzuesve të kartelave sipas kritereve të definuara në dekret. Lista përfundimtare është shpërndarë në faqen http://kupuvamdomasno.gov.mk dhe janë nënshkruar kontratat me bankat.…
Alsat 2020-06-10T12:22:58+02:00 Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka shpalosur sot idenë e tij që ka të bëj me postin e kryeministrit të vendit, duke nënvizuar se tani është koha për kryeministër shqiptarë. “Tani është koha për vazhdim të ëndrrës. Për ëndrra më të mëdha, sepse erdhi koha për të arritur edhe më shumë. Maqedonia e Veriut është vendi ynë. Vendi për të cilin kemi luftuar. Ne kemi një pjesë të barabartë në historinë, trashëgiminë, në ekonominë dhe në të ardhmen e vendit tonë. Tani është koha për barazi të plotë, për marrje të përgjegjësisë për të prirë! Është koha për…
Alsat 2020-06-10T12:02:42+02:00 Kryetari i LSM-së Darko Dimovski është ankuar se Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë është nën presion të MPB-së dhe vetë ministrit Naqe Çulev. Inspektor të policisë kanë marr pjesë në takimet e sindikatës së policisë. Kryetari i sindikatës së policisë dy herë ka qenë i ftuar në polici për shkak të siç shprehet ai kinse një padie penale kundër tij, të iniciuar nga ish kryetari i sindikatës, Zhivko Mitrevski. Kreu i sindikatës së policisë ankohet se në takim me Çulevin është kërcënuar se do të formohet një sindikatë e re në polici dhe se do të bëhet ndarja…
Alsat 2020-06-10T11:48:01+02:00 Zëvendësministrja plotësuese e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Nevenka Stamenkovska-Stojkovski përmes profilit të saj në Fejsbuk sot kërkoi dorëheqje nga ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski dhe ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe. Samenkovska në statusin e saj në Fejsbuk, duke reaguar ndaj një deklarate të ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, thekson se një rast pozitiv i KOVID 19 është konfirmuar edhe në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe në disa institucione të tjera shtetërore. “Skandaloze dhe politike është publikimi i Damjan Mançevskit, përparësia e të cilit është partia dhe qëllimet e ngushta partiake…
Alsat 2020-06-10T11:22:45+02:00 Me rastin e mbarimit të vitit shkollor 2019/2020, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi në profilin e tij në Facebook ka uruar nxënësit për suksesin e arritur dhe njohuritë e fituara, duke u uruar atyre pushime të këndshme deri në fillimin e vitit të ri shkollor, me shpresë se do të kthehen nëpër shkolla pas gjendjes me pandeminë Covid-19. “Të dashur nxënës, kisha dashur që këtë vit shkollor, sikurse vitet e kaluara ta përfundoni në bankat shkollore, të buzëqeshur bashkë me shokët e shoqet tuaja! Por, ja që ndonjëherë gjërat nuk shkojnë siç duam dhe planifikojmë…Pavarësisht se…
Alsat 2020-06-10T10:45:57+02:00 Dr. Marija Andonovska nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, në konferencën e sotme për shtyp tha se qeveria po manipulon me numrin e të infektuarve të rijnë me Covid-19 dhe se qeveria ka humbur kontrollin mbi përhapjen e infeksionit. “Në vend që të kujdesen për qytetarët, qeveria po merr masa nga të cilat absolutisht askush nuk përfiton. Jo vetëm që nuk ka masa të përshtatshme në kohën e duhur, por gjithashtu manipulohet me numrin e pacientëve të rinj në baza ditore, si dhe me atë se gjoja virusi po dobësohet dhe është nën kontrollin e tyre. Filipçe dhe Zaev asesi të…
Alsat 2020-06-10T10:36:42+02:00 Kryeministri Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk kumtoi se shteti ka investuar një miliardë euro në infrastrukturë rrugore dhe ka realizuar projekte të rëndësishme. “Trashëguam shtet të shkatërruar në të cilin u shpenzuan para për përmendore, përderisa rrugët, spitalet, kopshtet dhe shkollat na shkatërroheshin. Ne kemi qasje sportive”, shkruan Spasovski. “Janë investuar një miliardë euro në infrastrukturë rrugore, ka përfunduar 80 për qind nga gazifikimi primar dhe sekondar. Po ndërtojmë 260 kilometra autostrada, 300 kilometra rrugë të shpejta, 900 kilometra rrugë lokale. Rehabilituam mbi 1500 kilometra drejtime rrugore. I përmirësuam kushtet në 28 institucione publike-shëndetësore dhe…
Alsat 2020-06-10T10:17:49+02:00 Këshilltari i ministrit të Punëve të Brendshme, Naqe Çulev ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Nga MPB informojnë se këshilltari nuk është infektuar në vendin e punës. “Këshilltari për herë të fundit ishte në punë me datë 02.06.2020, kurse testin, ku edhe rezultoi pozitiv me Covid-19 e bëri me datë 06.06.2020. Takimi i fundit që ka pasur ministri me personin ka qenë me datë 24.05.2020. Deri më tani, askush nga kabineti i ministrit nuk është izoluar. Gjithashtu ju informojmë se Ministria e Brendshme ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e të gjithë punonjësve në Ministri”, shtojnë…
Alsat 2020-06-10T09:22:44+02:00 Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin 905 personave u është dhënë vendim për izolim , derisa 120 të tjerë kanë nënshkruar vendim për vetizolim. Policia ka kryer kontrolle të rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim nga ku nuk janë regjistruar shkelje të këtyre masave. Nga MPB gjithashtu informojnë se 1143 persona kanë shkelur masën për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, gjegjësisht mbajtjen e maskës.

