Ministri i Drejtësisë të Kosovës, Selim Selimi është gjobitur pasi që nuk e ka respektuar orën policore, duke lëvizur jashtë orarit të përcaktuar. Këtë lajm e ka bërë të ditur vet ministri në Facebook, ndërsa theksoi se do ta paguajë dënimin. Selimi pohoi se Kosova ka një polici të respektuar dhe dënimi i shqiptuar ndaj tij dëshmon se në shtetin tonë askush nuk është mbi ligjin. “Është i vërtetë lajmi që sot jam dënuar për thyerje të masave qeveritare për pandeminë. Edhe pse sipas pikës 25.1 të vendimit për masa për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, nga kufizimi i lëvizjes pas…
Author: almakos
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Ka shkuar në mbi 11 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë. Ky fakt është bërë i ditur nga Instituti i Shëndetit Publik në këtë shtet. Konkretisht bëhet fjalë për 11.208 raste. Po ashtu dje u raportua për 8 humbje jete nga ky virus vdekjeprurës, ndërsa numri i viktimave ka arritur në total në 1.248. Nga numri total i të infektuarve, 36.226 pacientë kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19.
Qytetarët e Ballkanit, që udhëtojnë nga Evropa Perëndimore, drejt vendit të tyre të origjinës për të kaluar festat e fundvitit, kanë krijuar radhë të gjata në kufijtë gjatë të shtunës. – Advertisment – Këto udhëtime po ndodhin pavarësisht paralajmërimeve se do të vendosen masa të reja kufizuese kundër coronavirusit, që kanë për qëllim të ulin numrin e udhëtimeve gjatë Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Radhë të gjata me vetura janë parë në kufijtë ndërmjet Sllovenisë dhe Kroacisë dhe po ashtu ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, teksa mijëra njerëz kanë pritur për orë të tëra për ta kaluar kufirin të premten dhe…
Gjashtë oficerë policie në Britani, janë pezulluar nga detyra për shkak të një deklarate të pazakontë ku bën shaka me emigrantët shqiptarë për të cilët thanë se duhet të vriten para se futen në Mbretërinë e Bashkuar. Oficerët e policisë e bënë deklaratën ndërsa krahasuan një koleg me ngjyrë me një qen, ku edhe u tallën me emigrantët shqiptarë. Tashmë ata do të hetohen për abuzim me detyrën. Gjithçka ka ardhur pas një ankese në formë anonime në një nga agjencitë e raportimit të abuzimeve. Autoritetet vendosën përgjues ndaj oficerëve të krimit të organizuar dhe zbuluan një kulturë të gjerë…
Rektori i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, Arben Gjata me anë të një mesazhi prekës i ka dhënë lamtumirën Dr.Drini Dobit që ndërroi jetë disa ditë më parë nga COVID-19. Duket se mjekët kishin një marrëdhënie shoqërore përveccse kolegësh, teksa thekson se ky do të jetë udhëtimi i fundit që bëjnë bashkë. Gjata premton se do e përcjellë Dobin deri në aeroportin e fundit, atje ku do kalojë kufirin e jetës. Në fund Gjata i premton Dobit se do të takohen të gjithë një ditë. MESAZHI NGA ARBEN GJATA Rruge te mbare Drin! Drin, mik i mirë i kohëve të…
Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se disa anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit janë shoqëruar ditën e sotme në komisariatin Nr.1 Tiranë. Ata janë Astrit Seranaj, Ergys Mertiri, Donald Martini dhe Gentjan Hasani.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka qenë po aq i prerë sa dhe vetë Presidenti serb Vuçiç për deklaratën e djeshme që nxiti debat mes dy vendeve. Një ditë më parë Vuçiç tha se sa të jetë ai President Serbia nuk e njeh Kosovën, ndërkohë që mandati i tij mbaron në prill të 2022. Sot Hoti thotë se këto deklarata nuk i kontriubojnë dialogut. Ai siguron se pa njohje reciproke Kosovë-Serbi, s’ka as marrëveshje për të cilën poz hvilloeht dialogu. STATUSI NGA AVDULLAH HOTI Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke Kosova mbetet e përkushtuar që të gjitha çështjet…
Bien disi shifrat e Covid 19. Regjistrohen 8 humbje jete në 24 orët e fundit. Po ashtu Ministria e Shëndetësisë raporton sot kryerjen e 2276 testimeve (më pak se dje) nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 538 qytetarë. Po sot ka 405 të shëruar. Viktimat janë 7 qytetarë nga Tirana dhe 1 qytetar nga Librazhi të moshave 58-85 vjeç. NJOFTIMI I PLOTE Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në prag të festave të fundvitit ju bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet, të shmangni grumbullimet dhe të festojnë brenda familjes së tyre të vogël. Vetëm në këtë mënyrë mund të kemi…
Kryeministri Zoran Zaev përsëriti qëndrimin se në kontestin me Bullgarinë nuk e ka të qartë më se ku qëndron problemi. Megjithatë Zaev shton se duhet vazhduar dialogu, sepse sipas tij BE-ja për Maqedoninë e Veriut është e shenjtë. I pari i Qeverisë shtoi se vendi është i gatshëm tashmë prej kohësh që ta zgjidh problemin me Bullgarinë. – Advertisment – “Unë besoj se duhet të vazhdojmë më Bullgarinë, të bëjmë përpjekje ashtu siç më kanë motivuar disa vende të BE-së. Flas si Zoran Zaev, udhëheqës i shoqërisë tonë maqedonase me gjithë bagazhin tim që kamë bërë viteve që lamë pas…
Lënda e historisë dhe të gjitha njësitë mësimore të saja do të vazhdojnë të mësohen nga nxënësit, pavarësisht ndryshimeve në konceptin e ri për arsim. Ministrja e Arsimit, Milla Carovska në emisionin 360 gradë në Alsat përsëriti se këto ndryshime nuk bëhen me qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë. Ajo tha se koncepti i ri në arsim parashikon organizimin e lëndëve mësimore me qëllim arritjen e rezultateve më të mira te nxënësit. – Advertisment – Të gjitha lëndët do të mbeten dhe do të mësohen në mënyrë më thelbësore dhe në mënyrë më cilësore. Sepse, përmes procesit të integrimit lejojmë…
Policia e Lezhës ka zbardhur vrasjen e efektivit të policisë Xhuljano Prela. Nga kontrolli i kamera të sigurisë polica ka mundur të identifikoje automjetin dhe autorët e kësaj ngjarjes. Dy persona janë identifikuar dhe pritet të shpallen në kërkim ndërkombëtar të dyshuar si të përfshirë në ekzekutimin e 26-vjeçarin Xhulio Prela në datën 5 dhjetor në superstradën Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Gajush. Bëhet me dije se grupi hetimor ka arritur të zbardh detaje të rëndësishme që kanë çuar deri në emrat e personave. Për shkak të sekretit hetimor, identiteti i tyre nuk bëhet i ditur, deri tani dyshimet janë…

