Alsat 2020-06-14T16:29:44+02:00
VMRO DPMNE nuk do të shkojë në zgjedhje as më 5 e as më 8 korrik. Kreu i kësaj partie, Hristian Mickoski tha se data e pranueshme për opozitën është mesi i korrikut respektivisht data 15. Si arsye kryesore për dallimin e ditëve e përmendi misionin e OSBE/ ODIHR i cili ende nuk është në vendin tonë. Nëse LSDM insiston për zgjedhje më 5 korrik me çdo kusht, Mickoski paralajmëroi krizë politike.
Pajtohem me presidentin Pendarovski se përveç krizë shëndetësore dhe ekonomike, do të kemi edhe krizë serioze politike dhe VMRO DPMNE nuk dëshiron të jetë pjesë e këtyre zgjedhjeve, as me 5 e as me 8 korrik, por menjëherë pas njoftimit që e morëm nga OSBE. Atëherë, vijojnë hapa tjerë për të cilët opinioni në mënyrë shtesë do të njoftohet”-theksoi Hristian Mickoski- kryetar i VMRO DPMNE-së.
Por, Zaev në Facebook shkroi se nuk do të ketë më shtyrje të zgjedhjeve.
Nuk do të lejojmë që Mickoski ta zhytë vendin në krizë institucionale, pa një Kuvend dhe Qeveri politike, nuk do të lejojmë që siguria dhe shëndeti i qytetarëve të rrezikohen. Ne nuk duam zgjedhje pa opozitën, por nëse Mickoski vendos ta bëjë këtë, ne do të tregojmë se çfarë mund të bëjmë në një mandat pa sabotim”-tha Zoran Zaev – kryetar i LSDM-së.
BDI bëri thirrje për një konsensus mes të gjitha partive për ditën e zgjedhjeve. Ata nuk shohin problem në ndryshimin e vogël brenda disa ditësh për të pasur një proces gjithëpërfshirës dhe pjesëmarrje të të gjitha palëve.
Bojan Stojanovski


