Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, ku një fabrikë është përfshirë nga flakët, ku për pasojë një person ka ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:40, në “Misto Mame”.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka rënë zjarr në një vendroje të një fabrike në pronësi të shtetasi me inicialet A.M. Si pasojë ka humbur jetën shtetasi me inicialet M.M., 64 vjeç, i cili dyshohet se strehoje aty.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.