Author: almakos

Alsat 2020-06-14T16:36:57+02:00 Në rajonin e Likovës janë lokalizuar të gjitha vatrat e virusit Kovid-19. Nga Qendra e Shëndetit Publik thonë se për dallim nga Kumanova ku vatër ishte spitali i qytetit, në Likovë vatër e virusit janë familjet e mëdha. Testimi masiv do të vazhdojë edhe javën e ardhshme. Për momentin ka mbi 200 raste aktive. Ky numër është shumë më i madh se gjysma e Maqedonisë lindore. Qytetarët deri tani nuk kanë dashur të testohen, nuk i besojnë virusit dhe lejuan që situata të jetë e tillë. Të gjitha vatrat i kemi nën kontroll, por çdo ditë ka vatra…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-14T16:29:44+02:00 VMRO DPMNE nuk do të shkojë në zgjedhje as më 5 e as më 8 korrik. Kreu i kësaj partie, Hristian Mickoski tha se data e pranueshme për opozitën është mesi i korrikut respektivisht data 15. Si arsye kryesore për dallimin e ditëve e përmendi misionin e OSBE/ ODIHR i cili ende nuk është në vendin tonë. Nëse LSDM insiston për zgjedhje më 5 korrik me çdo kusht, Mickoski paralajmëroi krizë politike. Pajtohem me presidentin Pendarovski se përveç krizë shëndetësore dhe ekonomike, do të kemi edhe krizë serioze politike dhe VMRO DPMNE nuk dëshiron të jetë pjesë e…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-14T16:09:13+02:00 Ministria e Shëndetësisë informon se nga 778 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, 162 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe 9 pacientë me koronavirus. Tre viktima janë nga Shkupi, një nga Prilepi, dy nga Tetova, një nga Struga, një nga Velesi dhe një nga Gostivari. Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 5 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve: 2 pacientë nga Shkupi, 2 nga Prilepi dhe një nga Tetova. Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 4057, prej të…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-14T15:41:01+02:00 Filluan të rrjedhin afatet për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 korrik, pasi gjendja e jashtëzakonshme në vend mbaroi mbrëmë në mesnatë. Sipas dy dekreteve qeveritare me fuqi ligjore, lidhur me procesin zgjedhor, KSHZ-ja ka një ditë kohë t’i rishikojë afatet, ndërsa nga nesër, respektivisht 20 ditë para zgjedhjeve, do të duhet të fillojë edhe fushata zgjedhore. Siç thuhet në dekretin qeveritar të 12 qershorit, Ministria e Brendshme në afat prej një dite duhet ta dorëzojë listën e qytetarëve që kanë dorëzuar kërkesë për lëshimin e letërnjoftimit ose pasaportës së re në çfarëdo baze dhe të cilët i kanë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-14T14:37:29+02:00 Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp kërkoi nga presidenti i shtetit Stevo Pendarovski të vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme dhe gjatë kësaj kohe të përgatiten protokolle të reja për mbajtjen e zgjedhjeve në përputhje me masat për mbrojtje nga Covid-19, si dhe nën monitorim të plotë të OSBE/ODHIR. Mickoski theksoi se për VMRO-DPMNE-në këto ndryshime do të mund të arrihen deri  në mes të muajit korrik. “Keni kohë që deri në fund të ditës të vazhdoni gjendjen e jashtëzakonshme sepse VMRO-DPMNE ka dy kërkesa, së pari të hartojmë protokolle me çka do të mbrojmë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-14T13:12:50+02:00 Edhe pse të premten paralajmëroi seancë për sot, kryetari i KSHZ-së Oliver Derkovski i cili është nga radhët e VMRO-DPMNE-së deri në këto momente është i pakapshëm për anëtarët tjerë të KSHZ-së dhe për mediumet. Pasi Derkovski ende nuk ka caktuar seancë, në bazë të Kodit Zgjedhor dhe rregullores së KSHZ-së, katër anëtarët tjerë të KSHZ-së, kanë bërë edhe kërkesë me shkrim deri tek Derkovski që të thërrasë sot seancë, në cilën mes tjerash duhet të bëhet dhe rishikimi i afateve për zgjedhje më 5 korrik. Të premten kreu i KSHZ-së deklaroi se vazhdimisht punojnë për organizimin e…

