Alsat 2020-06-09T11:30:04+02:00
Qeveria ka caktuar mbledhjen e radhës në orën 14. Sot duhet të vendoset për propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive i cili ditë më parë konstatoi nevojën për orë policore në vatrat e virusit. Ora policore nga ora 22 deri në orën 05 sipas kreut të KSI-së, Zharko Karaxhaovski propozohet me qëllim evitimin e grumbullimeve të mëdha.



