Angellov: Gjendja është stabile, kemi mbi 200 vende të lira

Angellov: Gjendja është stabile, kemi mbi 200 vende të lira

Gjendja shëndetësore në vend është stabile dhe për momentin kemi mjaftueshëm krevate të lira. Kështu deklaroi Stojançe Angellov, drejtor i qendrës për Menaxhim me Kriza.

– Advertisment –

“Institucionet shëndetësore për momentin disponojnë mjaftueshëm me shtretër dhe tani për tani nuk ka nevojë për vendosjen e pacienteve në objektin e vjetër të Sistina. Në mbarë vendin kemi mbi 200 shtretër të lira dhe gjendja është stabile”, tha Stojançe Angellov, drejtor i Qendrës për menaxhim me Kriza.