Author: almakos

Alsat 2020-06-11T11:04:37+02:00 Një person ka ndërruar jetë sot herët në mëngjes në hekurudhën Veles-Gradsko pasi u godit nga një lokomotivë. Sipas raportit të policisë, bëhet fjalë për një emigrant që për shkak të lëndimeve të rënda trupore ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Velesit. “Më 11.06.2020 në orën 04.00 u raportua se në rrugën hekurudhore Veles-Gradsko, përpara fshatit Zgropolci, një lokomotivë ka goditur  një person – emigrant, i cili pësoi lëndime të rënda trupore. Personi në fjalë rrugës për në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit iu nënshtrua plagëve duke ndërruar jetë. Ekipi i SPB-Veles ka kryer inspektime…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-11T09:01:58+02:00 Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin 125 personave u është dhënë vendim për izolim , derisa 167 të tjerë kanë nënshkruar vendim për vetizolim. Policia ka kryer kontrolle të rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim ku është regjistruar një shkelje e masës së vetizolimit. Nga MPB gjithashtu informojnë se 1068 persona kanë shkelur masën për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, gjegjësisht mbajtjen e maskës.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-11T08:38:30+02:00 Nxënësit të cilët javën e ardhshme do të regjistrohen në shkolla të mesme, së bashku me dokumentacionin e plotë të nevojshëm të cekur në Konkurs, duhet të kenë edhe paraqitje, të cilën mund ta marrin nga ueb-faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës www.mon.gov.mk. Formulari për paraqitje është i kapshëm në katër gjuhë (mësimore) – maqedonase, shqipe, turke dhe serbe. Nevojitet që secili nxënës ta shtypë, plotësojë dhe ta dorëzojë në shkollë së bashku me dokumentet e tjera. Regjistrimet në shkollat e mesme për vitin mësimor 2020/2021 do të jenë javën e ardhshme dhe do të mbahen në…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-11T08:00:07+02:00 Moti në vend do të jetë me diell dhe vranësira mesatare, ndërsa pasdite në disa vende jostabil me të reshura të mëdha të shiut dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 9 deri 17, ndërsa ajo e ditës prej 21 deri 29 gradë Celsius. UV-indeksi do të jetë 7. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare, ndërsa pasdite jostabil me të reshura të mëdha të shiut dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 14, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 27 gradë Celsius. Gjatë ditëve të ardhshme në…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-10T23:49:11+02:00 Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 64-të miratoi Dekret me fuqi ligjore për plotësimin e Dekretit për çështje që lidhen me procesin zgjedhor i cili obligon Ministrinë e Brendshme në afat prej një ditë nga dita e hyrjes në fuqi të këtij dekreti me fuqi ligjore, t’i dorëzojë deri te Komisionin Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) të dhënat nga neni 43, paragrafi 6 i Kodit Zgjedhor, ose lista e shtetasve të cilët kanë ngritur kërkesë për lëshimin e letërnjoftimeve të reja ose pasaportë në çfarëdo baze dhe të cilat i kanë marrë ato…

