Author: almakos

Erjola Jata Duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm shërbimi i kontrollit të makinave do ti kalojë shtetit. Në një intervistë për News24 drejtori i përgjithshëm i shërbimit të transportit rrugor Blendi Gonxhja thotë se 15 drejtoritë rajonale të shërbimit të transportit rrugor do të ofrojnë këtë shërbim, pasi 31 Dhjetori shënon përfundimin e koncesionit nga kompania SGS Albania. “Në aspektin e DPSHTRR ne marrim të gjitha asetet inventare në shëbrim dhe vijojmë shëbrimimin edhe me mbështetjen e koncensionarit për tre muajt në vijim sipas detyrimeve kontraktuale.” – tha Gonxhe. Blendi Gonxhja sqaron se rregullat e reja nuk kanë…

Lexo më Shumë

Opozita maqedonase proteston edhe sot në Shkup dhe në 15 qytete të tjera, për të shprehur revoltën ndaj kontestit mes Shkupit e Sofjes. VMRO DPMNE-ja akuzon pushtetin për negociata sekrete me palën bullgare, në dëm të identitetit maqedonas, gjuhës, kulturës, zakoneve dhe pakicës maqedonase në Bullgari. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë Zaev, me pretendimin se për identitetin nuk ka legjitimitet të negociojë për asgjë, aq më pak për integrim në Unionin Evropian, e cila në thelb bazohet në shumë-llojshmërinë e popujve. – Advertisment –

Lexo më Shumë

14 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me koronavirus, raporton Express Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë testuar 1 mijë e 340 mostra, nga të cilat 555 kanë rezultuar pozitive. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.340 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 555 raste pozitive”, ka njoftuar IKSHPK. Në 24 orët e fundit janë shënuar 14 raste…

Lexo më Shumë

Edukimi gjithëpërfshirës seksual gradualisht do të bëhet pjesë e programit mësimor për arsimin fillor. Ministrja e Arsimit, Mila Carovska tha se nuk mund të ekzistoj arsim bashkëkohor dhe cilësor pa u realizuar zhvillimi emocional i çdo fëmije që përfundon shkollimin 9 vjeçar. Për këtë qëllim ka nisur trajnimi i mësimdhënësve të caktuar, ndërsa projekti pilot do të realizohet në katër shkolla. – Advertisment – Kjo është nevojë e prindërve, mësuesve dhe nxënënsve të cilët thonë se nëse kanë mënyrë që për këto tema të flasin në shkollë, në mënyrë formale, atëherë nuk kanë nevojë të kërkojnë mënyra tjera të informimit.…

Lexo më Shumë

Personat që vuajnë nga astma janë 30% më pak të rrezikuar të preken nga Covid-19. Në këtë përfundim ka dalë një grup ekspertësh izraelitë. Nga studimi i kryer te 37 mijë persona, ekspertët zbuluan se pozitiviteti te personat astmatikë është më i ulët sesa te personat që nuk vuajnë nga kjo sëmundje. Autorja e këtij studimi  Eugene Merzon u shpreh për “Jerusalem Post” se ekzistojnë tre hipoteza pse pacientët me astmë mund të mos infektohen me COVID-19. E para është fizike: Astma shoqërohet me zvogëlim të konsiderueshëm të receptorëve të angiotenzinës në mushkëri, proteina që siguron hyrjen e  COVID-19 në…

Lexo më Shumë

Një tërmet prej 3.4 shkallëve sipas Rihterit ka goditur periferinë e Shkupit, respektivisht tërmeti ka qenë me epiqendër në kufirin mes Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Serbisë. Raportohet se thellësi e tërmetit ka qenë 1 km. – Advertisment – Lajmi është në përditësim….

