Alsat 2020-06-16T15:10:58+02:00 Zgjerohen afatet e votimit, varësisht strategjive për mbrojtje nga virusi korona. Fushata zgjedhore do të fillojë më 24 qershor dhe do të zgjasë 20 ditë. Më 13 korrik do të votojnë personat në izolim dhe vetizolim, përfshirë edhe ata me pozitiv me virus. KSHZ-ja obligohet që nëpër komuna, varësisht numrit të këtyre personave, të formojë një ose më shumë këshilla zgjedhor, të përbërë nga tre nëpunës shëndetësor të cilët do të zbatojnë votimin. Në këto këshilla, edhe partitë politike mund të emërojnë vëzhguesit e tyre. Më 14 korrik do të votojnë personat e sëmurë dhe të sëmurët kronik…
Author: almakos
Alsat 2020-06-16T14:54:14+02:00 BDI-ja vazhdon fushatën për kryeministrin shqiptar, duke e listuar edhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe si një nga të arriturat e mëdha të kësaj partie gjatë 18 viteve në pushtet. UNË BESOJ!- ata që nuk besuan se gjuha shqipe do bëhet gjuha e dytë zyrtare në nivel shtetëror,ATA NUK BESOJNË EDHE NË NISMËN PËR KRYEMINISTRIN E PARË SHQIPTAR! – u shpreh Bujar Osmani, BDI. Gjuha shqipe tashmë gëzon status të barabartë dhe formal ashtu si edhe flamuri jonë kombëtar – deklaroi Ali Ahmeti, BDI (10.06.2020). Megjithatë edhe 2 vjet e gjysmë pas miratimit të Ligjit për gjuhët që avancon…
Alsat 2020-06-16T14:35:13+02:00 Nikolla Josifoski është ciceron turistik. Gati 10 vite kafshatën e gojës e nxjerr duke shëtitur turistët nëpër Ohër. Mbyllja e kufijve e ka detyruar të orientohet në veprimtari tjetër. Në një biznes të vogël familjar të prindërve, më saktë zdrukthëtari. Është diçka e vogël dhe e pamjaftueshme sepse më shumë është si hobi e jo biznes i vërtetë. Jam i sigurt që këtë sezon nuk do të shohim grupe turistësh, kështu që, vështirë që do t’ia dalim – tha Nikolla Josifoski- ciceron turistik. Ai dhe 200 ciceronë tjerë turistik nga Ohri dhe Struga janë të padukshëm për sistemin…
Alsat 2020-06-16T14:24:26+02:00 Virusi Korona i mori jetën edhe të 8 personave. Numri i viktimave nga CoVid-19 në vend arriti në 201. Në Klinikën Infektive humbën jetën një 65 vjeçare, një 68 vjeçar dhe një 76 vjeçar. Në Spitalin “8 Shtatori” nuk mundën të mbijetojnë dy 77 vjeçarë. Në Klinikën e Urologjisë vdiq një 86 vjeçar nga Kumanova. Ndërkaq, dy të vdekurit më 13 qershor nga Tetova, sot i diagnostikuan pozitiv teste post-mortum. Ministria e ShëndetësisëShkup 5 të vdekur – total 62Tetovë 2 të vdekur – total 32Kumanovë 1 i vdekur – total 29 Në 24 orët e fundit u shëruan…
Alsat 2020-06-16T14:09:02+02:00 Partitë politike kanë përzgjedhur sloganet me të cilët do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut. LSDM-ja është përcaktuar për moton “Mundemi- Edhe më mirë edhe më shumë”. Ky subjekt muaj më parë ndryshoi edhe ngjyrat identifikuese në bardh e kuq. VMRO-DPMNE-ja garon me sloganin “Ripërtëritja e Maqedonisë”. Pas këtij slogani qëndron i gjithë koalicioni parazgjedhor. Edhe opozita muaj më parë ndryshoi ngjyrat dhe modifikoi logon e sloganit. BDI-ja është përcaktuar për sloganin “Erdhi koha për kryeministrin e parë shqiptar”. Ky subjekt në logo ka vendosur edhe flamurin kombëtar maqedonas përkrah atij shqiptar, shqiponjë të modifikuar dhe…
Alsat 2020-06-16T13:53:33+02:00 Po rëndohet gjithnjë e më shumë situata me virusin korona në Komunën e Tearcës. Rastet e fundit e kanë çuar në 51 numrin e të prekurve, ndërsa dy persona kanë ndërruar jetë. Mbi 50 për qind e të infektuarve janë vetëm në fshatin Tearcë. Shtabi i krizës ka njoftuar nisjen e fushatës për vetëdijesimin e banorëve. Në kuadër të aktiviteteve të shtabit, fillojmë një kampanjë të re për vetëdijesimin e qytetarëve andaj filluam me mjekët amë të cilët janë drejtë për drejtë të lidhur me qytetarët, në mënyrë që ata të kontribuojnë tek qytetarët për vetëdijesim për respektim…
Alsat 2020-06-16T13:23:36+02:00 Ministria e Shëndetësisë informon se nga 1173 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, 134 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 34 pacientë të shëruar brenda 24 orëve. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe 8 pacientë me koronavirus.