Lexo më Shumë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se beson fuqishëm në përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për të mundësuar arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë. “Unë kam besim të plotë se vetëm me administratën e SHBA-së, të udhëhequr nga presidenti Donald Trump dhe rolin dinamik të ambasadorit Richard Grenell, gjërat do të lëvizin drejt një procesi produktiv dhe efektiv të dialogut dhe të ndonjë marrëveshjeje eventuale përfundimtare që sjell njohje reciproke si dhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, ka deklaruar Thaçi. Ai i ka bërë komente pas homazheve që ka bërë te memoriali i…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-10T15:55:18+02:00 Lidhja e Sindikatave ankohet se Ministri i Brendshëm, Nake Çulev, ndërhyn në punën e organizatës dhe ushtron presion ndaj saj. Kryetari i LSM-së, Darko Dimovski theksoi se në takimet e sindikatës kanë marrë pjesë edhe inspektorë të Ministrisë së Brendshme. Përveç kësaj, ai ishte thirrur dy herë në polici për kallëzime penale kundër tij, për të cilat ai thotë se ishin iniciuar nga paraardhësi i tij, Zhivko Mitreski. “Ka presion policor, nuk dua të besoj se është presion politik. Ne nuk kemi asgjë kundër asnjë partie politike. Ne jemi duke zbatuar programin dhe qëllimin tonë. Ne i përfaqësojmë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-10T15:40:52+02:00 Inspektorati shtetëror i Arsimit ka paralajmëruar kontrolle në të gjitha shkollat e vendit për lëshimet eventuale gjatë realizimit të procesit mësimor “online”. Inspektorët do të shqyrtojnë dokumentacionin e plotë pedagogjik të shkollave, ndërsa do të kërkojnë edhe përgjegjësi prej drejtorëve në rast se nuk janë realizuar të gjitha aktivitetet e parapara në këtë periudhë të jashtëzakonshme. Siç thonë nga ky institucion, kontrollet pritet të realizohen në qershor dhe korrik, varësisht gjendjes me pandeminë. Në shkollën fillore  “Skëndërbeu” në Haraçinë viti shkollor përfundoi ashtu siç ishte planifikuar me përjashtim të nxënësve me rrezik social të cilët mbeten pa mësim…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-10T15:21:04+02:00 Qytetarët do të vendosin kush do jetë kryeministri i ardhshëm. Kështu u përgjigjën nga LSDM-ja për idenë e liderit të  BDI-së, Ali Ahmeti i cili vlerëson se kryeministri i ardhshëm duhet të jetë shqiptarë. Kur hyjmë në spital ose te mjeku, pyesim cili është mjeku i mirë, e jo kush është maqedonas ose shqiptarë. Kur hyjmë në helikopterët e armatës sonë, pyesim kush është piloti dhe a është i mirë, dhe nuk pyesim nëse është maqedonas, shqiptarë, turk ose serb. Kështu veprojnë qytetarët edhe për çështjen thelbësore, kush si do i zgjidhë problemet dhe si do menaxhojë me…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-10T14:52:55+02:00 Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti shpalosi idenë për kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoni të Veriut. Ndonëse nuk tha as edhe një fjalë të vetme për mënyrën se si do të arrihet ky qëllim, Ahmeti duke e cilësuar si ide mbi partiake dhe jashtë personales, i ftoi gjitha partitë t’i bashkohen këtij qëllimi. Kjo ide është shumë më e madhe se çdo parti apo cilido person. Kjo ide nuk ka të bëj me BDI-në dhe sigurisht jo me mua. Kjo është një thirrje për të gjithë partitë shqiptare, të gjithë qytetarët shqiptarë dhe të tjerët, për të mbështetur…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-10T14:36:49+02:00 Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se gjatë ditës së djeshme, në mbledhjen e Qeverisë është diskutuar për organizimin e dasmave dhe llojeve të ndryshme të ahengjeve, por që ende nuk ka protokolle konkrete. Bekteshi tha se po bisedohet edhe për mënyrën e punës së hoteleve dhe shtoi se për momentin ende nuk ka të dhëna zyrtare në lidhje humbjet që kriza Covid-19 i ka shkaktuar këtij sektori. “Kjo temë u diskutua dje në seancën qeveritare, ku ne udhëzuam ministrin e Shëndetësisë të dorëzon një propozim nga Komisioni për Sëmundje Infektive për…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-10T14:21:31+02:00 Në nivel shtetërorë ka 1536 raste aktive me koronavirusin e ri, sa i përket statistikave sipas qyteteve, kryeson kryeqyteti  me gjithsej 944 raste aktive, pasuar nga Shtipi me 186 raste, Kumanova me 155 , dhe  Tetova  me 145 raste aktive. Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), sa i përket komunave të Shkupit, me raste aktive me Covid-19 kryeson Çairi me gjithsej 195 raste, pasuar nga Butel me 72,  Komuna Qendër me 71, Aerodrom me 67, Gazi Baba me 66, Karposhi me 64, Saraj me 58 raste. Raste aktive ka edhe në Kisela Vodë – 39,…

Lexo më Shumë