Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e sotme, pranë një lokali në autostradën Lezhë-Milot.
Burimet bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur 40-vjeçari me iniciale A.D. Ky i fundit është dërguar menjëherë në spital, ndërsa sipas bluzave të bardha ka plagë në krahë.
Mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes që ka ndodhur pak minuta më parë.