Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, ku një fabrikë është përfshirë nga flakët, ku për pasojë një person ka ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:40, në “Misto Mame”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka rënë zjarr në një vendroje të një fabrike në pronësi të shtetasi me inicialet A.M. Si pasojë ka humbur jetën shtetasi me inicialet M.M., 64 vjeç, i cili dyshohet se strehoje aty. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Author: almakos
Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e sotme, pranë një lokali në autostradën Lezhë-Milot. Burimet bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur 40-vjeçari me iniciale A.D. Ky i fundit është dërguar menjëherë në spital, ndërsa sipas bluzave të bardha ka plagë në krahë. Mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes që ka ndodhur pak minuta më parë.
Komiteti për Menaxhimin e Krizave ka propozuar vazhdimin e gjendjes së krizës për 6 muaj, pra deri në qershor të vitit të ardshëm. Jo zyrtarisht, Qeveria ka aprovuar propozimin dhe do të kërkojë nga Kuvendi miratimin për vazhdimin e saj. Hollësitë priten të sqarohen në konferencën e nesërme të Shtabit të Krizave. – Advertisment –
Gjatë 24 orëve të fundit, 12 persona kanë humbur betejën me Covid-19 në vendin tonë, ndërsa janë shënuar 832 të infektuar. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 430 raste në Tiranë, 100 raste në Fier, 33 raste në Durrës, 32 raste në Elbasan,27 raste në Korçë dhe Berat, 21 raste në Kuçovë, 20 raste në Shkodër, 19 raste në Lushnje,17 raste në Kurbin, 16 raste në Vlorë, 15 raste në Mallakastër, 14 raste në Tropojë,11 raste në Sarandë, 9 raste në Pogradec, 8 raste në Mat, 6 raste në Kavajë dhe Gramsh,3…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar sot një takim me familjarët e pacientëve të shtruar me Covid19, në pikën e informacionit të ngritur pranë spitalit Infektiv. Familjarët kanë kërkuar orare më të gjata për të komunikuar me mjekët ose koordinatorët për gjendjen e të afërmve të tyre të sëmurë si dhe psikologë në dispozicion të tyre, pasi siç thanë ata janë të trembur. Ministrja tha se janë vënë në dispozicion edhe tableta të posaçme për të ndërmjetësuar komunikimin vizual mes pacientëve dhe të afërmve të tyre, teksa shtoi se tabletat do të shpërndahn në të gjithë…
Deri më 30 nëntor të vitit 2020, në Maqedoninë e Veriut kanë rezultuar HIV pozitiv 29 persona. Po gjatë kësaj periudhe, nga ky infeksion kanë vdekur 6 persona, thonë nga Ministria e Shëndetësisë. Në ditën ndërkombëtare të luftës kundër HIV-SIDA, nga dikasteri I Shëndetësisë bëjnë të ditur se të diagnostikuarit e rinj u përkasin grupeve të ndryshme të moshës, nga 20 në 69 vjeç. – Advertisment – Ministria e Shëndetësisë “Në Klinikën për Sëmundje Infektive gjithsej 306 pacientë janë përfshirë në sistemin e kujdesit shëndetësor në lidhje me HIV, dhe 99 për qind prej tyre po marrin terapi antiretrovirale, e…
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, dhjetë persona kanë vdekur si pasojë e Covid-19, ndërsa janë shënuar edhe 521 raste të reja. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (81,75 vjeç), Prishtinë 2 (83,58 vjeç), Viti 2 (77, 77 vjeç), Mitrovicë 1 (71 vjeç), Pejë 1 (79 vjeç), Junik 1 (83 vjeç), Rahovec 1 (78 vjeç). Në bazë të raportit, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 585 pacientë ndërsa raste aktive janë 13.505. Me këto të dhëna, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 40.117, prej të cilëve 1.026 kanë vdekur…
Vijojnë kontrollet për respektimin e masave anti-COVID. Policia e Shtetit ka gjobitur me 3.000 lekë secili 1552 persona që janë kapur duke lëvizur pa maskë gjatë katër ditëve të fundit. Po ashtu, njoftohet se me 1 milion lekë është gjobitur një subjekt që nuk respektoi masat anti-Covid. Gjobë kanë marrë edhe 16 qytetarë që u kapën duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00. Bëht me dije po ashtu se janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 27 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit. Pasi janë identifikuar ata janë ndëshkuar me…
Vaksina kundër Kovid-19 në vendin tonë pritet të arrijë në tre muajt e parë të vitit 2021. 833 mijë dozat e siguruara përmes mekanizmit Kovaks nuk do të arrijnë përnjëherë. Kryetarja e Komitetit për imunizim, Aleksandra Grozdanova thotë se sistemi është i përgatitur për vaksinimin e qytetarëve, ndërsa në mënyrë plotësuese është duke u punuar në caktimin e logjistikës së shpërndarjes. – Advertisment – Presim që vaksinat e para t’i marrin në muajt e parë të vitit 2021. Kjo dinamikë varet nga çështjet administrative të më shumë vendeve, ndërsa më pas fillon procesi i distribuimit të vaksinave në botë. Në…
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e një pronari hoteli në Santorini nga një shqiptar. Sipas mediave greke janë mësuar detaje tronditëse në lidhje me krimin e kryer nga 20 vjeçari shqiptar. Pas arrestimit të tij nga policia në një shtëpi në Messara ku jetonte me dy bashkëatdhetarë të cilët ishin në mënyrë të paligjshme dhe pas nëntë orë heshtje ,më në fund ai rrëfeu të gjithë skenën e përgjakshme që ndodhi në hotel. Menjëherë pas veprimit të tij, 20 vjeçari shkoi në shtëpinë e shokut të tij ku ndërroi rrobat dhe më pas doli për kafe.…
Shërbimet e Kuvendit akoma janë duke përpunuar amendamentet e propozuara ndaj propozimit për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit. Deri tani janë përpunuar rreth 2.000 amendamente, ndërsa 1.000 të tjerë duhet shqyrtuar teknikisht nga shërbimet e Kuvendit dhe përkthyer në shqip dhe maqedonisht. Opozita nuk pranon së behët fjalë për bllokadë, por për mekanizëm i vetëm në dispozicion për t’iu kundërvë shumicës parlamentare. – Advertisment – Është vetëm një krik i opozitës kundrejt asaj çfarë demonstron pushteti në Kuvend, mosrespektimin e opozitës, mungesa e dialogut dhe arsyeja kryesore pse i kemi këto amendamente ndaj propozimit jo kushtetues është kjo që shohim…
Dy vëllezër janë arrestuar në Tiranë pasi vodhën nga një argjendari 8 milionë lekë të vjetra. Arlind Spahija dhe Arvid Spahija, 29 dhe 27 vjeç kanë qenë dënuar në Itali dhe u arrestuan në flagrancë teksa pas vjedhjes në rrugën ”Muhamet Gjollesha” u larguan me automjet. Në banesë vëllezërve iu gjetën kokainë, sende të vjedhura, sasi parash, veshjet e përdorura gjatë vjedhjes, mjetin me të cilin u larguan si dhe 2 aparate celular e një sasi valute. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni i koduar “Brothers”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes dhe të narkotikëve.…

