Vijojnë kontrollet për respektimin e masave anti-COVID.
Policia e Shtetit ka gjobitur me 3.000 lekë secili 1552 persona që janë kapur duke lëvizur pa maskë gjatë katër ditëve të fundit.
Po ashtu, njoftohet se me 1 milion lekë është gjobitur një subjekt që nuk respektoi masat anti-Covid. Gjobë kanë marrë edhe 16 qytetarë që u kapën duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00.
Bëht me dije po ashtu se janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 27 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit. Pasi janë identifikuar ata janë ndëshkuar me gjobë 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.



