Shpëtim dhe Teuta Pasho mund të kenë hapur derën për vrasësit e tyre. Trupat e çiftit nga Vlora u gjetën të copëtuar në katër valixhe në një fushë midis burgut Sollicciano dhe autostradës së Firences. Kjo është një nga hipotezat për të cilat hetuesit po punojnë pa pushim. Nga mbetjet e gjetura në katër valixhet doli se ajo kishte veshur një fustan dhe ai ndoshta pizhama. Megjithëse nuk mund të thuhet me siguri se ata ishin sulmuar në gjumë, ajo që dihet është se ata ishin në shtëpi dhe nuk kishin dyshuar se do të gjendeshin në një situatë të…
Author: almakos
Numri dy i policisë nga radhët e BDI-së Nazim Bushi në një status në facebook ka thënë se nuk ka nevojë për formimin e grupeve të punës apo komisioneve për çështjen e nënshtetësive. Ai më tej ka thënë se Ministria e Punëve të Brendshme nuk mund të parashikojë apo vlerësoj mbi vullnetin e asnjë qytetari nëse ai dëshiron të marrë shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut derisa ai nuk parashtron kërkesë. Me ndryshimin e fundit tek Ligji për të huaj, përmes Nenit 132 (nen i veçantë), është rregulluar marrja e leje-qëndrimit të përhershëm në RMV për ata qytetarë që…
Organizata Botërore e Shëndetit ka lajmëruar të gjithë qytetarët që të kenë kujdes ndaj koronavirusit dhe të qëndrojnë në shtëpi edhe për Krishtlindje. “Situata nga koronavirusi vazhdon të jetë e rrezikshme. Ne sugjerojmë që njerëzit të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi e të mos rrezikojnë. Nuk duhet të rrezikoni jetën për festat e fundvitit. Kemi edhe muaj sakrifica përpara nesh”, sqaron OBSH. Agjencitë ndërkombëtare të lajmeve, duke cituar ekspertë të njohur të shëndetësisë, kanë lajmëruar se Covid-19 do të mund të zgjasë disa muaj.
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në Vlorë, ku një mjet ka përplasur një 75-vjeçare e cila ishte duke lëvizur në këmbë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Sodës”. Policia ka nisur hetimet si dhe ka shoqëruar në polici drejtuesin e automjetit. Njoftimi i policisë: Rreth ores 17:21, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në vendin e quajtur”Kryqëzimi i Sodës”, një automjet, me drejtues shtetasin P. I., 37 vjeç, banues në Vlorë, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasen S. G., rreth 75 vjeçe, e cila ishte duke lëvizur në këmbë. Drejtuesi i…
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 827 testime të dyshuara për COVID dhe prej tyre 883 kanë rezultuar pozitivë. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 29 pacientë, ndërsa janë shëruar edhe 536 persona. Deri tani në vendin tonë janë kryer 376 565 testime dhe 7 7134 janë prekur nga koronavirusi. – Advertisment –
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit 11 qytetarë kanë humbur betejën me virusin, ndërsa janë shënuae 580 të infektuar. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 185 raste në Tiranë, 28 raste në Vlorë, 25 raste në Lezhë, 23 raste në Shkodër dhe Elbasan, 21 raste në Fier dhe Sarandë, 20 raste në Durrës, 19 raste në Kurbin, 18 raste në Kukës, 15 raste në Lushnje, 14 raste në Berat, 13 raste në Dibër, 11 raste në Korçë, 10 raste në Kavajë, Tepelenë, Skrapar, 9 raste në Mirditë dhe Kuçovë, 8 raste në Tropojë,…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë konfirmoi 385 raste të reja me koronavirus si dhe 7 viktma në 24 orët e fundit. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 2 raste (80, 73 vjeç), Prizren 1 rast (76 vjeç), Deçan 1 rast (86 vjeç), Gjakovë 1 rast (69 vjeç), Gjilan 1 rast (64 vjeç), Graçanicë 1 rast (73 vjeç). Njoftimi i plotë: 351 TË SHËRUAR DHE 385 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.442 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i…
