Alsat 2020-06-11T20:46:03+02:00 Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, thotë se pas idesë së BDI-së për një kryeministër shqiptarë, fshihen qëllime elektorale. Sela thotë se politikanët duhet të jenë të vetëdijshëm për atë që u ofrojnë votuesve. Sipas tij, nëse në postin e kryeministrit do të vijë ndonjë kryetarë, atëherë duhet të jetë një nga kryetarët e partive. I pyetur nëse ka menduar ndonjëherë që ai vet të jetë kryeministër, Sela thotë se një ide e tillë për të përfaqësuar votuesit nuk përjashtohet, megjithatë shton se kushdo që të jetë.
Author: almakos
Alsat 2020-06-11T19:02:27+02:00 Vendi është përfshirë pasditen e sotme nga një stuhi e fuqishme dhe reshje të mëdha të shiut. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në disa fshatra të Komunës së Likovës. Mot i ngjashëm ishte pothuajse në mbarë vendin. Mot të paqëndrueshëm do të ketë edhe gjatë orëve të mbrëmjes. Nga Enti hidrometeorologjik njoftojnë se nga nesër deri të dielën do të mbizotërojë moti i qëndrueshëm me erëra më të forta nga veriperëndimi. Pasdite do të ketë reshje shiu. Në fillim të javës tjetër, moti do të jetë përsëri i paqëndrueshme në shumë vende me shira të…
Alsat 2020-06-11T16:05:18+02:00 Gëzim i ri për të vegjlit. Një tufë prej 15 flamingosh të rinj fituan vendin e tyre në kopshtin zoologjik të Shkupit. Ata ende nuk kanë marrë ngjyrë rozë, sepse duhet ta formojnë atë për pesë vjet. Ngjyrën e marrin përmes një pigmenti nga një ushqim i veçantë me të cilin do të ushqehen. Vendbanimi i ri ka një sipërfaqe prej rreth 40 metra katrorë, tarraca është rreth 120 metra katrorë, dhe kanë pellg të veçantë të bërë sipas të gjitha standardeve. Afër vendbanimi të flamingove në përfundim e sipër është edhe vendi për pinguinë i cili do…
Alsat 2020-06-11T15:56:18+02:00 Ministri Filpçe gjatë pyetjeve të gazetarëve për vazhdimin apo jo të gjendjes së jashtzakonshme pas të shtunës, ditën kur dhe ajo mbaron, ai tha se nuk e sheh më të arsyeshme që të vazhdohet. “Masat dhe rregullat mund të merren edhe nëse gjendja e jashtzakonshme nuk është në fuqi”, tha Filipçe.
Alsat 2020-06-11T15:52:31+02:00 Nikolla Dimitrov është ministri i dytë i cili në kulmin e pandemisë globale të koronavirusit udhëtoi jashtë Maqedonisë për vizitë zyrtare. Dje ai ishte në Nish, në takim me homologun e tij serb Ivica Daçiq. Para se të largohej, sipas protokollit të qeverisë për udhëtim jashtë vendit, ai nënshkroi deklaratë se do t’i respektonte rekomandimet, përfshirë edhe atë kryesorin – “ndalimin e përshëndetjes me dorë”. Por, Dimitrov edhe pse e dinte protokollin dhe rekomandimet, ai përsëri u përshëndet me dorë. Protokolli parashikon edhe disa rekomandime të tjera, përveç ndalimit të rreptë për përshëndetje me dorë. Protokolli shtetëror për…
Alsat 2020-06-11T15:31:39+02:00 Një numër i caktuar i qytetarëve duket se janë mërzitur nga mbajtja e maskave dhe dorezave për tu mbrojtur nga koronavirusi. Në kafene dhe rrugëve të qytetit shumë njerëz lëviznin pa maska, madje edhe në grupe më shumë se dy persona. Ata që mbanin pajisje mbrojtëse shprehnin shqetësimin e tyre mbase mund të infektohen nga personat e pandërgjegjshëm. “Duhet tu përmbahemi atyre rekomandimeve. Ka spekulime te popullata se është gënjeshtër. Nëse nuk mund ta vërtetojmë vet atëherë duhet t’iu përmbahemi rregullave”. “Gënjeshtër nuk është. Në gjithë botën është, nuk është vetëm tek ne, a prej ku ka ardhur…