Alsat 2020-06-16T13:04:05+02:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce apelon për respektimin e vazhdueshëm të masave për mbrojtje nga koronavirusi i ri. Filipçe përmes një postimi në Facebook thekson se arma më e fortë kundër Covid-19 është ndërgjegjja dhe përgjegjësia e secilit prej nesh. “Arma më e fortë kundër koronavirusit është secili prej nesh – ndërgjegjja dhe përgjegjësia jonë. Mburoja më efektive janë tre rregullat që duhet tu përmbahemi vazhdimisht – mbajtja e distancës, mbajtja e pajisjeve mbrojtëse dhe higjiena. Secili prej nesh duhet të kuptojë seriozitetin e virusit, të mbrojë veten dhe kështu të mbrojmë edhe të dashurit tanë, shëndetin publik,…
Alsat 2020-06-16T11:42:29+02:00 N.P. ”Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup po zbaton aksion për pagesë të borxheve në këste dhe pa interes. Nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup informojnë se aksioni për pagesë të borxheve në këste pa interes për persona fizikë dhe juridikë është me afat të përcaktuar kohor, duke filluar prej 17 qershorit deri më 31 korrik 2020. “Ju bëjmë thirrje të gjithë shfrytëzuesve të cilët kanë borxhe në këtë periudhë që të aplikojnë për lidhjen e marrëveshjeve për pagesë të borxheve për më së paku 24 këste, varësisht vlerës së borxhit, pa interes për pagesë të vonuar. Pas…
Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës, i është përgjigjur pozitivisht ftesës për rifillimin e dialogut në Uashington në fund të qershorit. Thaçi thekson se inkuadrimi i SHBA-së në këtë proces rrit shpresën për sukses në një marrëveshje për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Kreu i vendit përmes një konference për mediat tha se vetëm të bashkuar dhe partneritetin me SHBA-të rezultatet do të jenë konkrete.Ai theksoi se vendi nuk ka kohë për të humbur dhe shpejtë duhet të arrijë marrëveshjen finale me Serbinë. I pari i shtetit nuk bëri të ditur se nga Uashingtoni do të kthehet me marrëveshje finale,…
Alsat 2020-06-16T10:15:56+02:00 Duke pas parasysh se kushtet e imponuara nga Kovid-19, anuluan zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill, njoftoj se kemi një situatë të re. “Tanimë siç është e njohur, partitë politike kanë arritur marrëveshje për një datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Kjo datë është 15 korrik 2020. Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për deputetë në Kuvendin e republikës së Maqedonisë së Veriut më 15 korrik të vitit 2020 e kam firmosur mbrëmë dhe i njëjti është arkivuar dhe dërguar deri tek Komisioni…
Alsat 2020-06-16T10:05:01+02:00 Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Toni Angellovski në paraqitjen e tij të sotme informoi se në këtë ministri ka 41 të punësuar që kanë rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri (Covid-19) dhe se si pasojë 180 pjesëtarë tjerë të MPB-së janë në vetizolim. “Pasi mësuam se kemi tre punonjës pozitiv me koronavirus në ndërtesën e parë të Ministrisë së Brendshme, respektivisht këshilltari i ministrit Naqe Çulev dhe dy punonjës në bife, menjëherë ISHP ka kryer anketë epidemiologjik me gjithsej 67 persona. Është konstatuar se pesë persona duhet të jenë në vetizolim brenda 14 ditëve të ardhshme”,…

