Author: almakos

Alsat 2020-06-16T09:36:05+02:00 Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin 860 personave u është dhënë vendim për izolim , derisa 199 të tjerë kanë nënshkruar vendim për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19. Policia ka kryer kontrolle të rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim ku janë regjistruar dy shkelje të masës së izolimit-vetizolimit. Nga MPB gjithashtu informojnë se 559 persona kanë shkelur masën për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, gjegjësisht mbajtjen e maskës.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-16T08:30:10+02:00 Prej sot e deri më 18 qershor do të zbatohet aplikimi i parë nga afati i qershorit për regjistrim në vitin shkollor 2020/2021, sipas kritereve të përcaktuara në Konkursin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për regjistrimin e nxënësve të vitit të parë në shkollat e mesme publike për mësim në shkollë të mesme gjimnaz, shkolla profesionale, art dhe për arsim të mesëm për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore. Regjistrimi do të organizohet dhe do bëhet në përputhje me udhëzimet nga Protokolli i miratuar nga Qeveria me rekomandimin e Komisionit për Mbrojtje nga Sëmundjet Infektive, i cili…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-16T08:12:34+02:00 Numri i përgjithshëm i të konfirmuarve me KOVID-19 që nga fillimi i epidemisë deri dje u ngrit në 4157, ndërsa i të vdekurve 193. Në buletinin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë janë regjistruar 103 raste të reja me virusin nga 841 teste të kryera dhe pesë pacientë vdiqën. Janë 2241 raste aktive. Shumica e rasteve të reja (46) janë në Shkup. Një vatër e nxehtë e re në pesë ditët e kaluara është bërë Resja me 19 persona të diagnostikuar dhe të parët vijnë nga një festë familjare. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe përsëri apeloi se vetëm…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-16T07:52:08+02:00 Moti do të jetë me vranësira i ndryshueshëm, paradite në disa vende me shi lokal, ndërsa pasdite në disa vende jo i qëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 18, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 22 deri në 30 gradë. UV=8. Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite do të ketë kushte për jostabilitet afatshkurtër me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-15T23:00:39+02:00 Presidenti Stevo Pendarovski pas propozimit të Qeverisë për të vazhduar gjendjen e jashtëzakonshme, solli vendim par ta vazhduar atë edhe për 8 ditë të tjera deri më 22 qershor. Vendimi, siç raportohet nga Zyra e Presidentit, është marrë në bazë të nenit 125 dhe nenit 126 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas një propozimi të paraqitur nga Qeveria, dhe zgjat tetë ditë, duke filluar nga 15 qershori  deri më 22 qershor të vitit 2020. – Partitë politike kanë arritur një marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në 15 korrik 2020. Në këtë drejtim,…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-15T22:07:50+02:00 Qeveria sonte në seancën e 67-të të saj solli konkluzë t’i shtrojë propozim Presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, në bazë të nenit 125 të Kushtetutës, të vendosë zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për një periudhë tjetër tetë ditore, nga sot (15 qershor) deri më 22 qershor për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. “Propozimi shtrohet për shkak të zbatimit të zgjedhjeve të parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me masa për mbrojtjen e shëndetit publik në kushte pandemie e shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që preku edhe vendin tonë”,…

Lexo më Shumë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se sot janë regjistruar edhe 129 raste të reja me koronavirus, kurse 10 persona janë shëruar. IKSHPK njofton se rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 46 (sipas vendbanimit: 45 raste Prishtinë dhe 1 rast Hajvali), komuna e Prizrenit 18 raste (sipas vendbanimit: 15 raste Prizren, 1 rast Mazrek, 1 rast Reçan dhe 1 rast Romajë), komuna e Vushtrrisë 15 raste (sipas vendbanimit: 10 raste Vushtrri, 3 raste Akrashticë, 1 rast Begaj dhe 1 rast Maxhunaj), komuna e Rahovecit 9 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Rahovec dhe 1 rast Ratkoc),…

Lexo më Shumë

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ ka njoftuar se të gjitha fluturimet për datën 16 qershor janë anuluar, kjo për shkak të COVID-19. “Të dashur udhëtarë, Ju njoftojmë se të gjitha fluturimet e datës 16 Qershor 2020 janë anuluar. Për rezervimet tuaja si dhe detaje tjera rreth fluturimit ju lusim të qëndroni në kontakt me kompanitë ajrore”, thuhet në njoftimin e aeroportit. Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ditë më parë nëpërmjet një shkrimi në Facebook pati paralajmëruar hapjen e shpejtë të aeroportit. “Brenda pak ditësh do të marrim vendim për hapjen e aeroportit, gjithnjë sipas rekomandimeve të mjekëve, autoriteteve përkatëse…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-15T18:44:53+02:00 Vendimin e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së që 15 korrikun ta caktojnë si datë për mbajtjen e zgjedhjeve e përshëndeti komisioneri evropian për zgjerim, Oliver Varheji. Ai në Tuiter tha se ky është sinjal pozitiv për vendin, ndërsa marrëveshja për datë të pranueshme për zgjedhje, sipas tij, çon drejtë zgjedhjeve të drejta dhe të lira  me pjesëmarrjen e të gjithëve dhe që do jenë nën monitorimin e OSBE-së.

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar përmes një postimi në ‘Facebook’ se Kosova mund të përfshihet nga vala e dytë e COVID-19. Hoti shton se në bazë të trendit të fundit me raste të reja të infektimeve, ky rrezik është shumë real, andaj fton qytetarët të respektojnë masat e ndërmarra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. REAGIMI I HOTIT Të dashur qytetarë, Vendi ynë mund të përfshihet nga vala e dytë e infektimeve me virusin #COVID19! Në bazë të trendit të ditëve të fundit me raste të reja të infektimeve, ky rrezik është shumë real. Mund të preken edhe…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-15T16:17:30+02:00 Në vend se në gjykatë, debat publik do ketë në zyra. Gjykata Administrative nuk ka sallë gjyqi ku do vendosej për ankesat eventuale lidhur me zgjedhjet. Sipas Ligjit për Procedurë Administrative, seancat e Gjykatës Administrative duhet të jenë publike dhe në to të jenë pjesë të gjitha palët e përfshira. Në kushte të pandemisë nevojitet distancë mes të pranishmëve, që duke pas parasysh mundësitë teknike të gjykatës, vështirë se mund të plotësohet. Kryetari i Gjykatës Administrative, Burim Sejdini për Alsat thotë se ligji patjetër duhet të respektohet dhe paralajmëroi se do të organizohen në mënyrë që t’u përgjigjen…

Lexo më Shumë

Duke nisur nga 22 qershori, Kosova do të hapë kufijtë tokësorë. Ka qenë ministri i Shëndetësisë, Armen Zemaj, i cili ka dhënë lajmin pas mbledhjes së qeverisë. “Ky vendim hyn në fuqi më 22 të këtij muaji, duke pasur parasysh që përgatitjet janë më intensive. Edhe sot, manuali do t’iu shpërndahet të gjitha institucioneve. Manuali është i gatshëm dhe do të mbikëqyret rreptësisht, t’iu ofrojmë qytetarëve, sidomos atyre që i frekuentojnë këto pika lëvizje të lirë.” Pikat kufitare që do hapen prej 22 qershorit janë pikat kufitare Qafë-Morinë, Muçibabë dhe Mutivodë.

Lexo më Shumë