Alsat 2020-06-11T15:12:48+02:00 Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Oliver Derkosvski vlerëson se dekreti i Qeverisë për zgjedhje më 5 korrik shkatërron sistemin juridik. Ai mendon se me këtë dekret, ekzekutivi ka shpejtuar me qëllim caktimin e datës për zgjedhje pa bërë shqyrtim publik dhe azhurnim të listës zgjedhore. Kjo sipas Dekorvskit madje është shkelje e Kodit Zgjedhor. Megjithatë Derkovski nuk paralajmëron pengesa në proces. I pari i KSHZ-së thotë se fillimi i procedurave do të bëhet pas publikimit të dekretit në Gazetën Zyrtare, duke shtuar se KSHZ-së i nevojiten 35-50 ditë për organizimin e zgjedhjeve. Por zv/kryeministri për Çështje Evropiane…
Alsat 2020-06-11T14:49:01+02:00 Dekreti i Qeverisë për largimin e koncesionerëve nga plazhet në Ohër e Strugë, zemëroi autoritetet lokale dhe qiramarrësit. Paralajmëruan se dekretin do ta ankimojnë në Gjykatën Kushtetuese. Ata pretendojnë se është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet për vetëqeverisjen lokale, mjedisin jetësor dhe tokën ndërtimore. Ne do të përpiqemi ti mbështesim koncesionarët, sepse ata kanë investuar mjaft nga jeta e tyre në ato plazhe”-pohoi Dashmir Nasufi nga komuna e Strugës. Komuna e Strugës paralajmëron se vendimi i qeverisë do të shkaktojë dëme në turizmin e qytetit dhe se shumë qytetarë do të humbasin punën e tyre. Nesër do…
Alsat 2020-06-11T14:22:01+02:00 Pendarovski nesër do t’i bëjë të ditura qëndrimet për gjendjen e jashtëzakonshme, për takimin e liderëve dhe për zgjedhjet Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski nesër në orët e paradites do të ketë paraqitje në të cilën do t’i bëjë të ditura qëndrimet e tij në lidhje me gjendjen e jashtëzakonshme, mbajtjen e takimit të ri të liderëve, si dhe për mbajtjen e zgjedhjeve. Presidenti Pendarovski, gjendjen e fundit të jashtëzakonshme prej 14 ditëve, e cila duhej të ndihmonte për realizimin e masave për menaxhim me krizën korona, e shpalli më 30 maj, ndërsa ajo përfundon të shtunën më…
Alsat 2020-06-11T14:05:35+02:00 Pavarësisht se numri i personave të infektuar me Covid-19 rritet çdo ditë në Tetovë e rajon, masat për mbrojtje në tregje thuajse nuk respektohen fare. Përse nuk mbani maskë? “Mos filmo lëre atë punë ti”, u shpreh i revoltuar një shitës. As blerësit nuk i respektojnë masat. Ose nuk mbanin fare maska, ose i mbanin në qafë. “Jo bre çfarë rreziku nuk ka rrezik po duhet me e mbajt “. Përse nuk e mbani maskën si duhet që të mos infektoheni? “Mirë është mirë, super është maska”. “Në rrugë jemi, në rrugë thonë mos e mbani maskën”. “Përse…
Alsat 2020-06-11T12:57:42+02:00 Kreu i Sindikatës së Pavarur të Policisë Goce Delçev Todev ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Delçev përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se simptomat e para ishin shfaqur para katër ditëve. Ai pretendon se është infektuar me datë 07.06.2020 në vendin e tij të punës nga një kolegë që tashmë ka rezultuar pozitiv me koronavirus Todev thekson se ka pasur temperaturë të lartë trupore mbi 38 gradë, pas së cilës edhe është testuar për koronavirus. Ministria e Brendshme ende nuk ka informacione se a do të izolohen kolegët që kanë pasur kontakt me…
Alsat 2020-06-11T12:33:08+02:00 VMRO-DPMNE tani për tani mbettë në qëndrimin e saj lidhur me zgjedhjet e parakohshme. Pas Dekretit të mbrëmshëm të qeverisë për vazhdimin e procesit zgjedhor, nga VMRo-DPMNE theksojnë se për to është me e rëndësishme shëndeti i qytetarëve, posaçërisht kur çdo ditë e më shumë kemi rritje të numrit të të infektuarve me Kovid-19. Nga kjo parti nuk tregojnë datë e cila do të ishte e pranueshme në këto kushte, apo të propozojnë ndonjë datë për mbajtjen e zgjedhjeve. Pushteti insiston për zgjedhje më 5 korrik, derisa për VMRO-në, kjo datë mbetet e papranueshme.