Lexo më Shumë

Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sot, në këtë klinikë ka ndërruar jetë pacientja me iniciale R. M., e lindur në vitin 1944 nga Komuna e Prizrenit. Pacientja ishte në trajtim në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike dhe ishte e diagnostikuar me COVID-19, si dhe kishte edhe sëmundjeve të tjera shoqëruese. Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë kanë vdekur 33 pacientë, të cilët kanë qenë të diagnostikuar me COVID-19.

Lexo më Shumë

Prej një periudhe 3 mujore bluzat e bardha ndodhen në vijën e parë të luftës kundër COVID-19. Pjesë e tyre janë dhe Lindita, infektologe dhe Murati, kirurg i fëmijëve të cilët kanë punuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës gjatë gjithë kohës së pandemisë. Frika e tyre ishte se do ta merrnin virusin në spital dhe t’i infektonin fëmijët e tyre, 14 dhe 20 vjeçar. Për ta eliminuar një gjë të tillë ata i larguan fëmijët nga shtëpia dhe nuk i panë për dy muaj e gjysmë. “Unë fillova të frikësohem se nëse e marr infeksionin do ta barti në…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-14T11:15:05+02:00 Gjatë periudhës së kaluar janë dhuruar 16 plazma kovaleshente, prej të cilave shtatë me procedurën plazmaferezë të sepratorit kletoçen dhe nëntë përmes dhurimit standard të gjakut, informoi Ministria e Shëndetësisë, prej ku bëjnë të ditur se me këtë, janë siguruar 23 njësi plazmë kovaleshente për trajtim të 23 pacientëve me Covid-19. “Virusi korona është kërcënim i ri për shëndetin publik për shkak të përhapjes së shpejtë, që po bëhen përpjekje të mëdha që të pengohet. Para pak kohësh në Institutin për Mjekësi të Transfuzionit u përgatit protokoll për dhurim të plazmës kovaleshente. Dhurues i plazmës kovaleshnte mund të…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-14T10:29:48+02:00 Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin 217 personave u është dhënë vendim për izolim , derisa 63 të tjerë kanë nënshkruar vendim për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19. Policia ka kryer kontrolle të rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim ku janë regjistruar tre shkelje të masës së izolimit-vetizolimit. Nga MPB gjithashtu informojnë se 845 persona kanë shkelur masën për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, gjegjësisht mbajtjen e maskës.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-14T09:54:17+02:00 Dje në mesnatë mbaroi gjendja e jashtëzakonshme dhe pasi drejtuesit e dy partive më të mëdha në vend, LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski nuk arritën marrëveshje për datën e zgjedhjeve, vijojnë afatet për zgjedhje me 5 korrik. Sipas afateve fushata do të fillojë më 16 qershor. Presidenti, Stevo Pendarovski të premten njoftoi se nuk kishte kërkesë nga qeveria dhe se si rrjedhojë nuk do të shpall gjendje të re të jashtëzakonshme, kurse takimi mes dy liderëve Mickoski dhe Zaev për të datën e zgjedhjeve në viln Vodno përfundoi pa marrëveshje. Sipas presidentit, zgjedhjet janë të…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-14T00:28:48+02:00 Qeveria në mbledhjen e sotme ka marr vendim për hapjen e pikave kufitare për shtetasit nga vendet e rajonit dhe më gjërë. Do të hapen vendkalimet: Tabanovc, Deve Bair,Bogorodicë, Qafë Thanë, Bllacë dhe Aeroporti i Shkupit. Në hyrje shtetasit e huaj duhet të tregojnë përmes deklaratës me shkrim se ku shkojnë dhe nuk guxojnë të qëndrojnë më shumë se 5 orë. Gjithashtu ndalohet dalja nga autostrada apo rruga lokale përveç adresës që jep në deklaratë.

Lexo më Shumë