Qeveria: Buçkovski do të kontribuojë për tejkalimin e problemit me Bullgarinë

Qeveria: Buçkovski do të kontribuojë për tejkalimin e problemit me Bullgarinë

I pyetur se në bazë të cilave kritere, Qeveria ka emëruar Vllado Buçkovski si përfaqësues special për problemin me Bullgarinë, zëdhënies i ekzekutivi, Dushko Arsovski tha se Buçkovski ka kontakte të mira me Bullgarinë dhe pranohet shumë mirë nga publiku bullgar.

– Advertisment –

“Vllado Buçkovski është njohës i shkëlqyer i marrëdhënieve maqedono-bullgare, është i respektuar nga akterët politik dhe shoqëror në Bullgari. Ka kontakte të mira me Bullgarinë dhe pranohet shumë mirë në publikun e atjeshëm. Ka percepcione pozitive për politikat e tij si ish kryeministër dhe është pranuar si dikush që edhe më herët ka kontribuar në përmirësimin me Bullgarinë fqinje. Duhet të kontribuoje në krijimin e atmosferës pozitive për tejkalimin e problemit me Bullgarinë”, tha zëdhënësi i Qeverisë Dushko Arsovski.