VMRO vijon protestat para institucioneve

VMRO vijon protestat para institucioneve

Opozita maqedonase proteston edhe sot në Shkup dhe në 15 qytete të tjera, për të shprehur revoltën ndaj kontestit mes Shkupit e Sofjes. VMRO DPMNE-ja akuzon pushtetin për negociata sekrete me palën bullgare, në dëm të identitetit maqedonas, gjuhës, kulturës, zakoneve dhe pakicës maqedonase në Bullgari. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë Zaev, me pretendimin se për identitetin nuk ka legjitimitet të negociojë për asgjë, aq më pak për integrim në Unionin Evropian, e cila në thelb bazohet në shumë-llojshmërinë e popujve.

– Advertisment –