Lexo më Shumë

Ditën e sotme ka nisur procesi gjyqësor për Abaz Dogun, Klajdi Pocin dhe dy të miturit, të akuzuar për përdhunimin e 15 vjeçares në Babrru. Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Klodiana Lala, e cila thekson se procesi gjyqësor ka nisur edhe për Klajdi Pocin dhe dy të miturit, të përfshirë në ngjarjen e rëndë. Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për katër të pandehurit. Ndërkohë, në seancën e radhës pritet që të jepen konkluzionet e prokurorisë.

Lexo më Shumë

Gjendja shëndetësore në vend është stabile dhe për momentin kemi mjaftueshëm krevate të lira. Kështu deklaroi Stojançe Angellov, drejtor i qendrës për Menaxhim me Kriza. – Advertisment – “Institucionet shëndetësore për momentin disponojnë mjaftueshëm me shtretër dhe tani për tani nuk ka nevojë për vendosjen e pacienteve në objektin e vjetër të Sistina. Në mbarë vendin kemi mbi 200 shtretër të lira dhe gjendja është stabile”, tha Stojançe Angellov, drejtor i Qendrës për menaxhim me Kriza.

Lexo më Shumë

Mjeku i njohur Tritan Kalo, pjesë e Komitetit të Ekspertëve sqaroi publikisht se pse është e pamundur fshehja e numrit të viktimave nga Covid 19 në spital. Kalo shprehet se nuk ka asnjë ndërhyrje për ndryshimin e shkakut të vdekjes, dhe këto janë problematika që krijojnë një tymnajë e hedhin tym mbi punën e mjekëve dhe që nuk duhet ta lejojmë. “Sa i përket rasteve të humbjes së jetës në shtëpi i saktëson zyra e Gjendjes Civile. Po ju flas në lidhje me shërbimin në Covid 1. Kur plotësohet skeda e vdekjes plotësohen edhe arsyet pse vdes. Në këto raste…

Lexo më Shumë

I pyetur se në bazë të cilave kritere, Qeveria ka emëruar Vllado Buçkovski si përfaqësues special për problemin me Bullgarinë, zëdhënies i ekzekutivi, Dushko Arsovski tha se Buçkovski ka kontakte të mira me Bullgarinë dhe pranohet shumë mirë nga publiku bullgar. – Advertisment – “Vllado Buçkovski është njohës i shkëlqyer i marrëdhënieve maqedono-bullgare, është i respektuar nga akterët politik dhe shoqëror në Bullgari. Ka kontakte të mira me Bullgarinë dhe pranohet shumë mirë në publikun e atjeshëm. Ka percepcione pozitive për politikat e tij si ish kryeministër dhe është pranuar si dikush që edhe më herët ka kontribuar në përmirësimin…

Lexo më Shumë

Drejtoresha e Epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini  tha se nuk ka arsye për mbylljen e çerdheve apo kopshteve, pasi kjo kategori nuk përbën rrezik. Ndër të tjera, Tomini këshilloi të evitohen të gjitha grumbullimet për festat e fundvitit, për të parandalur kështu  përhapjen e virusit. “Sa i përket çerdheve dhe kopshteve, nuk kemi evidentuar trend në rritje, në moshën 0 deri në 4 vjec incidenca është shumë e ulët. Nuk kemi evidentuar shpërthime masive në çerdhe apo kopshte. Grumbullimet masive dhe festat sigurisht që janë element që duhet të priovohen, të ndalohen. Tani e tutje është e…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski njoftoi se në seancën e djeshme të ekzekutivit, të 25 me radhë miratoi rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për hapjen e ski-qendrave. – Advertisment – “Qeveria ka pranuar edhe rekomandimet e Komisioni në lidhje me protokollet për masa sigurie për parandalimin të Covid-19 në ski-qendrat në Maqedoninë e Veriut, në lidhje me mbajtjen e rendit para qendrave të biletave dhe ski-lifteve… siç janë mbajtja e distancës fizike nga 1.5 deri 2m, kufizim i punës së objekteve hotelierike vetëm në ambiente të hapura dhe me shërbime në sportele me komplete për një përdorim”, tha Arsovski.

Lexo më Shumë