Ditën e sotme ka nisur procesi gjyqësor për Abaz Dogun, Klajdi Pocin dhe dy të miturit, të akuzuar për përdhunimin e 15 vjeçares në Babrru.
Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Klodiana Lala, e cila thekson se procesi gjyqësor ka nisur edhe për Klajdi Pocin dhe dy të miturit, të përfshirë në ngjarjen e rëndë.
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për katër të pandehurit. Ndërkohë, në seancën e radhës pritet që të jepen konkluzionet e prokurorisë.