Drejtoria vendore e Policisë së Fierit ka reaguar pas denoncimit të bërë nga “Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim”, sipas të cilëve patrulla e Shqiponjave kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një automjet “Benz ML”. Lidhur me këtë denoncim, Policia e Fierit sqaron se “në asnjë moment, nga punonjësit e Policisë nuk është përdoruar arma e zjarrit as në ajër dhe as në drejtim të automjetit”. Sipas policisë, “dy të rinj, duke lëvizur me automjetin tip “Benz”, në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, nuk i janë bindur urdhërit të Punonjësit të Policisë së Rendit për të…
Prokuroria e Dibrës përfundon hetimet për dosjen e bujshme 184 dhe merr të pandehur 4 persona me akuzën për “shpërdorim detyre” dhe “kanosje të zgjedhësve”. Ndërkohë që për të hetuarit e tjerë të dosjes çështja është pushuar për shkak të tejkalimit të afatit 3-vjeçar. I pandehur Robert Aga ish-shef komisariati në Dibër, i akuzuar për shpërdorim detyre; Drini Gjeçi, ish-drejtor i arsimit, akuzuar për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve; Nuri Meda, zyrtar në njësinë administrative Tomin, akuzuar për shpërdorim detyre Hasan Hoti, Njësia administrative Lurë, akuzuar për kanosje të zgjedhësve. Për pjesën tjetër të personave nën hetim, Dionis Imeraj,…
Mos rregullimi i statusit të zjarrfikësve në Tetovë për vite me radhë, i ka ngritur sërish në protesta ata. Do të protestojnë çdo ditë, ndërsa paralajmërojnë radikalizim të protestave para komunës, por edhe duke bllokuar rrugë, nëse organet kompetente vazhdojnë të heshtin dhe të mos plotësojnë katër kërkesat e tyre. Duke mos parë zgjidhje në kuadër të komunës së Tetovës, zjarrfikësit, kanë bërë kërkesë për takim edhe me kryeministrin Zoran Zaev. – Advertisment – “Nuk kërkojmë lëmoshë, kërkojmë vetëm drejtësi. Nën një, sigurim kolektiv, nën dy, korrigjimi i të ardhurave të rrogës për punën gjatë natës, festave dhe gjatë vikendit…
Gazeta e famshme amerikane, “The New York Times”, ka ironizuar me teoritë konspirative kundër vaksinave të koronavirusit, duke raportuar se vaksina e kompanive “Pfizer” dhe “BioNTech” nuk përmban mikroçipa. Ajo më pas i ka treguar të gjithë përbërësit e vaksinës që ka sjellur shpresë në tërë botën. Vaksina e këtyre kompanive ka gjithsej 10 përbërës. Përbërës aktiv është një molekulë e quajtur “ARN-ja lajmëtare” ose mRNA, e cila përmban udhëzime gjenetike për proteinën e koronavirusit të quajtur majë. Molekula RNA i udhëzon qelizat njerëzore që të prodhojnë maja. Kjo e ndihmon organizmin që të njohë një ndër tiparet e virusit…
Gjykata ka caktuar masën ‘arrest shtëpie’ për ish-kryetaren e Shërbimit të Provës në Kurbin, Lindita Lelçaj, e cila u arrestua për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’. Gazetari Elidon Ndreka raporton se Lelçaj ndodhet në spital, pasi ka probleme shëndetësore. Lelçaj akuzohet për korrupsion, ndërsa ra në grackën e policisë, pasi kjo e fundit vendosi që të fuste në operacion të infiltruar. Lelçaj akuzohet se manipulonte provat për persona që vuanin dënimin, duke dhënë verifikime edhe për të dënuar që ndodheshin jashtë vendit. Ndërkohë, gjatë momentit të arrestim, ish-Shefes së Shërbimit të Provës, e cila u shkarkua nga ministrja e Drejtësisë, Etilda…

