Alsat 2020-06-09T15:38:59+02:00
Kreu i Shkupit, Shilegov nuk heq dorë nga ideja për të menaxhuar ngrohjen qendrore të qytetit. Në fazë të fundit është marrëveshja për furnizimin me energji termike që e njëjta të jetë nën kujdesin e Sistemeve Energjetike të Qytetit, por vetëm e të ashtuquajturës Ngrohja e Hekuranës në pronësi të SH.A ESM dhe Ngrohtores Shkup Veri. Nga Komisioni Rregullator i Energjetikës thonë se aplikimi i dorëzuar nga Qyteti i Shkupit është i ndërprerë sepse së pari duhet të bëhet marrëveshje me Ndërmarrjen Elektro-ekonomia e Maqedonisë në mënyrë që licenca të jetë në duart e Sistemeve Energjetike të Qytetit.
Aty ku “Sistemet energjetike të qytetit” do të na tregojnë se ka mjete elementare, mund të marrë licencë, dhe kjo mund të ndodhë më shpejt me termocentralin “Shkupit Veri”, më pas mund të ndodhë me Hekuranën. Por, para se gjithash, duhet të bien dakord Sistemet energjetike të qytetit” dhe Energjetika sepse është në pronësi të Termocentraleve të Maqedonisë së Veriut dhe duhet të gjendet mënyrë e përshtatshme për t’ia dhënë këto mjete për përdorimin “Sistemeve Energjetike të Qytetit- deklaroi Marko Bislimovski- kryetar i KRE-së.
Ideja fillestare e Shilegovit ishte që Qyteti i Shkupit të menaxhojë tërë rrjetin e ujit të nxehtë, dhe për këtë qëllim u themelua kompania “Sistemi energjetik i qytetit” me investim themelues prej 250 mijë eurosh. Por dy sezone me radhë, GES nuk arriti ta marrë përsipër rrjetin e shpërndarjes së energjisë termike nga Ballkan Energy, e cila ka licencë për këtë obligim deri në vitin 2047. Aktualisht, rreth 60,000 qytetarë përdorin ngrohjen qendrore të qytetit.
Andrea Çobanova



